E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Studentja nuk u masakrua në vendin ku u gjet, u hodh qëllimisht aty”

23/05/2005  Rezultati i ekspertimit të vendit të ngjarjes ku u gjet e vdekur Kozeta Hyseni dhe ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të saj të pajetë, kanë ngritur dyshimet se ajo nuk është ekzekutuar aty. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ajo është tërhequr zvarrë nga trotuari deri në vendin ku u gjet. Kjo është konkluduar nga gjurmët e këmbëve që kanë mbetur në tokën e lagur. Gjithashtu, tjetër fakt është edhe guri i madh që i është gjetur pranë kokës. Ndonëse Kozeta ka pasur një të çarë të madhe në anën e majtë të kokës, shumë gjak dhe folkë të dëmtuar, në gruin që qëndronte pranë saj nuk u gjet asnjë shenjë. Pas ekspertimit të tij, nuk është gjetur asnjë gjurmë gjaku apo fije floku. Ndërsa nga ana tjetër mjeko-ligjorët kanë konkluduar, se ajo ishte goditur disa herë me gur në kokë, thonë burimet. Ato sqarojnë se nisur nga ky fakt dyshohet, se ajo është qëlluar me një gur tjetër. Kjo, pasi edhe pas kontrollit të zonës përqark nuk është gjetur ndonjë gur me shenja gjaku apo fije floku. Burimet e policisë pohojnë se dyshimet më të forta janë, që ajo të jetë vrarë diku tjetër dhe autori ta ketë lënë aty jo pa qëllim. Kjo, pasi nga hetimet dhe rindërtimi i ngjarjes, rezulton se vrasësi ka pasur gjithë kohën e mundshme për ta ekzekutuar studenten dhe që më pas të fshihte diku tjetër. Sipas policisë, autori ka pasur kohën e mjaftueshme për të kryer çdo gjë me përpikmëri, të cilat mund t’i ketë paramenduar më parë. Një tjetër fakt, që ende ka mbetur enigmë për policinë është një gur i vogël i gjetur mbi kraharorin e Kozetës. Sipas burimeve, ai gur nuk është i rastësishëm aty dhe është vendosur me dorë nga autori. Gjithashtu, ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se studentja është vrarë rreth orës 23.40., ndërsa kishte dalë pak më shumë se një gjysmë ore më parë. Gjithë këto të dhëna, kanë forcuar dyshimet se Kozeta është vrarë diku tjetër dhe se ekzekutimi ka qenë i parapërgatitur. Burimet e policisë përfundojnë se vrasësi dyshohet ta ketë lënë Kozetën qëllimisht në vendin ku u gjet, pranë Kinoklubit të Qytetit Studenti.

Në relacionin e fundit përkrah emrit të tij, është shënuar se ishte mik i një ish-zyrtari policie

Vrasja e Kozetës, një nga të dyshuarit me njohje në polici

Policia dhe prokuroria e kryeqytetit, kanë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore lidhur me vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni, në 19 shkurt të vitit 1999. Madje, në relacionin e fundit, përkrah një prej pesë emrave të personave të dyshuar është vendosur edhe një shënim. Në dosjen hetimore për zbardhjen e vrasjes së vajzës së ish-prokurorit të Vlorës, Luftar Hysenit, janë të shënuar afro pesë emra personash të dyshuar, ndaj të cilëve nuk është arritur të sigurohet ndonjë provë. Por, në relacion është theksuar se njëri prej të dyshuarve kryesorë për autorësinë e ngjarjes, ka qenë mik i një ish-zyrtari policie. Ndërsa emri i këtij të fundit nuk është shënuar, pasi nga hetimi nuk rezultuar ndonjë lidhje e ish-punonjësit të policisë me ngjarjen.

Shënimi

Për gjashtë vjet me radhë, policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë hetuar mbi çdo detaj të mundshëm për gjetjen e vrasësit të studentes së degës gjuhë-letërsi, Kozeta Hysenit. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, të cilat sqaruan se para herës së fundit që u pezullua kjo dosje, jo shumë kohë më parë, është analizuar gjithë dosja dhe mbajtur një relacion përfundimtar. Burimet thonë, se aty janë përmbledhur të gjitha informacionet operative dhe provat materiale që kanë të bëjnë me vrasjen e 20-vjeçares Kozeta Hyseni. Kështu, mësohet se që në fillim policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autor të mundshëm të vrasjes së saj. Por, burimet nuk i bëjnë të ditur emrat e tyre për shkak të sekretit hetimor, duke shtuar se ndaj tyre nuk ekziston asnjë provë materiale. Ndërkaq, burimet pohojnë se në relacionin përfundimtar, përkrah emrit të një personi të dyshuar si autor i masakrës, është shënuar se ka pasur miqësi të vjetër me një ish-zyrtari policie. Por, emri i ish-punonjësit të policisë nuk është shënuar në relacion, pasi nga verifkimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar, se ai nuk ka pasur lidhje në këtë ngjarje, theksojnë burimet.

