E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafiku i bebeve Shqipëri-Greqi, tre të akuzuar në gjykatë

08/06/2005  Detyroi gruan të lindte në Janica të Greqisë për 5 milionë lekë. Pas tri ditësh i thanë se djali kishte vdekur

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për tre persona të akuzuar për trafik fëmijësh, me qëllime përfitimi. Hymet Kreka, nipi i tij, Nazmi Kreka dhe Liko Zena, akuzohen për trafikimin e një bebeje ende në bark të nënës. Ky i fundit do të gjykohet në mungesë, pasi policia ende nuk ka kryer ekzekutimin e fletëarrestit ndërkombëtar. Në kërkesën për gjykim thuhet se, Hymet Kreka ka trafikuar fëmijën e një gruaje me të cilën bashkëjetonte prej vitesh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tre të pandehurit kanë bindur me dhunë e kërcënime të dëmtuarën që të lindte në spitalin grek të Janicës, te gjinekologu famëkeq, Fotis Niras. Mjeku grek rezulton të jetë kushëriri i Liko Zenës, i cili ka kryer edhe rolin e ndërmjetësit.

Denoncimi

Në kërkesën për gjykim ndaj tre të pandehurve, citohet se mbi ta rëndon akuza e trafikimit të fëmijëve, parashikuar nga Neni 128 b, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Dosja në ngarkim të tre të akuzuarve Nazmi Kreka, xhaxhait të tij, Hymet Kreka dhe Liko Zenës, i është përcjellë dje për shqyrtim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Gazeta ka arritur të sigurojë kërkesën për gjykim, në të cilën citohen emrat e të pandehurve dhe provat ndaj tyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar në cilësinë e provës materiale kallëzimin penal të bërë nga e dëmtuara Mimoza Liço nga Korça, më datë 10 qershor të vitit 2004. Ajo ka deklaruar në kallëzimin e saj se bashkëjetonte me të pandehurin Hymet Kreka, që prej 10 vitesh. Ajo ka pohuar se burri i saj, Hymet Kreka, kishte biseduar në shtëpinë e saj në Korçë me nipin e tij, Nazmi Kreka, që, meqenëse ajo ishte shtatzënë, në muajt e fundit të shkonte të lindte në Greqi. Ndërsa fëmijën ta shisnin tek i pandehuri Nazmi Kreka, kundrejt shumës 5 milionë lekë të vjetra. Prokuroria ka provuar se nëpërmjet të pandehurit Hymet Kreka, i akuzuari Nazmi Kreka ka këmbëngulur që denoncuesja të lindte në Greqi, në qytetin e Janicës. Mimoza ka pretenduar në denoncim se e ka kundërshtuar një fakt të tillë, por i shoqi së bashku me nipin e kanë kërcënuar deri sa e kanë bindur të dëmtuarën që ta shiste fëmijën që do të lindte.

Trafiku

Në kërkesën për gjykim thuhet se ka qenë një nga ditët e fundit të vitit 2002, kur në shtëpinë e të dëmtuarës kanë shkuar të pandehurit Nazmi Kreka dhe Ziko Lena, ku ky i fundit punonte si taksist. Liço ka pohuar se ata kishin ardhur për ta marrë me qëllim që ta çonin të lindte në Greqi. Nazmi Kreka akuzohet se

ka shkuar së bashku me Ziko Lenën deri në doganën e Kapshticës. Ndërkohë që më pas e dëmtuara me anë të dokumenteve të falsifikuara ka shkuar së bashku me të pandehurin Ziko Lena, në Janica të Greqisë.

Lindja

Aty e dëmtuara Mimoza Liço është shtruar për të lindur në një klinikë private. Lindja është bërë nën asistencën e një mjeku gjinekolog grek, i identifikuar me emrin Fotis Niras, i cili kishte lidhje familjare me Ziko Lenën. Pas lindjes, të dëmtuarës i kanë çuar foshnjën e sapolindur të seksit mashkull për ta parë dhe më pas ia kanë marrë. Fëmijën ia ka çuar për ta parë vetë kushëriri i Ziko Lenës, doktor grek gjinekolog, Fotis Niras.

