Kagawa do të largohet nga Dortmundi

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar largimin e mesfushorit Shinji Kagawa në fund të këtij sezoni.
“Shinji do të shkojë në Angli, ai ka refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës”, deklaroi Zorc për të përditshmen gjermane Bild.
Ylli japonez spekulohet se do të kalojë në Manchester United, ku i është premtuar kontratë trevjeçare me vlerë prej 6 milionë eurosh në sezon. Kagawa ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë në suksesin e Dortmundit në Bundesligë në dy vitet e fundit.