Masakra e Dajtit, RENEA ishte 10 minuta larg
Reparti superspecial i policisë
shqiptare ka qenë
vetëm dhjetë minuta
larg vendit ku u ekzekutuan
katër oficerët e policisë të
sektorit të operacioneve speciale
nga dora e Dritan Dajtit. Ata ishin
nisur për Durrës dhe në momentin
që kanë marrë informacion
për ngjarjen e rëndë, ndodheshin
në Maminas.
Operacioni i ndërprerë
Ky informacion është bërë i
ditur nga burime pranë repartit,
ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë
reagim zyrtar në lidhje me këtë
çështje. Sipas burimeve policore,
ndërhyrja e forcave speciale të
repartit RENEA mund të kishte
shmangur ekzekutimin e katër
oficerëve të policisë, që mbetën
të vrarë gjatë shkëmbimit të
zjarrit për kapjen e personit të
shumëkërkuar Dritan Dajti. Nga
të dhënat e mbledhura, mësohet
se më 7 gusht, pikërisht të premten
e javës së kaluar, specialët e
RENEA-s kanë marrë urdhër të
dalin nga reparti për në drejtim të
Durrësit. Gjatë rrugës, pikërisht
kur kanë qenë në Maminas janë
vënë në dijeni për ngjarjen që
sapo kishte ndodhur. Por ky informacion
nuk është konfirmuar
nga organet zyrtare të policisë,
që deri tani ende nuk kanë dalë
në një variant përfundimtar në
lidhje me këtë ngjarje të rëndë,
që ka tronditur gjithë uniformat
blu. Por, specialistët, qoftë ata që
tashmë nuk janë më në radhët
e policisë, qoftë edhe ata që
aktualisht kanë detyra drejtuese,
shprehen të shtangur se përse
nuk ka marrë pjesë RENEA në
këtë operacion, por i është lënë
sektorit të operacioneve speciale,
që aktualisht varet nga Drejtoria
e Luftës Kundër Krimit të Organizuar.
Në lidhje me këtë ngjarje,
vetë ministri i Brendshëm, Bujar
Nishani, është interesuar për të
ditur më shumë rreth organizimit
të këtij operacioni, që çoi në
arrestimin e të shumëkërkuarit
Dritan Dajti, por me një kosto të
lartë, pasi mbetën të vrarë katër
oficerë policie. Sipas ligjit të
Policisë së Shtetit, ministri nuk
mund të ketë dijeni për operacione
të tilla, për shkak të sekretit
hetimor, por pas kësaj ngjarjeje
ai ka kërkuar raport të detajuar
në lidhje me të. Madje, mësohet
nga burime të besueshme se ai
ka kërkuar nga drejtuesit e repartit
RENEA informacion nëse
kishin marrë urdhër për të dalë
në operacion dhe në çfarë ore
kishin dalë nga godina. Ky informacion
mësohet se i është dhënë
ministrit të Brendshëm, por duke
qenë i klasifikuar, nuk janë dhënë
detaje të tjera në lidhje me të.
Ekspertiza e dokumenteve
Pas ngjarjes së rëndë, RENEA,
që sot njihet edhe nga ndërkombëtarët
si një ndër repartet elitë
të policisë shqiptare, ka marrë
në dorë situatën në Durrës, madje
kanë bërë edhe shoqërimin
e Dritan Dajtit për në Spitalin e
Burgut në Tiranë. Ditën e premte,
ata kryen edhe disa kontrolle,
pasi ende është në kërkim një
person tjetër i paidentifikuar,
që ka qenë në makinë me Dajtin.