Hetimi

Për gjashtë vite me radhë, policia e ka pezulluar dhe rifilluar disa herë hetimin për të zbuluar autorësinë e vrasjes së studentes vlonjate Kozeta Hyseni. Nga hetimet e deritanishme janë siguruar informacione operative për një konflikt të saj të mundshëm para ekzekutimit. Por, deri tanimë, nuk është arritur të sigurohet ndonjë provë materiale, pohojnë burimet e policisë. Për herë të fundit, dosja e Kozetës u rihap nga Prokuroria e Krimeve të Rënda verën e vitit të kaluar dhe u pezullua sërish para disa muajsh. Kjo, pasi nuk u arrit të sigurohej ndonjë provë konkrete që të vërtetonte informacionet operative. Madje për këtë çështje hetoi edhe Drejtoria e Luftës Kundër krimit të Orgabnizuar. Nga burimet mësohet, se oficerë të specializuar të kësaj drejtorie filluan një hetim intensiv, duke pyetur në mënyra nga më të ndryshmet të gjithë personat e dyshuar që kishin dijeni mbi ngjarjen. Burimet sqarojnë, se ndonëse u ripyetën të gjitha shoqet e ngushta të Kozetës, nuk u arrit të sigurohej ndonjë dëshmi e vlefshme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesnatën e 18 shkrutit ’99. Një djalë e ka thirrur Kozetën të dalë rreth orës 23.00 dhe pasi e ka marrë me një autoveturë e ka ekzekutuar dhe hedhur pranë Kinoklubit të Qytetit Studenti. Sipas policisë, fillimisht Kozeta ka ngrurruar të dalë duke mos iu përgjigjur thirrjeve të personit që e priste poshtë godinës nr.25 të Qytetit Studenti. Por, ky i fudnit ka dërguar një studente që ta thërrasë, e cila shkoi në Gjermani dy ditë pas vrasjes së Kozeta Hysenit dhe nuk është kthyer më, përfundojnë burimet. Dyshohet se kishte një konflikt para vrasjes

Policia e kryeqytetit, që prej vitit të kaluar ka kryer disa veprime të reja hetimore për zbardhjen e kësaj çështje. Ndërsa kohët e fundit është siguruaruar një informacion nga kanë lindur dyshimet se Kozeta mund të ketë biseduar me dikë për një konflikt që ka pasur. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Ministrisë së Rendit, të cilat sqaruan se po verifikohen rrethanat e këtij informacioni. Nga burimet mësohet se në informacion thuhet që dikush që ka pasur njohje me Hysenin dyshohet të ketë dijeni mbi ngjarjen. Kjo, pasi Kozeta ka biseduar me këtë person para se të masakrohej për një konflikt që kishte kohët e fundit. Burimet theksojnë se nuk kanë dijeni rreth konfliktit që mund të ketë pasur Kozeta atëherë. Gjithashtu nuk dihen as personat me të cilët ajo është konfliktuar dhe arsyet. Pritet që të merret në pyetje personi i dyshuar që ka dijeni mbi këtë konflikt për të zbuluar diçka rreth motivit të ngjarjes dhe autorëve të dyshuar, sqarojnë burimet e policisë.

Studentja u thirr për t’u vrarë

Policia ka forcuar dyshimet, se Kozeta Hyseni natën e ngjarjes u thirr për t’u vrarë. Kjo, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore është konkluduar që ajo të kishte vdekur rreth porës 24.00 ose pak minuta më parë. Sipas burimeve të bluve, ajo është thirrrur dhe ka dalë natën e 18 shkurtit rreth orës 23.00. dhe në më pak se një orë sipas mjeko-ligjorëve është ekzekutuar. Burimet e policisë shtojnë se mjeko-ligjorët kanë konstatuar, se Kozeta atë natë nuk kishte kryer marrdhënie sekusale. Kjo ekspertizë konkludon, se ajo nuk është përdhunuar atë natë dhe se nuk ka qenë shkak i vrasjes kundërshtimi i saj. Por, tjetër fakt që shton dyshimin se vrasja nuk ka qenë e çastit, por e paramenduar është ajo se Kozeta e ka njohur personin që e ka thirrur. Ky dyshim është ngritur edhe në bazë të faktit, se ajo ka dalë me rrobat e dhomës dhe se ka hipur në autoveturën e tij, sqarojnë burimet. Gjithashtu edhe fakti që ekzekutori e ka vrarë pak kohë pasi doli nga godina, tregon se ajo mund të jetë thirrur vetëm për t’u vrarë, përfundojnë burimet.

Vitin e kaluar u pyetën katër persona për dijeni mbi ngjarjen

Në muajin shtator të vitit të kaluar policia shoqëroi në Komisariatin nr.1 në Tiranë një çift me banim në Laprakë, si persona të dyshuar mbi dijeni e ngjarjes. Një informacion operativ se kishte mbërritur nga Gjermania vajza që kishte thirrur Kozetën mesnatën e 18 shkurtit, ka bërë që ata të shoqërohen urgjentisht dhe të pyeten për disa orë. Por, nga verifkimet ka rezultuar, se femra e shoqëruar ishte morta e studentes që kishte thirrur Kozetën. Ndërkaq, në dhjetor të 2004-ës mësohet të jenë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, edhe dy persona të tjerë të dyshuar se kishin dijeni mbi ngjarjen. Por, pas marrjes në pyetje, u konkludua se edhe këta të fundit nuk kishin dijeni për rrethana e vrasjes së Kozetës dhe autorët e krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›