“Vdekja e Trebickës, 22 dëshmitarë”
...Ekspertët amerikanë që pritet të vijnë në Shqipëri për të hetuar vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, duhet t’i japin përgjigje 14 dilemave
Trazhgim Sokolaj
...për mënyrën si humbi jetën dëshmitari i dosjes “Gërdeci”.Prokuroria shqiptare ka përgatitur kërkesë-vendimin për ekspertizën amerikane që pritet t’i bëhet makinës “Nissan Patrol” Kabriolet, me targa TR 8853 J, me të cilën udhëtonte biznesmeni në Lekas të Korçës ku edhe u gjet i vdekur javën që kaloi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të institucionit të akuzës, sipas të cilave në zbatim të procedurave të hetimit për administrimin e ekspertizës në dosje, Prokuroria ka hartuar kërkesë-vendimin mbi bazën e të cilit do të veprojnë ekspertët amerikanë. Burimet e akuzës thonë se, në këtë kërkesë-vendim të Prokurorisë, janë renditur 14 pyetje të cilave pritet t’u japë përgjigje akti amerikan i ekspertimit të makinës së Kosta Trebickës. Pavarësisht deklaratave dhe cilësimeve të bëra për ngjarjen, organi i akuzës përmes kërkesës për ekspertimin e makinës, ka pranuar se shumë momente nga mekanizmi i ngjarjes janë ende të paqarta, madje të pashpjegueshme. Automjeti i cili u gjet 43 metra larg kufomës së Kosta Trebickës, ndodhet i mbyllur në ambientet e policisë së Korçës, ku ruhet non stop nga uniformat blu me urdhër të Prokurorisë së këtij qyteti. “Pakoja” do të hapet vetëm nga ekspertët amerikanë, të cilët janë kërkuar të vijnë në ndihmë të hetimit nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Pikëpyetjet
Të dhënat e hetimit për vdekjen e Kosta Trebickës janë me të vërtetë të rezervuara megjithatë, nga burimet e Prokurorisë, mësohet se ekspertëve amerikanë u është kërkuar fillimisht të saktësojnë gjendjen e makinës. Një defekt i mëparshëm i saj apo qoftë edhe anomali e momentit do të verifikohet në detaje nga autoteknikët amerikanë. Ata do të ekspertojnë me qëllim përcaktimin e shpejtësisë me të cilën lëvizte makina në çastet e fundit të jetës së Kosta Trebickës. Ekspertiza e makinës pritet t’i japë zgjidhje një tjetër dileme, fiksimit të gjithë gjurmëve të gishtave që kanë mbetur në të, madje edhe qimeve të flokut, bishtave të cigares apo lëndëve të tjera identifikuese që do të zbulojnë këdo që ka qenë në makinë. Momenti më i vështirë i ekspertizës pritet të jetë dhënia e një shpjegimi për mënyrën se si makina doli nga rruga. Si ndodhi që derisa automjeti la rrugën madje përfundoi larg saj, shoferi kishte mbetur në mes të udhës automobilistike në zonën malorë të Lekasit. Amerikanët pritet të verifikojnë gjendjen teknike të makinës, sistemin e saj të drejtimit, atë elektronik dhe hidraulik, sistemin e frenimit si dhe shtypjet e dëmtimet e pësuara nga mjeti në gjithë sipërfaqen e tij për të mësuar çfarë lëvizjesh ka kryer fuoristrada.
14 ekspertizat
Regjistrimi në hetim i dosjes penale nr. 1006 për vdekjen e Kosta Trebickës, për akuzën “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” nuk është përfundimtar. Burime zyrtare nga Prokuroria, thanë se 14 ekspertiza, të cilat janë ende në zhvillim e sipër mund të përmbysin krejt versionet e ngritura deri më tani për ngjarjen që i mori jetën biznesmenit shqiptaro-amerikan. “Bazuar në deklarimet e 22 dëshmitarëve, në aktin e autopsisë dhe në verifikimin paraprak të vendit të ngjarjes, mendohet se kemi të bëjmë me aksident, por përgjigjet e 14 ekspertizave që është kërkuar të bëhen, mund të rrëzojnë këtë pistë dhe të ngrënë versione të tjera për ngjarjen”, thanë burimet zyrtare të akuzës.
