Hija e Kurtzit
1.
Po të kishte pasur Kosova lumë lundrues, e ai lumë të ishte derdhur në det, ndoshta të dy mysafirët e mi të drekës do të mund të kishin ardhur me vapor në ditën më të ngrohtë të deritanishme të pranverës, arritur para se të fillonte shumëzimi i mushkonjave, ulur për drekë të lehtë e të hershme dhe, përgjatë bisedës së thelluar, lavdëruar pastën e përgatitur nga Lali në "Image" ("Më mirë nuk ka as në Itali, e as në New York", thotë njëri prej mysafirëve, me prejardhje familjare nga ai vend, cili do nga dy).
Po të kishte pasur lumë, do të kishin shikuar largazi drejt tij, gjerësisë, ngjyrave dhe lundrave që do të kalonin poshtë e lartë, ndërsa i shtronin pyetjet e thelluara:
- për Presidentin, performancën e tij mediokre, imazhin prej notari që po mbytet e po i merr me vete të gjithë të tjerët që janë me të, apo nën të
- për Kryeministrin, aftësinë e tij për të shndërruar në sekret çdo gjë që është apo duhej të ishte publike, zhdërvjelltësinë e krijimit të rrjetit që shpërndarjen e parasë publike e sheh brenda kontekstit të ekonomisë familjare
- për Principatën e Veriut, një copë toke me emër të madh, pa Princ e me detyrë të vetme përkujtimi se Republika në të cilën gjendet Principata nuk është edhe gjithaq e pavarur
- për të Dërguarit Metropolitanë, me detyrën bujare të vendosjes së rendit dhe ligjit e me përpëlitjen e përhershme të të përcaktuarit se për cilin rend, cilin ligj është fjala
- për popullsinë aborigjene dhe pritjet e saj, para se të fillojë sezoni i shumëzimit të mushkonjave dhe pas kalimit të këtij sezoni, se me mushkonjat dalin edhe breshkat e me to dhe sporti i gutjes së tyre
Po të kishte pasur lumë lundrues, ardhja e tyre mund të kishte qenë më ceremoniale dhe me emër më tingëllues, ndoshta do të mund të kishin qenë inspektorë të lartë apo administratorë apo të dërguar të administratorit, që me kostumet e tyre të lirit do të tregonin jo vetëm prestigjin personal por edhe shkallën e lartë hierarkike në njërin prej kryeqyteteve të mëdha.
Por, lumi s‘ishte, e as këta pra, nuk qenë të atillë, nuk qenë të përshtatshëm për t‘u vënë në kontekstin e një mirëseardhje, të përsëritur herë pas here me shpoti nga unë në vitet e shkuara:
"Mirëserdhët në Zemrën e errësirës!".
2.
Mirëseardhja kishte pasur evolucion. Si emër lehtë i identifikueshëm në Perëndim, nga titulli i novelës së Joseph Conradit "Zemra e Errësirës" (botimi i parë Londër 1902, ribotuar nga Barnes and Noble, New York, 2003), për mysafirët që do të vinin në Kosovë, e që do të dëgjonin "Welcome to the Heart of Darkness", do të zgjoheshin menjëherë disa asociacione. Për dikë, do të ishte shenjë rreziku, sikur që kishte qenë për narratorin Marlow, i cili niset për të qenë kapiten vapori në Kongon koloniale. Për të tjerët, shenjë e shtypjes së popullatës vendëse, të shtypjes së shumicës nga pakica, siç kishte qenë rasti me administratën koloniale belge që përdorte popullatën vendëse për eksploatimin e fildishit dhe, më vonë, gomës. Për disa të tjerë, do të mund të kishte qenë simbolika e ndeshjes së Iluminizmit perëndimor me një territor e popullatë më të prapambetur në zhvillimin kulturor, ekonomik, politik e social, siç kishte qenë rasti me evropianët dhe afrikanët e kolonializuar, apo siç do të vërë në pah që në fillim të novelës Marlow, çfarë kishte qenë rasti me romakët e avancuar kur u ndeshën me "errësirën" e ishujve britanikë.
Natyrisht, që të gjitha këto shëmbëllime kishin vendin e tyre në vitet nëntëdhjetë, gjatë aparteidit dhe shtypjes së shqiptarëve.
Çfarë asociacioni do të mund të zgjonte sot, "mirëserdhët në Zemrën e errësirës"? A ka ndonjë pikë që do të zgjonte shëmbëllim, ngase, fundja, kemi të bëjmë me një vepër arti që i tejkalon kohët, siç dëshmohet edhe me faktin se njëri prej filmave më të mirë të shekullit të kaluar, "Apokalipsa tash" e Francis Ford Coppola, ishte interpretim bashkëkohor (me luftën në Vietnam) të kësaj novele?
