E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, kush duhej të ndërhynte për Dajtin

operacionit
për kapjen e Dritan
Dajtit kanë ngritur
shumë pikëpyetje mbi
menaxhimin e operacioneve të
policisë. Një nga këto pikëpyetje
është nëse sektori i operacioneve
speciale duhej të merrte pjesë në
këtë operacion, apo duhej që RENEA
të ishte ajo që do të kryente
arrestimin e të shumëkërkuarit, i
cili kishte mbi gjashtë vjet në arrati
dhe ishte shprehur shpesh se
nuk dorëzohej gjallë. Megjithatë,
kreu i policisë shqiptare ka deklaruar
se sektori, që mori pjesë në
këtë operacion, nga i cili u vranë
katër oficerë policie, ndër të cilët
edhe drejtuesi i operacionit, ishte
më i miri për kapjen e personave
me rrezikshmëri të lartë. Por, nga
një vëzhgim në ligjet e policisë, të
botuara në faqen zyrtare të saj,
rezulton se sektori i operacioneve
speciale është krijuar për
kryerjen e veprimtarive që lidhen
me identifikimin dhe zbulimin e
provave, duke përdorur metodat
speciale të hetimit.
Ligji
Sipas të dhënave zyrtare, ky
sektor është në organikën e
Departamentit të Hetimit të
Krimeve, pikërisht në Drejtorinë
e Luftës Kundër Krimit të
Organizuar. Kjo drejtori realizon
menaxhimin e punës së strukturave
qendrore e vendore për
parandalimin, zbulimin dhe
goditjen e veprimtarisë kriminale
në fushën e krimit të organizuar,
gjetjen dhe identifikimin
e personave përgjegjës, si edhe
kryerjen e veprimeve hetimore
në përputhje me legjislacionin
penal e procedural të Republikës
së Shqipërisë. Veprimtaria e kësaj
drejtorie drejtohet ndaj parandalimit
dhe goditjes së veprave
penale në fushën e drogës, trafikut
të qenieve njerëzore, trafikut të armëve,
trafikut të mjeteve, trafikut
të veprave të artit etj. Ndërsa për
sektorin e operacioneve speciale
brenda kësaj drejtorie deklarohet
se ai kryen veprimtari që lidhen
me identifikimin e zbulimin e pro-
vave ligjore nëpërmjet përdorimit
të metodave speciale të hetimit
siç janë vëzhgimet, përgjimet
apo filmimet. Ndërsa për kapjen
e personave me rrezikshmëri të
lartë nuk deklarohet asgjë për
këtë sektor. Megjithatë, në ligjin
për Policinë e Shtetit, e pikërisht
në nenin 121 të tij, është deklaruar
qartë se kush merret me kryerjen
e operacioneve speciale. Sipas
këtij ligji, për kryerjen e operacioneve
të sigurisë së veçantë dhe
zgjidhjen e situatave, të cilat nuk
mund të përballohen nga shërbimet
e tjera të policisë, përdoren
struktura speciale operacionale,
rezervë e drejtorit të përgjithshëm
të Policisë. Përgjegjësi e këtyre
strukturave, ndër të tjera është
kapja e personave të armatosur
me rrezikshmëri të lartë dhe transportimi
i tyre në mjediset e policisë.
Veç kësaj, aty radhiten edhe
çlirimi ose shpëtimi i pengjeve,
mbështetja e strukturave, të cilat
sigurojnë personalitetet e larta
shtetërore, të vendit ose të huaja,
në rastet kur ka të dhëna për akte
terroriste ndaj tyre, rivendosja e
rendit dhe e sigurisë publike, kur
kjo është e pamundur vetëm me
strukturat e tjera policore. Madje,
punonjësve të strukturave speciale
operacionale u garantohet
fshehtësia e identitetit për veprimtarinë
operacionale. Ndërsa
mënyra e organizimit dhe e funksionimit
të strukturave speciale
operacionale, si dhe procedurat,
rregullat dhe kriteret e përdorimit
të tyre përcaktohen me urdhër të
ministrit.
RENEA
Megjithatë, deri këtu rezulton
se si strukturë operacionale që
ka këto tipare e që merret me një
punë të tillë është vetëm RENEA,
ose në hallkë më të lartë Drejtoria
e Forcave Lëvizëse Operacionale,
që nuk varet nga Departamenti
i Hetimit të Krimeve, por nga
siguria publike.
Madje, në prezantimin e kësaj
drejtorie për funksionin e saj
deklarohet se misioni i saj është
planifikimi, koordinimi dhe realizimi
i operacioneve policore
të një shkalle të lartë vështirësie,
si edhe për të zgjidhur situata
të vështira, të cilat nuk mund
të përballohen e zgjidhen nga
strukturat e policisë vendore.
Por, siç është përmendur me ligj, i
takon ministrit të Brendshëm për
organizimin dhe funksionimin e
strukturave operacionale. Deri
më sot, ende nuk dihet asnjë
informacion zyrtar nëse sektori
i operacioneve speciale ka qenë
apo jo i trajnuar për këto pika,
apo thjesht detyra e saj ka qenë
vëzhgimi dhe identifikimi i provave,
siç përcaktohet më lart.
Gjithashtu, ligji nuk përcakton
se ky sektor duhej të merrej me
ndërhyrjen për kapjen e personave
me rrezikshmëri të lartë
shoqërore, siç ishte edhe Dritan
Dajti, i cilësuar i tillë jo vetëm
nga policia shqiptare, por edhe
nga Interpoli. Madje, deri më
sot, ai nuk ka asnjë akuzë zyrtare
për krim të organizuar, siç
janë trafiqet e paligjshme të çdo
lloji, që të hynte në veprim dhe
t‘i jepte hapësirë Drejtorisë së
Luftës Kundër Krimit të Organizuar.
Megjithatë, ende nuk dihet
se si është rregullorja për këtë
sektor, pasi policia e ka mbajtur
në fshehtësi të plotë dhe duhet
pritur përfundimi i hetimeve për
të nxjerrë gjithë përgjegjësit që
çuan në këtë tragjedi.

