Rusia jep arsyet se përse se ka njohur Kosovën
Moskë -Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka publikuar një dokument ku jep arsyet se përse Moska zyrtare nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ka qenë kundër kësaj njohje. “Reagimi i Rusisë ndaj shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës, vitin e kaluar, nga shqiptarët etnikë, dhe ‘njohja e saj nga një numër i caktuar shtetesh’, bazohet në interesat vetjake nacionale të Moskës dhe domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në dokumentin “Koncepti i Politikës së Jashtme të Federatës Ruse për vitin 2008”,.
Më tej, në materialin e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë ruse thuhet se “Moska konfirmon pozicionin se kjo shpallje e pavarësisë paraqet shkelje brutale të sovranitetit të Republikës së Serbisë, Kartës së OKB-së, Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimet e Aktit Final të Helsinkit”.
Në dokumentin 164-faqesh po ashtu theksohet “fakti” se, Rusia i paskësh kundërshtuar synimet e SHBA-ve dhe të NATO-s për të përdorur masa të forta kundër serbëve të Kosovës, dhe në këtë mënyrë paskësh ndihmuar “në evitimin e destabilizimit të rajonit”.
Rusia gjithashtu thekson se gjatë vitit 2008 ligji ndërkombëtar është ballafaquar me sfidat më të mëdha, “në kontestin e krizave të mëdha rajonale”, dhe këto sfida sipas Moskës zyrtare kishin ndodhur në Kosovë dhe Kaukaz. telegrafi/start