Hije dopingu mbi Adrianon
23/05/2005 Gazeta spanjolle “El Pais” ka denoncuar përdorimin e disa praktikave të paligjshme për riaftësimin e brazilianit
Nga Spanja, ka shpërthyer një çështje në lidhje me brazilianin e Interit, Adriano. Sipas së përditshmes iberike “El Pais”, për t’i mundësuar brazilianit të riaftësohej në kohë për kthimin e euroderbit, mjekët e Interit kanë përdorur disa praktika (“centrifuga e gjakut”) në limitin e normave antidoping. Pra, pas çështjeve të njohura tashmë të merkatos dhe ato në lidhje me marrëdhënien e tij me trajnerin Mançini, tashmë Adriano përfshihet në një tjetër çështje “misterioze”. Gjithçka lind pas një artikulli të botuar ditën e shtunë nga e përdithsmja spanjolle “El Pais”: për të përshpejtuar kohët e riaftësimit të bomberit zikaltër, i cili u dëmtua në prag të dy përballjeve kundër Milanit për Ligën e Kampioneve, Interi ka përdorur disa praktika në kufirin e rregullores dhe dyshimet janë për akoma më keq. “El Pais” ka intervistuar dy mjekë të klubit spanjoll Alavesh, të cilët kanë shpjeguar se “centrifuga e gjakut” (atletit i merret gjaku, i përpunohet dhe i injektohet përsëri) është përdorur edhe nga sportistë të tjerë dhe përdoret për të kuruar çdo lloj ndrydhjeje ose goditjeje, muskulare apo në kockë. Shoqëria Ndërkombëtare e Antidopingut (WADA) u ka kërkuar një raport në lidhje me këtë çështje dy mjekëve, e shqetësuar në lidhje me faktin se ky lloj kurimi mund të përdoret për të fshehur praktika të tjera të paligjshme. E përditshmja spanjolle ka shkruajtur se veprimet e Interit me lojtarin brazilian janë denoncuar pikërisht nga Milani, por si kuqezinjtë, ashtu edhe zikaltrit, kanë mohuar gjithçka është shfaqur në shtyp. “Nuk është kryer mbi Adrianon asnjë trajtim nga ato që janë përmendur në gazetën spanjolle. Futbollisti ka ndjekur një program të veçantë rehabilitimi që i ka mundësuar, falë edhe forcës së tij të jashtëzakonshme të vullnetit, të kthehet në dispozicion për ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve”, ka deklaruar mjeku i Interit Franko Kombi, ndërkohë që Galiani ka mohur çdo lidhje të Milanit me këtë çështje: “Milani përgënjeshtron kategorikisht të ketë paraqitur ndonjë denoncim ndaj Interit në lidhje me metodat e riaftësimit të Adrianos, si ka shkruajtur gazeta spanjolle”.