Në masakrën e Durrësit
gjetën vdekjen katër punonjës
të skuadrës operacionale: Fatos
Xhani, drejtues i grupit, Saimir
Duçkollari, Altin Dizdari dhe
Kastriot Feskaj, të cilët tentuan
t‘i hidhnin prangat njeriut më të
kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Dritan Dajti jetonte në arrati që
prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis
në mënyrë spektakolare nga
Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar
për vrasjen e biznesmenit Agim
Beqaj, në vitin 1999. Ndërsa grupi
hetimor është duke kryer ekspertime
në lidhje me dokumentet
që janë sekuestruar në vendin e
ngjarjes, të cilat kanë qenë karta
identiteti policie që përdoreshin
nga i pandehuri Dajti. Sipas
akuzës, të gjitha këto ekspertime
po kryhen si procedurë për të
pasur prova që këto dokumente
janë të falsifikuara dhe veçanërisht
nga kush dhe ku. Përveç kësaj,
akuza po merret me raportet që
mbërrijnë nga institucione të
veçanta. Një nga raportet që ka
ardhur deri më sot është ajo e Institutit
të Mjekësisë Ligjore, e cila
përcakton se plumbat me të cilat
janë vrarë katër efektivat i përkasin
të njëjtës armë. Ndërkohë që
akuza është në pritje të raportit
që do të mbërrijë nga laboratori
i kriminalistikës, pas ekspertizës
që do t‘i kryhet armës tip pistoletë
"Bereta", që u ekzekutuan
katër efektivat. Arma dyshohet
se ishte në përdorimin e Dajtit,
ndërkohë që akuza është në pritje
të këtij raporti për të pasur edhe
provën tjetër që e gozhdon atë.
Rindërtohet skena e ngjarjes,
policit iu bllokua automatiku
Grupi hetimor ka rindërtuar
edhe njëherë skenën e krimit
më datë 7 gusht, ku mbetën
të vrarë katër punonjës policie dhe
deklarojnë se bllokimi i armës së
njërit prej efektivëve të sektorit
të operacioneve speciale ka sjellë
më shumë se dy viktima. Sipas të
dhënave hetimore, grupi i punës që
kishte ndërmarrë operacionin për
kapjen e Dajtit ka ndërhyrë fillimisht
në kapjen e Ledion Marës, i cili ka
tentuar të largohet. Më pas, dy nga
oficerët e vrarë i janë afruar makinës
me xhama të zinj, njëri nga pas dhe
tjetri nga dera anësore. Në atë moment,
nga brenda është qëlluar prej
Dritan Dajtit, duke lënë të vdekur
në vend dy punonjësit e trupës speciale.
Në këtë moment, Dajti ka dalë
nga makina dhe për t‘iu shmangur
forcave policore që kishin bllokuar
njërën anë, është nisur me vrap nga
ana tjetër. Aty është përballur me një
tjetër oficer policie, i cili i ka drejtuar
një armë automatike dhe ka qëlluar
në drejtim të tij, duke shkëmbyer
zjarr me të. Por në ato momente, oficerit
të policisë i është bllokuar arma
dhe kështu ka rënë pre e plumbave të
shtëna nga Dajti. Tek oficeri i katërt i
policisë, që u vra në krye të detyrës,
grupi hetimor shpjegon se ai kishte
neutralizuar Ledion Marën dhe sapo
është bërë gati të kundërpërgjigjet,
është qëlluar sërish nga Dritan Dajti,
ku ka mbetur i vdekur edhe Mara.
Sipas grupit të punës, të përbërë nga
prokurorë dhe ekspertë të policisë, të
gjithë viktimat janë qëlluar nga Dajti,
i cili më pas ka tentuar arratisjen.
Kjo skenë është rindërtuar në bazë
të dëshmive të oficerëve të tjerë në
vendngjarje, pasi në operacion merrnin
pjesë 16 veta dhe dëshmitarëve
okularë. Megjithatë, ende mbetet
e pashpjeguar qartë se në çfarë
momenti i ka marrë plumbat i shumëkërkuari.
Megjithatë, pasi Dajti
ka vrarë katër punonjësit e policisë,
ka tentuar të largohet, por në këto
momente ka mbërritur pjesa tjetër
e grupit, duke bërë neutralizimin e
tij. Ndërkaq, mësohet se në vendin
e ngjarjes është gjetur një pistoletë e
tretë, që mendohet se është e ndonjërit
nga efektivët e policisë të vrarë.
Sipas burimeve, armës nuk i është
kryer ende ekspertiza, ndërkohë që
vetëm pas saj do të konstatohet se
kujt i përkiste ajo.