Shitja

Më pas ata i kanë thënë të dëmtuarës Mimoza Liço, se foshnja kishte vdekur. Dy-tri ditë pas lindjes, i pandehuri Ziko së bashku me të dëmtuarën Liço janë kthyer në Shqipëri. Ndërkaq, pas disa ditësh, provohet se i pandehuri Ziko Lena ka shkuar në shtëpinë e të pandehurit Hymet Kreka dhe në prani edhe të pandehurit Nazmi Kreka, u ka dhënë këtyre të fundit shumën prej 500 mijë lekësh të reja. Ka qenë e dëmtuara Mimoza Liço, e cila ka provuar vërtetësinë e këtij trafiku të bebes së saj. Gjithashtu me anë të letër-porosive mësohet të jenë siguruar prova materiale për lindjen në klinikën private në Janica të Greqisë.

Lindja është bërë nën asistencën e një mjeku gjinekolog grek, i identifikuar me emrin Fotis Niras, i cili kishte lidhje familjare me Ziko Lenën. Pas lindjes, të dëmtuarës i kanë çuar foshnjën e sapolindur të seksit mashkull për ta parë dhe më pas ia kanë marrë. Fëmijën ia ka çuar për ta parë vetë kushëriri i Ziko Lenës, doktor grek gjinekolog, Fotis Niras

Lena ka trafikuar edhe tre fëmijë, përzgjidhte ata me ngjyrë

Ziko Lena ka trafikuar drejt Greqisë edhe tre fëmijë të tjerë. Prokuroria ka arritur të provojë edhe trafikimin e tre fëmijëve të tjerë nga i pandehuri Ziko Lena, por për këto raste nuk mund ta akuzojë. Kjo, pasi nga hetimet është konkluduar se Lena i ka trafikuar këta fëmijë gjatë periudhës kohore 1997-2001. Sipas burimeve të Prokurorisë, në këtë kohë nuk ekzistonte vepra penale e trafikimit të fëmijëve dhe për këtë arsye Ziko Lena nuk mund të akuzohet. Hetuesit kanë arritur të zbulojnë gjithë aktivitetin e trafikantit të bebeve, Lena. I pandehuri, sipas Prokurorisë, zinte shoqëri me njerëzit me ngjyrë, të cilët ishin më të dobët ekonomikisht dhe të prapambetur nga ana kulturore. Pikërisht te këta njerëz ai gjente viktimat e tij, thonë burimet e Prokurorisë. Edhe në rastin në fjalë, xhaxha e nip, Hymet dhe Nazmi Kreka, janë njerëz me ngjyrë. Gjithashtu edhe e dëmtuara Mimoza Liço, e cila ka rezultuar të ishte me prapambetje mendore, gjë të cilën e kanë shfrytëzuar edhe të pandehurit për ta bindur që të lindte në Janica të Greqisë.

Klinika e Fotis Niras, ku “vdisnin” bebet shqiptare

Klinika gjinekologjike e Fotis Niras gjendet në qendër të qytetit të Janicas (Janitsa, rreth 40 km pranë Selanikut, veriu i Greqisë). Para disa muajsh, prokuroria greke sekuestroi një sërë materialesh në këtë klinikë private, për të vërtetuar dyshimet e saj lidhur me një rrjet të trafikut të fëmijëve shqiptarë. Sipas dyshimeve, pikëlidhja e të gjitha hetimeve çonte pikërisht në klinikën e Fotis Niras, i cili është njohur në Shqipëri si "Fotis Andropulos", për shkak se gjatë një vizite në Korçë pak vite më parë, ka përdorur këto gjeneralitete. Zyra ku ai ka qëndruar gjatë kësaj vizite në Korçë gjendet jo më shumë se 100 metra larg godinës së prokurorisë së qytetit. Sipas hetimeve të policive të dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë, gra shqiptare përgjatë disa viteve lindnin në këtë klinikë fëmijët e tyre dhe i linin aty në shkëmbim të një grushti të hollash. Fati i këtyre bebeve nuk është arritur të mësohet ende. Në vitin 2002, Prokuroria e Korçës hapi një hetim të përmasave jo të zakonta për këtë çështje, por gjithçka mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, edhe pse në burg, nën akuzën për trafik fëmijësh, mbetën të paktën 4 persona me dënime që shkonin deri në 20 vjet heqje lirie. Në maj të vitit të kaluar, disa policë specialë me urdhër të lëshuar nga organi qendror i akuzës në Athinë, u futën në klinikën e Fotis Niras në Janica dhe sekuestruan të gjithë anën dokumentare të saj, përfshi edhe kompjuterin e regjistrimeve. Të gjitha materialet përfunduan në Athinë në një laborator të policisë shkencore. Në të njëjtën ditë u mësua se mjeku nën akuzë Fotis Niras u shtrua në një spital (i përgjithshëm, jo i specializuar) në Selanik. Kjo lëvizje e tij u konsiderua si një masë mbrojtëse nga prangat.

