Kush do t‘i fitojë zgjedhjet
Këto ditë, konfiguracioni i madh politik po ravijëzohet më qartë. Vizita e Kryeministrit grek Karamanlis dhe pozicionimi i Partisë për të Drejtat e Njeriut (e identifikuar si partia që mbron interesat e minoriteteve në Shqipëri), ndoshta si pasojë e kësaj vizite, ishin penelatat e fundit të tablosë paraelektorale në Shqipëri. Karakteristikë e tre grupimeve kryesore është fakti i ekzistencës së një përçarjeje të lehtë të krahëve kryesore blu e rozë, pasi PD-ja do të lërë vota te Poli i Lirisë, ku spikatin edhe pjesa kryesore e demokristianëve, si dhe në bllokun rozë spikat si një shkëmb i vogël LSI-ja, pavarësisht se në kampin e Ramës, apo tek aleanca "Bashkimi për ndryshim" duket se është shtuar adrenalina paraelektorale. Është një moment ku pala fituese është e vështirë të identifikohet dhe rezultati do të jetë shumë i ngushtë midis votave të majta dhe atyre të djathta. Të përpiqemi t‘i hedhim projektorët mbi shkaqet që kanë ndikuar në këtë rreshtim, si dhe efektet që kanë dhënë këto shkaqe dhe ç‘është më e rëndësishmja, efektet që mund të prodhojnë pas muajit qershor ‘09.
Kampi blu
E fillojmë me kampin blu. Është fakt se ky krah nuk ka pasur një traditë të vazhduar në Shqipëri, për shkak të ndërprerjes së pluralizmit në Shqipëri për 50 vjet. Ky kamp ishte më tepër një rreshtim kundër sistemit joproduktiv, ku natyrisht brenda mishit të saj me ngjyra larushe ndodhej bërthama antikomuniste, që ishte goditur dhe rrinte pas një kome gati 50-vjeçare, e përhumbur, por jo e vdekur. Në krye të këtij kampi prej 19 vjetësh ndodhet lideri historik i saj, që tashmë ka mbetur në historinë e Shqipërisë me shumë shenja matematike të përziera në matricën e biografisë së vet politike, Sali Berisha, i futur këtu si rezultat i skemave të kohës dhe rrethanave, në fillim si mish i huaj, por më pas me paterica të ndryshme të brendshme e të huaja, arriti të dalë në krye. Aktiviteti i tij karakteristik ka ardhur kreshendo, duke u përmirësuar, qoftë në këndvështrimin organizativo-politik, qoftë në aparatin shtetëror, në sajë të një përgjimi të "feedback"-ut të tij personal. Ai nuk ka pasur asnjëherë ideologji, me përjashtim të pragmatizmit. Ai nuk i ndryshon kollaj mendimet e tij për popujt, religjionin, ateizmin, minoritetet, partitë politike apo personat e ndryshëm; ai i adapton ato në praktikë në përputhje me rrethanat, duke bërë në çdo moment politikë. Mjeshtër për të përçarë tinëzisht partitë e spektrit të vet, nëpërmjet shfrytëzimit të çdo mjeti apo duke depërtuar si sëpatë me sejmenët e vet të momentit në çdo plasë që këto të fundit kanë, për shkak të mungesës së eksperiencës, duket se tashmë kjo do mund t‘i kthehet në boomerang për një mandat të dytë. Superkontrolli i administratës së qeverisë së tij, krahinarizmi i dukshëm (për hir të së vërtetës, më i vogël se krahinarizmi absolut i toskëve dhe lebërve në qeveritë socialiste), shkatërrimi i nënbotës së diversifikuar të malavitës shqiptare dhe kontrolli i saj prej njerëzve të mbikëqyrur prej tij, si dhe kontrolli shpeshherë abuziv e me dorë të fortë i shpenzimeve publike nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat (megjithëkëtë, këto shpenzime kanë qenë më eficente se rrokopuja dhe kakofonia e ndikimeve të kryeministrave të ndryshëm të kampit rozë në periudhën 1997-2005). Gjatë qeverisjes 4-vjeçare të ekipit të tij spikatin pozitivisht konsolidimi i një rendi të brishtë, disa investime publike të rëndësishme, veçanërisht në rrugë dhe veçanërisht