Shtëpia e të kërkuarit nuk ruhet më me policë

Masakra e ndodhur ditën e premte në plazhin
e Durrësit, ku pesë persona kanë mbetur të
vdekur, ndër të cilët katër oficerë policie,
pas një shkëmbimi me armë zjarri me të shumëkërkuarin
Dritan Dajti duket se është lënë pas. Banorë të
sektorit "Iliria", vend ku u zhvilluar aksioni policor, si
dhe pushues të shumtë, u janë kthyer aktiviteteve të
përditshme, duke lënë pas ngjarjen e hidhur. Pikërisht
në rrugët ku vetëm pak ditë më parë ishin të shtrirë
pesë trupa të pajetë, si edhe ishin blinduar nga forca
të shumta policie, sot shkelen nga dhjetëra kalimtarë
të rastit, ndërsa restorantet e hapësirat e plazhit, të
cilat ndodheshin brenda zonës së ngjarjes, janë të
mbipopulluar nga njerëz të shumtë. Madje edhe
apartamenti, ku i shumëkërkuari Dritan Dajti jetonte
prej më shumë se një jave, nuk ruhet apo vëzhgohet
nga punonjës të policisë, por është boshatisur për t‘u
dhënë me qira për pushues që frekuentojnë plazhin
e Durrësit. Në një pallat gjashtëkatësh, Dajti jetonte
në katin e fundit, në papafingo, ku kishte arritur që të
mobilonte apartamentin në një mënyrë që të kishte
mundësi të shihte të gjitha lëvizjet poshtë pallatit.
Dajti i druhej ndonjë operacioni të uniformave blu
dhe kishte arritur që të gjitha dritaret e apartamentit
të kishin pamjen e rrugës, në mënyrë që t‘i jepnin
mundësi të shpëtonte.

Prençi, vizita te familjet e policëve të vrarë

Drejtuesit e policisë kanë bërë disa vizita zyrtare gjatë
ditës së djeshme në familjet e policëve të vrarë, duke
shprehur nga afër ngushëllimet për njerëzit e afërm të tyre.
Sipas informacioneve, kreu i policisë, Ahmet Prençi, ka bërë
disa vizita te të afërmit e katër Dëshmorëve të Atdheut, Fatos
Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari.
Në këto vizita, ai shoqërohej edhe nga drejtues të tjerë të
policisë, ku u kanë shprehur ngushëllimet familjarëve dhe
kanë deklaruar se policia është edhe më e motivuar për
të luftuar krimin dhe kriminelët e një niveli të lartë rrezikshmërie
si Dritan Dajti.

SHKB-ja po heton për dekonspirim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur verifikimet
nëse ka pasur apo jo dekonspirim të operacionit, pasi në
momentin që efektivat e policisë kanë qenë duke iu afruar, dy
nga shoqëruesit e Dajtit kanë tentuar të ikin me vrap. Ndërsa
Dajti qëndronte në automjetin tip "Wolksvagen Tuareg". Sipas
hetimeve, kur ata janë vënë në dijeni që policia ishte duke i
gjurmuar, kanë hapur dyert e makinës dhe kanë tentuar të
dalin me vrap. Duke parë disa veprime dyshuese, mësohet se
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur verifikimet e tij,
për të parë nëse ka pasur apo jo dekonspirim të operacionit,
ku ishin angazhuar efektivat e policisë, për kapjen e të shumëkërkuarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›