E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Hija’, arrestohen 6 persona për trafik armësh

Prishtinë -Në Kosovës është zbuluar një rrjet i kontrabandës së armëve. Hetimet kishin nisur prej pesë muajsh nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës. Operacioni i koduar me emrin “Hija”, nga hetuesit e DKKO-së, të përkrahur edhe nga Njësiti Mbështetës Operativ, njësiti K-9 dhe Krim-teknika arrestuan 6 persona të dyshimtë: pesë shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Tre prej të arrestuarve, janë ndaluar në Lipjan, një në pikën kufitare Vërnicës si dhe dy në Podujevë. Gjatë operacioni, janë konfiskuar mbi 4100 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 2 vetura Golf 2 me targa KS; 1 fugon me targa të Republikës së Shqipërisë dhe mbi 75.000 € të konfiskuara. Policia ka kontrolluar edhe në shtëpitë e të arrestuarve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›