në rrugën Durrës-Kukës, anëtarësimi në NATO i Shqipërisë (edhe Schefer, ish-sekretari i Përgjithshëm i saj e vuri disa herë theksin te reformat, si shkak i futjes në këtë strukturë, megjithëse kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë), aplikimi për në BE, pajisja e shtetasve me letërnjoftime, ngritja e pensioneve dhe sidomos pagave të disa kategorive të punonjësve publikë; ka ndjekur një politikë regjistrimi dhe tatimore relativisht të suksesshme me biznesin, ka formalizuar një pjesë të ekonomisë gri, duke rritur peshën e të ardhurave në buxhet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB-GDP); por doktori nuk mund të lavdërohet në lidhje me rrugën më të keqe të mundshme që zgjodhi për konsolidimin e tregut të brendshëm monetar dhe atij valutor nëpërmjet borxhit të jashtëm publik prej 250 milionë dollarësh, me një çmim dhe efekt të lartë mbi buxhet, duke ua lënë shqiptarëve si gur në qafë (edhe pse ky borxh është gati 1/11 e gjithë borxhit të jashtëm aktual të Shqipërisë, jep një kosto prej 60 dollarësh në vit mbi buxhetin e taksapaguesve, kur e gjithë pjesa tjetër e luanit e borxhit publik nuk e ka çmimin as sa gjysma e efektit të borxhit të fundit); gjithashtu Berisha nuk shkëlqeu në procesin e legalizimeve, në trajtimin prioritar ekonomik të ish të burgosurve politikë, në kompensimin e ish-pronarëve, të cilët ishin edhe disa nga arsyet përse ai u pa me simpati për ardhjen në pushtet edhe nga të huajt në vitin 2005. Gjithashtu, nuk mund të kalonte pa u vënë re largimi i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, para ardhjes së ish-presidentit Bush në Shqipëri (vizita e parë e një Presidenti amerikan), pritja e tij e çuditshme semi-protokollare në aeroportin "Nënë Tereza" nga suksesori i sapoemëruar në postin e Mustafajt, Lulzim Basha (i çliruar tashmë edhe gjyqësisht nga disa akuza të prokurorisë, pikërisht dy muaj para zgjedhjeve!!!), nga ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, z. Bamir Topi (sot President i Republikës!!!) dhe ish-kreu i grupit parlamentar të PS-së, z. Ben Blushi (suksesor i mundshëm i z. Rama në krye të PS!!!), ishin disa momente treguese për shanset në të ardhmen e lidershipëve politikë shqiptarë.
Kampi rozë
Kampi rozë duket, me të drejtë këto ditë, si në ekstazë prej ardhjes së Dules. Në fakt, kjo ndodh pasi elita rozë e kupton nga eksperienca se, Greqia në këto 18 vjet ka qenë me të ardhmen dhe jo me të shkuarën, në raport me forcat e brendshme politike në Shqipëri. Si rezultat i një kalkulimi të mirë të interesave të tyre prej ekipeve të specializuara, si dhe të një parashikimi të saktë të fituesit të radhës në Shqipëri, ajo ka ditur ta orientojë shigjetën e PBDNJ-së në objektivin e pushtetit. Greqia e zë mik nga halli Berishën, pasi ajo në thelb është përkrahëse e Partisë Socialiste për shkaqe të ndryshme. Edhe Berisha i njeh ata edhe "kur i kanë bërë dhurata". Por Greqia e di mirë se tashmë e ka konsumuar përfundimisht "dashurinë" e këtyre katër vjetëve me Berishën. Me këtë superpozim të Vangjel Dules, ka folur Greqia: "Berisha, largohu!". Të shohim si do ta përkthejë elektorati shqiptar këtë parashikim dhe thirrje të fshehtë të Greqisë. Të dyja palët e mazhorancave në Athinë e Tiranë duket se dhanë e morën sa mundën me njëra-tjetrën këto katër vjet dhe Greqia e kupton se qëndrimi i Berishës edhe 4 vjet të tjera, do ta bëjë atë mospërfillës ndaj interesave greke në Shqipëri, pasi nuk ka pse i duhet më Greqia dhe, pasi ai nuk do të guxonte