Sekuestro tabulateve për
të zbuluar bashkëpunëtorët
Prokuroria sekuestron tabulatet
e telefonit të Dritan
Dajtit për të zbuluar
bashkëpunëtorët e tij. Burimet
nga grupi hetimor bënë të ditur
se Dritan Dajtit, ditën e ngjarjes
i janë gjetur dhjetë telefona
të ndryshëm, ku disa prej numrave
ishin shqiptarë, ndërsa
disa të tjerë të huaj. Për numrat
shqiptarë, policia bëri të ditur
se u ka bërë kërkesë kompanive
përkatëse për tabulatet e telefonatave
dhe tashmë i ka në dorë
të gjitha. Ndërkohë, nëpërmjet
homologëve të vendeve fqinje
do të ndiqet e njëjta procedurë
edhe për numrat e huaj që posedonte
Dajti. Kjo është bërë me
qëllim që policia të zbulojë kush
janë bashkëpunëtorët e Dajtit
dhe më kë ka bashkëpunuar ai.
Sipas të dhënave hetimore, me
këto veprime pritet të zbulohet
personi që e ka pajisur atë me
dokumente policie, që ende
nuk ka një përgjigje zyrtare si i
ka siguruar ato. Gjithashtu, në
kërkim e sipër pritet të zbulohen
edhe bashkëpunëtorët që e kanë
ndihmuar të fshihet gjatë gjashtë
viteve në arrati. Veç këtyre të dhënave,
për grupin e punës që po
merret me dokumentimin e plotë
të kësaj dosjeje penale, mbetet e
dyshimtë deklarata e Erges Xhaxhit,
kunati i Dajtit, i cili pavarësisht
se nuk ka pranuar ta firmosë
atë, ka deklaruar se kishin marrë
informacion më parë se po i ndiqnin.
Në deklaratën e tij, ai është
shprehur për policinë se kishin
20 minuta që ishin vënë në dijeni
se e ndiqnin. Madje, kur kishin
mbërritur në Durrës, kishin bërë
një xhiro për të verifikuar dhe më
pas kishin vendosur të ndalonin.
Sipas tij, edhe lëvizja për të zbritur
ata të parët ka qenë e planifikuar,
por kur ka ardhur momenti që ai
të firmosë deklaratën e tij, nuk
ka pranuar të kryejë një veprim
të tillë. Por, duke u nisur nga kjo
deklaratë, grupi hetimor ka nisur
punën për të dokumentuar nëse
vërtet ka pasur ndonjë rrjedhje informacioni.
Megjithatë, kjo është
hedhur poshtë dy ditë pas ngjarjes
nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, i
cili në një intervistë të shkurtër,
deklaroi se operacioni i 7 gushtit
ishte i vetmi i padekonspiruar për
kapjen e Dajtit.
Mjekët: Gjendja e
Dajtit, e stabilizua
Ylber Vata, drejtor i Spitalit të Burgut, i ftuar
në një emision televiziv tha se gjendja
shëndetësore e Dritan Dajtit, i cili akuzohet
për vrasjen e 4 policëve, është e stabilizuar
dhe nën kontroll. "Gjendja e Dritan Dajtit është
nën kontroll, ai trajtohet me ndihmën e nevojshme
dhe shëndeti i tij është i stabilizuar",
deklaroi ai. Drejtori i Spitalit të Burgut u shpreh
më tej se Dajti ka marrë tri plagë në trupin e tij,
një plagë tejshkuese në parakrahun e majtë dhe
dy plagë në brinjë. Sipas të dhënave nga spitali,
ndihma e parë Dajtit i është ofruar në spitalin e
Durrësit. Më pas, ai është transportuar në Tiranë
me forca speciale të RENEA-s. Fillimisht u dha
informacioni sikur ai do të dërgohej në Spitalin
Ushtarak, por kjo ishte një manovër e policisë,
pasi Dritan Dajti u dërgua direkt në Spitalin
e Burgut. Madje, atje vazhdon të qëndrojë që
prej ditës së premte kur kreu masakrën. Edhe
përpara dy ditësh, kur ai u soll në gjykatë për
njohjen me masën e sigurisë, policia përdori
një ambulancë të blinduar për transportimin
e tij. Madje, dërgimi i tij në gjykatë u bë nën
masa të rrepta sigurie, ku pjesëmarrëse ishin
edhe forcat RENEA. Ai u soll në gjykatë i lidhur
këmbë e duar, ndërkohë që askush nuk u lejua
të afrohet pranë tij. Madje, në gjykatë ai deklaroi
se policët kishin dashur ta vrisnin e që në spital
nuk e trajtonin mirë.
shqiptare ka qenë
vetëm dhjetë minuta
larg vendit ku u ekzekutuan
katër oficerët e policisë të
sektorit të operacioneve speciale
nga dora e Dritan Dajtit. Ata ishin
nisur për Durrës dhe në momentin
që kanë marrë informacion
për ngjarjen e rëndë, ndodheshin
në Maminas.
