E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, e zë makineria, vdes 24-vjeçari

 

HIMARE - Mungesa e kushteve teknike në punë i merr jetën e një 21-vjeçari në fshatin Pilur të Himarës, i cili po punonte për llogari të një guroreje. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën. Sipas policisë, Aristidh Bala ishte duke punuar me një makinë të tonazhit të rëndë, kur një pjesë e karrocerisë bie mbi të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Punëtorët e tjerë më kot u munduan t'i jepnin ndihmën e parë, pasi i riu kishte vdekur. Në vendngjarje mbërriti policia, e cila pohoi se shkak i këtij aksidenti është bërë mosplotësimi i kushteve teknike gjatë punës. Trupi i pajetë i 21-vjeçarit i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku ka rezultuar se shkak i vdekjes së të riut kishte qenë goditja e fortë në pjesën e kokës dhe të trupit. Policia bëri të ditur, se aktualisht është nën hetim në gjendje të lirë pronari i gurores në Pilur. Ai po hetohet pasi nuk kishte siguruar kushtet teknike të punës për punonjësit e tij, njëri prej të cilëve u aksidentua me vdekje për këtë shkak.  q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›