Përmbytje në Tiranë, Lana "braktis" shtratin
Një rrebesh prej më shumë
se gjysmë ore ka mjaftuar
për të tërbuar lumin Lanë,
i cili ka dalë nga shtrati, duke
shkaktuar përmbytje në disa
zona kryeqytetase mbrëmjen e
djeshme. Gjithashtu, edhe disa
rrugë në Tiranë janë shndërruar
në territore të pakalueshme nga
këmbësorët, për disa orë me
radhë, derisa uji ka mundur të
qarkullojë nëpër kolektorë.
Më problematike situata ka
qenë në ato zona, që ndodhen
në nivel. Dëmet e shkaktuara
kanë qenë të konsiderueshme,
por në një gjendje të dëshpëruar
kanë qenë sidomos tregtarët e
dyqaneve dhe të magazinave, që
ndodhen në katet-bodrume të
pallateve. Ata janë më të goditurit
nga ky rrebesh veror.
Po kështu, edhe në lagje të
tjera kryeqytetase, janë raportuar
përmbytje, kryesisht të bodrumeve
në pallatet e reja dhe
në shtëpitë private, pasi pusetat
nuk kanë mundur që të tërheqin
të gjithë sasinë e ujit.
Në këto zona problematike,
vazhdimisht kur ka reshje,
banorët detyrohen të përballen
me tërbimin e motit. Ndërsa,
rrjedhat e ujit kanë pushtuar
për disa orë shumë rrugë
kryeqytetase. Intensiteti i fortë
i shiut të mbrëmshëm nuk ka
mundur që të përballohet nga
kolektorët, një problem i kahershëm
ky për metropolin shqiptar.
Madje, ky është një argument
që herë pas here hap polemikat
mes dy institucioneve, Bashkisë
së Tiranës dhe Ndërmarrjes së
Ujësjellës-Kanalizimeve. Këta të
fundit akuzojnë pushtetin vendor
për mosmarrjen e masave dhe
pastrimin e kolektorëve, të cilët
punojnë jo me kapacitet të plotë.
Ndërsa, autoritetet e pushtetit
vendor e drejtojnë gishtin te
ujësjellësi duke e akuzuar këtë të
fundit për neglizhencë dhe për
mos kryerjen e detyrimeve të tyre.
Në fund të muajit qershor, një
rrebesh që zgjati jo më shumë se
30 minuta, shkaktoi dëme materiale
me vlera shumë të mëdha
në një parkim privat në rrugën
e Elbasanit. Rreth 30 automjete,
prodhime të viteve të fundit u
zhdukën nën ujin që shpërtheu
nga dalja prej shtratit e Lanës.
Sinoptikanët kishin parashikuar,
që gjatë ditës së djeshme
moti do të ishte i kthjellët paradite,
por me vranësira në pjesën
e dytë të ditës e sidomos gjatë
mbrëmjes.
se gjysmë ore ka mjaftuar
për të tërbuar lumin Lanë,
i cili ka dalë nga shtrati, duke
shkaktuar përmbytje në disa
zona kryeqytetase mbrëmjen e
djeshme. Gjithashtu, edhe disa
rrugë në Tiranë janë shndërruar
në territore të pakalueshme nga
këmbësorët, për disa orë me
radhë, derisa uji ka mundur të
qarkullojë nëpër kolektorë.
Më problematike situata ka
qenë në ato zona, që ndodhen
në nivel. Dëmet e shkaktuara
kanë qenë të konsiderueshme,
por në një gjendje të dëshpëruar
kanë qenë sidomos tregtarët e
dyqaneve dhe të magazinave, që
ndodhen në katet-bodrume të
pallateve. Ata janë më të goditurit
nga ky rrebesh veror.
Po kështu, edhe në lagje të
tjera kryeqytetase, janë raportuar
përmbytje, kryesisht të bodrumeve
në pallatet e reja dhe
në shtëpitë private, pasi pusetat
nuk kanë mundur që të tërheqin
të gjithë sasinë e ujit.
Në këto zona problematike,
vazhdimisht kur ka reshje,
banorët detyrohen të përballen
me tërbimin e motit. Ndërsa,
rrjedhat e ujit kanë pushtuar
për disa orë shumë rrugë
kryeqytetase. Intensiteti i fortë
i shiut të mbrëmshëm nuk ka
mundur që të përballohet nga
kolektorët, një problem i kahershëm
ky për metropolin shqiptar.
Madje, ky është një argument
që herë pas here hap polemikat
mes dy institucioneve, Bashkisë
së Tiranës dhe Ndërmarrjes së
Ujësjellës-Kanalizimeve. Këta të
fundit akuzojnë pushtetin vendor
për mosmarrjen e masave dhe
pastrimin e kolektorëve, të cilët
punojnë jo me kapacitet të plotë.
Ndërsa, autoritetet e pushtetit
vendor e drejtojnë gishtin te
ujësjellësi duke e akuzuar këtë të
fundit për neglizhencë dhe për
mos kryerjen e detyrimeve të tyre.
Në fund të muajit qershor, një
rrebesh që zgjati jo më shumë se
30 minuta, shkaktoi dëme materiale
me vlera shumë të mëdha
në një parkim privat në rrugën
e Elbasanit. Rreth 30 automjete,
prodhime të viteve të fundit u
zhdukën nën ujin që shpërtheu
nga dalja prej shtratit e Lanës.
Sinoptikanët kishin parashikuar,
që gjatë ditës së djeshme
moti do të ishte i kthjellët paradite,
por me vranësira në pjesën
e dytë të ditës e sidomos gjatë
mbrëmjes.