Operacioni i ndërprerë
Ky informacion është bërë i
ditur nga burime pranë repartit,
ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë
reagim zyrtar në lidhje me këtë
çështje. Sipas burimeve policore,
ndërhyrja e forcave speciale të
repartit RENEA mund të kishte
shmangur ekzekutimin e katër
oficerëve të policisë, që mbetën
të vrarë gjatë shkëmbimit të
zjarrit për kapjen e personit të
shumëkërkuar Dritan Dajti. Nga
të dhënat e mbledhura, mësohet
se më 7 gusht, pikërisht të premten
e javës së kaluar, specialët e
RENEA-s kanë marrë urdhër të
dalin nga reparti për në drejtim të
Durrësit. Gjatë rrugës, pikërisht
kur kanë qenë në Maminas janë
vënë në dijeni për ngjarjen që
sapo kishte ndodhur. Por ky informacion
nuk është konfirmuar
nga organet zyrtare të policisë,
që deri tani ende nuk kanë dalë
në një variant përfundimtar në
lidhje me këtë ngjarje të rëndë,
që ka tronditur gjithë uniformat
blu. Por, specialistët, qoftë ata që
tashmë nuk janë më në radhët
e policisë, qoftë edhe ata që
aktualisht kanë detyra drejtuese,
shprehen të shtangur se përse
nuk ka marrë pjesë RENEA në
këtë operacion, por i është lënë
sektorit të operacioneve speciale,
që aktualisht varet nga Drejtoria
e Luftës Kundër Krimit të Organizuar.
Në lidhje me këtë ngjarje,
vetë ministri i Brendshëm, Bujar
Nishani, është interesuar për të
ditur më shumë rreth organizimit
të këtij operacioni, që çoi në
arrestimin e të shumëkërkuarit
Dritan Dajti, por me një kosto të
lartë, pasi mbetën të vrarë katër
oficerë policie. Sipas ligjit të
Policisë së Shtetit, ministri nuk
mund të ketë dijeni për operacione
të tilla, për shkak të sekretit
hetimor, por pas kësaj ngjarjeje
ai ka kërkuar raport të detajuar
në lidhje me të. Madje, mësohet
nga burime të besueshme se ai
ka kërkuar nga drejtuesit e repartit
RENEA informacion nëse
kishin marrë urdhër për të dalë
në operacion dhe në çfarë ore
kishin dalë nga godina. Ky informacion
mësohet se i është dhënë
ministrit të Brendshëm, por duke
qenë i klasifikuar, nuk janë dhënë
detaje të tjera në lidhje me të.
Ekspertiza e dokumenteve
Pas ngjarjes së rëndë, RENEA,
që sot njihet edhe nga ndërkombëtarët
si një ndër repartet elitë
të policisë shqiptare, ka marrë
në dorë situatën në Durrës, madje
kanë bërë edhe shoqërimin
e Dritan Dajtit për në Spitalin e
Burgut në Tiranë. Ditën e premte,
ata kryen edhe disa kontrolle,
pasi ende është në kërkim një
person tjetër i paidentifikuar,
që ka qenë në makinë me Dajtin.
