PS-PD, nis përplasja për Gjyqësorin
Socialistët e demokratët përplasen për ligjin “Për Administratën Gjyqësore” në Komisionin e Ligjeve.
BLEDAR HOTI
Reforma në sistemin e drejtësisë risolli debate mes të djathtës dhe së majtës për mënyrën e shqyrtimit të projektligjit. Opozita kërkoi zhvillimin e seancave publike për këtë draft, duke kërkuar dhe dëgjimin e grupeve të interesit. Nënkryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj deklaroi se “nuk mund të ketë një shqyrtim të menjëhershëm, pa pasur më parë mendimet e misionit Euralius, duhet t’i kemi në rrugë zyrtare”. “Përse ky ligj nuk është dërguar në nënkomisionin për Reformën në Drejtësi, por në komisionin e Ligjeve. Ne ende nuk kemi caktuar relatorin tonë. T’i lihet koha e mjaftueshme e relatorëve, të zhvillohet një debat i plotë dhe të programohen seanca dëgjimore, si dhe me grupet e interesit. Mendoj se duhet të jenë të pranishëm KLD, shoqatat e gjyqtarëve që kanë shprehur rezervat e tyre. Duhet të ketë një proces transparent”, deklaroi Xhafaj. Kryekomisioneri, demokrati Ilir Rusmali, i cilësoi pretendimet e opozitës si pretekste për të bllokuar miratimin e këtij projektligji. Mos na thoni se s’po bëjmë transparencën. Ne e kemi shtyrë një herë projektligjin për shkak të kërkesës suaj, pasi kërkonte kohë për shqyrtimin e projektit. Keni qenë ju të PS-së, që keni kërkuar që projektligjin “Për Administratën” të hartohej nga qeveria dhe plotësuam në kohë rekord kërkesën. S’mund ta prishim punën e komisionit në këtë mënyrë”, theksoi Rusmali. Por Xhafaj ka ndërhyrë duke iu kërkuar Rusmalit, që të mos shtrembërojë fjalët e tij. Ministri Alibeaj i pranishëm në mbledhjen e komisionit kërkoi arritjen e konsensusit madhor mes pozitës dhe opozitës për këtë projektligj, duke e cilësuar si mjaft të rëndësishëm për reformën në sistemin e drejtësisë, si pjesë e kushteve të BE-së ndaj Shqipërisë. Socialisti Pandeli Majko ka shprehur rezervën e tij në lidhje me faktin se, ky projektligj vjen si pjesë e konflikteve që ka Ministria e Drejtësisë me institucionet e tjera të pavarura si Prokuroria e Përgjithshme, KLD-ja. Por një gjë e tillë është kontestuar nga ana e ministrit Alibeaj. “Nuk ka asnjë lloj konflikti me askënd, midis këtyre institucioneve, aq më pak me administratën gjyqësore. Deduksionet për konflikte që ju thatë, mund të jenë të justifikuara nga një lloj keqinformimi, ose një lloj mosperceptimi i saktë i pozicionimit të këtyre institucioneve. Kështu që, besoj se punët jo veçse janë mirë, jo veçse palët janë në pozicionet e tyre institucionale dhe ligjore, por më tepër sesa të jetë kjo, mjafton që secili të zbatojë ligjin, duke qëndruar koherent dhe strikt në zbatimin e tij”, tha Alibeaj. Shqyrtimi i këtij projektligji në parim dhe nen për nen u shty për shkak se relatori i PS-së, Besnik Dervishi nuk kishte gati oponencën e tij mbi këtë projekt. Ndërsa tjetër përplasje me PS-së dhe PD-së ka qenë fakti, nëse ky draft duhet të votohej me 3/5 e votave apo me shumicë të thjeshtë. Socialistët u shprehën se votimi duhet të realizohet me shumicë të cilësuar, me 84 vota pro, por demokratët kanë deklaruar se një draft i tillë duhet të votohet me shumicë të thjeshtë.
Debatet
Fatmir Xhafaj: Kërkojmë një proces transparent. Duam seanca dëgjimore të hapura dhe me grupet e interesit. Përse ky draft nuk është dërguar në nënkomisionin e Reformës për Sistemin e Drejtësisë.
Ilir Rusmali: Nuk mund të na akuzoni për transparencë, ju keni qenë që keni kërkuar, që ligji të hartohet nga qeveria dhe jo nga komisioni i Ligjeve. Nuk mund të na bllokoni punën e komisionit.
Fatmir Xhafaj: Nuk më paskeni kuptuar dhe mos i shtrembëroni ato çfarë unë deklaroj. Kërkojmë kohë, s’kërkojmë shtyrjen, mos të vrapojmë.
Pandeli Majko: Meraku jonë qëndron në faktin, se ky ligj vjen në një moment konfliktesh që keni ju mes institucioneve si KLD, Prokurori, si dhe kërkoni të krijoni administratë politike.
Enkelejd Alibeaj: Të jeni i sigurt se nuk ka asnjë lidhje ajo që thoni ju, mos bëni deduksione, asnjë institucion nuk është në konflikt. Synimi ynë është krijimi i një administrate apolitike.