14 ekspertizat për Kosta Trebickën
1. Ekspertim mjeko-ligjor i kufomës
2. Ekspertim tekniko-balistik (armës së gjahut)
3. Ekspertim daktiloskopik të gjurmëve në armën e gjahut
4. Ekspertim tekniko-kimik për faktorët plotësues të qitjes në rrobat e viktimës
5. Ekspertim daktiloskopik të dy shisheve të gjetura afër trupit të viktimës
6. Ekspertim tekniko-kimik për masën e dheut të sekuestruar në makinë
7. Ekspertim teknik për pjesët e stukos dhe bojës së makinës, me ato të marra tek veshi i viktimës
8. Ekspertim teknik i copave të xhamit të gjetura në vendin e ngjarjes me ato të makinës
9. Ekspertim biologjik për fijet e flokut të marra nga koka e viktimës, me qimen e gjetur në bluzën e viktimës
10. Ekspertim tekniko-balistik të fishekëve të gjetur në çantat në dhomën nr. 107 në hotel “Akademia”, ku ka fjetur viktima
11. Ekspertim tekniko-balistik të saçmave të nxjerra nga shpendët e vrarë në gjueti nga viktima
12. Ekspertim toksikologjik të lëngjeve të gjetura në shishet, që u gjetën pranë viktimës
13. Ekspertim toksikologjik të organeve të marra viktimës gjatë këqyrjes së kufomës
14. Ekspertim toksikologjik i gjakut të marrë viktimës gjatë këqyrjes së kufomës
Trebicka ishte nisur për Leskovik, i tha gruas së qëndroi në Voskopojë
TIRANE - Bashkëshortja e Kosta Trebickës, Brunilda Trebicka, i ka pohuar policisë se i shoqi i saj ka pasur në plan të shkonte në Leskovik në kohën që u gjend në Voskopojë. Por plani nuk dihet se si ka ndryshuar dhe në mbrëmjen e 11 shtatorit 2008, gjatë bisedës mes tyre, Kosta Trebicka i ka pohuar të shoqes se nuk kishte shkuar në Leskovik për gjah, por kishte qëndruar në Voskopojë. Sipas bashkëshortes së Trebickës, ai i kishte pohuar se do të qëndronte aty për gjah. Veç dëshmisë së gruas, policia dhe specialistët e hetimit kanë marrë edhe dëshmi të tjera nga të afërm të biznesmenit Trebicka. Nga pyetja e tyre, policia ka mësuar se viktima ka qenë i frikësuar për situatën në të cilën ndodhej që pas dëshmive të dhëna lidhur me trafikun e armëve. Por gjithashtu sipas hetuesve, ai nuk i kishte përmendur asnjëherë ndonjë fakt konkret apo ndonjë rast ku të ishte kërcënuar direkt. Ndërkaq në Voskopojë janë marrë deklarime të personave të tjerë, që e kanë parë biznesmenin e njohur të kishte mbërritur aty rreth orës 21:00 të mbrëmjes, më 11 shtator 2008. Një prej këtyre dëshmitarëve është një roje i një objekti, ndërsa të tjerët janë persona me dijeni për rrethanat e hetimit. Ata plotësojnë rrethin e deklarimeve që hedhin dritë mbi lëvizjet e Trebickës që nga hoteli ku kaloi natën e fundit të jetës deri tek udhëtimi për në Lekas, madje edhe zonat ku ka bërë gjueti. “Në dhomën e viktimës dhe në automjetin e tij kemi gjetur municion për armë të tilla, veç sendeve të tjera personale të bllokuara në cilësinë e provave”, tha për gazetën “Panorama”, një specialist i hetimit. Policia shtoi se, është në pritje për të kryer ekspertimin grafik i shkrimit të dy regjistrave të hotelit ku fjeti Trebicka, të cilët janë bllokuar mes objekteve të sekuestruara. Në pamje të parë ekspertët kanë parë se shkrimi është i të njëjtit person që ai të krahasohet me shkrimet e punonjësve të sportelit të hotelit ku ka qëndruar Trebicka, ndërkohë që ai ka hyrë në mbrëmje në hotel dhe ka dalë në mëngjes, kohë të ndryshme këto brenda të cilëve në sportel nuk mund të ishte i njëjti person. d.b