Projekti, pritet debat për kancelarin
Në projektin për “Administratën Gjyqësore” do të përcaktohet qartë roli kancelarit të Gjykatave, duke qenë i dyti për nga rëndësia e drejtuesve në Gjykata. Opozita e konteston draftin, pikërisht se kancelari dhe pse me statusin e nëpunësit civil, nuk zgjidhjet me konkurs, por e cakton ministri i Drejtësisë. Kjo mund të shërbejë edhe si presion ndaj kancelarit në emërimin e punonjësve të tjerë. Por ministri dha garancinë se kjo gjë nuk sjell një administratë politike.