Në masakrën e Durrësit
gjetën vdekjen katër punonjës
të skuadrës operacionale: Fatos
Xhani, drejtues i grupit, Saimir
Duçkollari, Altin Dizdari dhe
Kastriot Feskaj, të cilët tentuan
t‘i hidhnin prangat njeriut më të
kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Dritan Dajti jetonte në arrati që
prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis
në mënyrë spektakolare nga
Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar
për vrasjen e biznesmenit Agim
Beqaj, në vitin 1999. Ndërsa grupi
hetimor është duke kryer ekspertime
në lidhje me dokumentet
që janë sekuestruar në vendin e
ngjarjes, të cilat kanë qenë karta
identiteti policie që përdoreshin
nga i pandehuri Dajti. Sipas
akuzës, të gjitha këto ekspertime
po kryhen si procedurë për të
pasur prova që këto dokumente
janë të falsifikuara dhe veçanërisht
nga kush dhe ku. Përveç kësaj,
akuza po merret me raportet që
mbërrijnë nga institucione të
veçanta. Një nga raportet që ka
ardhur deri më sot është ajo e Institutit
të Mjekësisë Ligjore, e cila
përcakton se plumbat me të cilat
janë vrarë katër efektivat i përkasin
të njëjtës armë. Ndërkohë që
akuza është në pritje të raportit
që do të mbërrijë nga laboratori
i kriminalistikës, pas ekspertizës
që do t‘i kryhet armës tip pistoletë
"Bereta", që u ekzekutuan
katër efektivat. Arma dyshohet
se ishte në përdorimin e Dajtit,
ndërkohë që akuza është në pritje
të këtij raporti për të pasur edhe
provën tjetër që e gozhdon atë.
Rindërtohet skena e ngjarjes,
policit iu bllokua automatiku
Grupi hetimor ka rindërtuar
edhe njëherë skenën e krimit
më datë 7 gusht, ku mbetën
të vrarë katër punonjës policie dhe
deklarojnë se bllokimi i armës së
njërit prej efektivëve të sektorit
të operacioneve speciale ka sjellë
më shumë se dy viktima. Sipas të
dhënave hetimore, grupi i punës që
kishte ndërmarrë operacionin për
kapjen e Dajtit ka ndërhyrë fillimisht
në kapjen e Ledion Marës, i cili ka
tentuar të largohet. Më pas, dy nga
oficerët e vrarë i janë afruar makinës
me xhama të zinj, njëri nga pas dhe
tjetri nga dera anësore. Në atë moment,
nga brenda është qëlluar prej
Dritan Dajtit, duke lënë të vdekur
në vend dy punonjësit e trupës speciale.
Në këtë moment, Dajti ka dalë
nga makina dhe për t‘iu shmangur
forcave policore që kishin bllokuar
njërën anë, është nisur me vrap nga
ana tjetër. Aty është përballur me një
tjetër oficer policie, i cili i ka drejtuar
një armë automatike dhe ka qëlluar
në drejtim të tij, duke shkëmbyer
zjarr me të. Por në ato momente, oficerit
të policisë i është bllokuar arma
dhe kështu ka rënë pre e plumbave të
shtëna nga Dajti. Tek oficeri i katërt i
policisë, që u vra në krye të detyrës,
grupi hetimor shpjegon se ai kishte
neutralizuar Ledion Marën dhe sapo
është bërë gati të kundërpërgjigjet,
është qëlluar sërish nga Dritan Dajti,
ku ka mbetur i vdekur edhe Mara.
Sipas grupit të punës, të përbërë nga
prokurorë dhe ekspertë të policisë, të
gjithë viktimat janë qëlluar nga Dajti,
i cili më pas ka tentuar arratisjen.
Kjo skenë është rindërtuar në bazë
të dëshmive të oficerëve të tjerë në
vendngjarje, pasi në operacion merrnin
pjesë 16 veta dhe dëshmitarëve
okularë. Megjithatë, ende mbetet
e pashpjeguar qartë se në çfarë
momenti i ka marrë plumbat i shumëkërkuari.
Megjithatë, pasi Dajti
ka vrarë katër punonjësit e policisë,
ka tentuar të largohet, por në këto
momente ka mbërritur pjesa tjetër
e grupit, duke bërë neutralizimin e
tij. Ndërkaq, mësohet se në vendin
e ngjarjes është gjetur një pistoletë e
tretë, që mendohet se është e ndonjërit
nga efektivët e policisë të vrarë.
Sipas burimeve, armës nuk i është
kryer ende ekspertiza, ndërkohë që
vetëm pas saj do të konstatohet se
kujt i përkiste ajo.