3.
Sfondet nuk mund të jenë më kontrastuese. Në "Zemrën e Errësirës" kemi të bëjmë me skajshmërinë e kundërthënies mes kulturës perëndimore (përfshirë këtu edhe shtypjen kolonialiste) dhe asaj vendore. Distanca mes Perëndimorëve dhe vendësve nuk mund të jetë më e madhe se kaq; mes robëruesve dhe të robëruarve. Njëqind vjet pas Kosova është skajshmëria tjetër e relacionit mes "Perëndimorëve" dhe "vendorëve", një relacion afërsie çfarë rrallëherë shihet në marrëdhëniet mes popujve, gjegjësisht kulturave të ndryshme.
Shikuar kështu, nuk ka emërtues të përbashkët.
Megjithatë, nëse do përdorur këndvështrimin e F.F. Coppolas, vepra e Conradit, si njëra prej më të rëndësishmeve në letërsinë angleze, është sa përshkrim i ndeshjes së dy kulturave (në kushte të kolonializmit) aq edhe studim i ambiguiteteve që zhvillohen në mendjen e ndritur evropiane karshi errësirës së xhunglës kongoleze. Dhe, këtu na paraqitet antiheroi i Conradit, një zotëri me emrin Kurtz (koloneli në filmin e Coppolas), një kozmopolit, prej babe gjysmë-anglez e prej nëne gjysmë-franceze , një evropian i vërtetë, siç thotë Conradi, dhe njëkohësisht një njeri i penës, artit, shkencës. Shkurt, një shembull iluminizmi evropian i dërguar për të tregtuar fildishin në zemër të Kongos.
Marlow, narratori i novelës, dërgohet për ta nxjerrë Kurtzin, njeriun që dërgon më shumë fildish në qendrën grumbulluese se tregtarët e tjerë. Kurtzi, i sëmurë, del se nuk është iluministi evropian i cili duke i trajtuar mirë vendësit nxjerr përfitime fildishi, por një diktator i cili ngashëren një fis kundër tjetrit, duke përfituar nga ta fildish. Për më tepër, në dominionin e tij, përfshihet në rituale të përgjakshme.
Megjithatë, në të kthyer drejt qendrës administrative, e përfiton kujdesin e Marlow, dhe ia beson një ese të shkruar për nevoja të një Instituti kolonial. Në të, shprehet besimi fundamental i "kulturës perëndimore" në njëqind vitet e fundit karshi "vendeve të errëta", qofshin ato të kolonizuara, apo si pjesë e "operacioneve paqeruajtëse":
"Me ushtrimin e thjeshtë të vullnetit tonë ne mund të vendosim një pushtet të së mirës, praktikisht të papërkufizuar...".
4.
Po të ishte lumi lundrues, biseda me dy mysafirët tanë duhej të zhvillohej rreth Kurtzit tonë, i cili mbërrin në Kosovë me të gjitha intencat më të mira të mendjes së ndritur evropiane, përfshirë edhe besimin e "vendosjes së pushtetit të së mirës praktikisht të papërkufizuar" e që gradualisht ndërton një mendje krejt tjetër, se pushteti nevojitet për të mbajtur nën kontroll grumbullin e aborigjenëve ende të pandritur.
Dikund mes këtyre pikave, ardhjes dhe shkuarjes së Kurtzit, maten ciklet e zhvillimit të vendit, përfshirë notin e Presidentit, shndërrimin e Kryeministrit në merimangë, përditshmërinë e kotë të Principatës, ecejaket e të Dërguarve metropolitanë për të zbuluar se në cilin vend janë e çfarë ligji do të zbatojnë dhe shpalljen e kampionit të gutësit më të mirë të breshkave.
Dikund mes këtyre dy pikave, çdokush do të mund të zbulonte errësirën brenda vetes.
5.
Konsulentët, në fakt, erdhën për të pyetur për fatin e një partie politike në Kosovë, pak a shumë për t‘ia sqaruar vetes se a duhet të marrin mbi ngritjen e asaj që dikur identifikonte Kosovën. U mungonte lumi.
Conradi hyri në punë disi kalimthi, në të më rënë në mend se dikur e përdorja titullin e novelës së tij për mirëseardhje dhe si përkujtim se ndonëse veprat mbesin të njëjta, ne i lexojmë ndryshe, duke vërtetuar sa vlerën e artit aq edhe pamundësinë tonë fatlume për të mbetur të njëjtë.