Lista e 32 fëmijëve të zhdukur e publikuar nga

Policia e Shtetit, më 16 shtator të vitit 2004

1- Afërdita Dilaver Xhymerta, 14.06.1987, Mallakastër, 19.10.2001, 14 vjeçe

2-Albert Altin Xhihani, 14.12.1986, Devoll, 06.09.2003, 17 vjeç

3-Anisa Luan Koxhaj, 00.00.1989, Kuçovë, 21.06.2004 15 vjeçe

4-Artur Jakup Carja, 21.08.1995, Elbasan, 09.07.2004, 9 vjeçe

5-Denada Nazmi Çepele, 03.05.1989, Fier, 19.90.2002, 13 vjeçe

6-Dorina Xhevdet Sulka, 05.02.1988, Lushnjë, 30.07.2004, 16 vjeçe

7-Emiliana Haxhi Zefi, 00.00.1986, Kurbin, 28.10.2003, 17 vjeçe

8-Englantina Astrit Shehu, 00.00.1987, Tepelenë, 17.10.2002, 15 vjeçe

9-Ermira Agron Topi, 00.00.1986, Fier, 25.06.2002, 16 vjeçe

10-Ersiona Ali Aliaj, 00.00.1997, Tropojë 28.05.2001, 15 vjeçe

11-Ervin Bardhok Gjokaj, 00.00.1989, Mirditë, 07.06.2004, 15 vjeç

12-Gjergj Kol Pulaj, 00.00.1997, Kurbin, 10.02.2003, 6 vjeç

13- Herkul Spartak Sefa, 12.06.1993, Tiranë, 20.02.2004, 11 vjeç

14- Ilir Engjëll Sherra, 00.00.1986, Kurbin, 25.07.2000, 14 vjeç

15- Klevis Gani Celaj, 00.00.1989, Vlorë, 16.07.2004, 15 vjeç

16- Malbora Xhovalin Lleshi, 00.00.1988, Mirditë, 15.02.2003, 15 vjeçe

17-Marisa Pashk Vorfi, 00.00.1988, Kurbin, 28.10.2003, 15 vjeçe

18-Melvina Naim Bilaj, 00.00.1997, Vlorë, 30.08.2000, 13 vjeçe

19- Merita Demush Selimi, 00.00.1988, Kukës, 20.01.2004, 16 vjeçe

20- Renalda Arif Imaj, 00.00.1987, Vlorë, 13.12.2003, 13 vjeçe

21-Selime Shaban Salla, 16.05.1988, Peqin, 26.06.2004, 16 vjeçe

22-Shpresa Ramis Mborja, 12.01.1991, Durrës, 14.06.2004, 13 vjeçe

23-Shuaip Vilson Meminaj, 00.00.1989, Vlorë, 14.03.2000, 11 vjeç

24-Thëllënxa Gani Aliaj, 12.08.1988, Tropojë, 18.05.2002, 10 vjeçe

25- Vladimir Vlash Kolici, 12.03.1991, Kurbin, 25.02.2004, 13 vjeç

26-Xhevahir Hafuz Gezdari, 00.00.1982, Tiranë, 08.09.1988, 9 vjeç

27-Ylbere Ylli Bajraktari, 00.00.1986, Skrapar, 26.05.2002, 16 vjeçe

28- Albana Nebi Kukli, 05.06.1991, Vlorë, 09.04.2004, 13 vjeçe

29- Rozana Vladimir Cokallari, 24.07.1988, Vlorë, 10.04.2004, 16 vjeçe

30-Lorena Safet Veliu, 00.00.1991, Shkodër, 08.08.2004, 13 vjeçe

31- Bledar Uka, 19.02.1990, Lezhë, 28.11.2003, 13 vjeç

32-Forcim Enver Sukja, 19.04.1984, Elbasan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›