të pretendonte më për një mandat të tretë më 2013. Greqia nuk i mbështet asnjëherë forcat e maturuara apo në rënie të lidershipëve në Shqipëri, por ato lidershipe që duan hov për t‘u rritur. Gjithashtu, edhe lideri rozë vjen me një konsum gati 9-vjeçar në Bashkinë e Tiranës, ashtu si edhe figurat e tjera të konsumuara (jo në kuptimin negativ të fjalës, por në kuptimin paksa paradoksal të fjalës "ndryshim" te logoja e koalicionit rozë) që ai mban pranë, si Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi dhe Paskal Milo. Lajmi i disa të përditshmeve se lideri rozë nuk do të japë dorëheqjen si kryebashkiak, por do të jetë kandidat për Kryeministër, pa qenë deputet, në fakt tregon dy gjëra jo shumë të komplikuara për t‘u ndjerë në eterin e politikës: së pari, ky veprim i tij flet ose për dashurinë e çartur të z. Rama për kryebashkinë e vendit, ose për frikën e tij te fitorja, pasi posti i sigurt i deputetit pa një fitore të bllokut rozë, do t‘i dukej Ramës një hiçgjë në krahasim me postin e kryebashkiakut, sidomos nëse në rast dështimi të së majtës ai do të jepte dorëheqjen si kryetar i PS-së, çka do ta bënte të ndjehej keq dhe me një autoritet të gjymtuar te kolegët e tij dhe vetëm me fuqinë e një kartoni në dorë; së dyti, ky fakt tregon rënien e autoritetit të Kuvendit, çka do ta kthente sistemin politiko-elektoral në një farsë dhe Shqipërinë jo në një Republikë Parlamentare, por në një Republikë Qeveritare. Një veprim i tillë duket sikur i thotë elektoratit: "Shteti jam unë". Humbja e PS-së më 29 qershor do t‘i shkonte për shtat edhe ish-liderit historik të PS-së, z. Nano, i cili duke u rrezikuar për të qenë si kandidat për anëtar Parlamenti në listat e përpunuara nga z. Rama, do të përpiqej të plotësonte ambicien dhe tundimin e tij të parezistueshëm për sulmin ndaj postit të Presidentit të Republikës në vitin 2012, çka do t‘i konvenonte edhe Berishës për t‘i kthyer borxhin e 2005-ës, nëse ky i fundit do të ishte lideri i mazhorancës për periudhën 2009-2012 (në rast fitoreje të kampit blu më 29 qershor ‘09). Për këtë, do të mjaftonte vetëm një lider i ri rozë që ta mbështeste Nanon në këtë ambicie.
Po kështu, si gjyle ndër këmbë për dy krahët blu e rozë të politikës janë edhe dy koalicionet respektive, të drejtuar nga Aleksandër Meksi dhe Ilir Meta. Koalicioni Poli i Lirisë, i krijuar këto ditë, mund të grumbullojë një sasi votash të konsiderueshme nga të djathtët e pakënaqur, që do ta dëmtonte PD-në. Në këtë kamp bie në sy edhe rreshtimi i Shoqatës së vetme të Pronarëve. Po kështu, mosamvisimi i mirë dhe taktikat makiaveliste "përça e sundo" të Berishës dhe Topallit me demokristianët (dhe Ballin Kombëtar), do të shkaktojnë dobësi relative në kampin e djathtë dhe do të favorizojnë të majtën. Ky koalicion do të ndjejë vështirësi financiare dhe mediatike, një mungesë perspektive në planin afatshkurtër në raport me ndërkombëtarët, si dhe mungesën e infrastrukturës së vet zgjedhore për të ruajtur votat në çdo qendër votimi.
Po kështu, koalicioni problematik ndaj Ramës, i drejtuar nga z. Meta, duket më i fortë se Poli i Lirisë, nga ana e krahut të majtë. I dalë si një fraksion i Partisë Socialiste në fund të vitit 2004, për shkak të manovrave diabolike të ish-kryetarit të saj për ta ndarë gjiganten PS, me një eksperiencë si Kryeministër, me miqtë e vet biznesmenë, si dhe ata të FRESSH-it rreth e rrotull, por edhe me miq ndërkombëtarë, z. Meta duket se do të jetë pjesë e lojës në krahun e majtë edhe pas 29 qershorit.