Sekuestro tabulateve për
të zbuluar bashkëpunëtorët
Prokuroria sekuestron tabulatet
e telefonit të Dritan
Dajtit për të zbuluar
bashkëpunëtorët e tij. Burimet
nga grupi hetimor bënë të ditur
se Dritan Dajtit, ditën e ngjarjes
i janë gjetur dhjetë telefona
të ndryshëm, ku disa prej numrave
ishin shqiptarë, ndërsa
disa të tjerë të huaj. Për numrat
shqiptarë, policia bëri të ditur
se u ka bërë kërkesë kompanive
përkatëse për tabulatet e telefonatave
dhe tashmë i ka në dorë
të gjitha. Ndërkohë, nëpërmjet
homologëve të vendeve fqinje
do të ndiqet e njëjta procedurë
edhe për numrat e huaj që posedonte
Dajti. Kjo është bërë me
qëllim që policia të zbulojë kush
janë bashkëpunëtorët e Dajtit
dhe më kë ka bashkëpunuar ai.
Sipas të dhënave hetimore, me
këto veprime pritet të zbulohet
personi që e ka pajisur atë me
dokumente policie, që ende
nuk ka një përgjigje zyrtare si i
ka siguruar ato. Gjithashtu, në
kërkim e sipër pritet të zbulohen
edhe bashkëpunëtorët që e kanë
ndihmuar të fshihet gjatë gjashtë
viteve në arrati. Veç këtyre të dhënave,
për grupin e punës që po
merret me dokumentimin e plotë
të kësaj dosjeje penale, mbetet e
dyshimtë deklarata e Erges Xhaxhit,
kunati i Dajtit, i cili pavarësisht
se nuk ka pranuar ta firmosë
atë, ka deklaruar se kishin marrë
informacion më parë se po i ndiqnin.
Në deklaratën e tij, ai është
shprehur për policinë se kishin
20 minuta që ishin vënë në dijeni
se e ndiqnin. Madje, kur kishin
mbërritur në Durrës, kishin bërë
një xhiro për të verifikuar dhe më
pas kishin vendosur të ndalonin.
Sipas tij, edhe lëvizja për të zbritur
ata të parët ka qenë e planifikuar,
por kur ka ardhur momenti që ai
të firmosë deklaratën e tij, nuk
ka pranuar të kryejë një veprim
të tillë. Por, duke u nisur nga kjo
deklaratë, grupi hetimor ka nisur
punën për të dokumentuar nëse
vërtet ka pasur ndonjë rrjedhje informacioni.
Megjithatë, kjo është
hedhur poshtë dy ditë pas ngjarjes
nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, i
cili në një intervistë të shkurtër,
deklaroi se operacioni i 7 gushtit
ishte i vetmi i padekonspiruar për
kapjen e Dajtit.
Mjekët: Gjendja e
Dajtit, e stabilizua
Ylber Vata, drejtor i Spitalit të Burgut, i ftuar
në një emision televiziv tha se gjendja
shëndetësore e Dritan Dajtit, i cili akuzohet
për vrasjen e 4 policëve, është e stabilizuar
dhe nën kontroll. "Gjendja e Dritan Dajtit është
nën kontroll, ai trajtohet me ndihmën e nevojshme
dhe shëndeti i tij është i stabilizuar",
deklaroi ai. Drejtori i Spitalit të Burgut u shpreh
më tej se Dajti ka marrë tri plagë në trupin e tij,
një plagë tejshkuese në parakrahun e majtë dhe
dy plagë në brinjë. Sipas të dhënave nga spitali,
ndihma e parë Dajtit i është ofruar në spitalin e
Durrësit. Më pas, ai është transportuar në Tiranë
me forca speciale të RENEA-s. Fillimisht u dha
informacioni sikur ai do të dërgohej në Spitalin
Ushtarak, por kjo ishte një manovër e policisë,
pasi Dritan Dajti u dërgua direkt në Spitalin
e Burgut. Madje, atje vazhdon të qëndrojë që
prej ditës së premte kur kreu masakrën. Edhe
përpara dy ditësh, kur ai u soll në gjykatë për
njohjen me masën e sigurisë, policia përdori
një ambulancë të blinduar për transportimin
e tij. Madje, dërgimi i tij në gjykatë u bë nën
masa të rrepta sigurie, ku pjesëmarrëse ishin
edhe forcat RENEA. Ai u soll në gjykatë i lidhur
këmbë e duar, ndërkohë që askush nuk u lejua
të afrohet pranë tij. Madje, në gjykatë ai deklaroi
se policët kishin dashur ta vrisnin e që në spital
nuk e trajtonin mirë.