Hill, Topallit: Mbështesim reformat
“Shqipëria ka bërë transformime të mëdha në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo motivon edhe mbështetjen e vendeve të tjera për reformat që ju keni bërë”. Kështu u shpreh zëvendës-presidentja e Dhomës së Komunëve në Mbretërinë e Bashkuar, Silvia Hill, në takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke i uruar mirëseardhjen Hillit në këtë vizitë të parë, Topalli tha se “kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe dhe do t’i japë një shtysë më të madhe bashkëpunimit, jo vetëm politik, por edhe në fusha të tjera”. “Shqipëria, i është mirënjohëse vendit tuaj për gjithë mbështetjen e dhënë në proceset e integrimit, veçanërisht për rolin kyç në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO”, deklaroi Topalli.