Hipertensioni, pasojat që sjell në gjendjen shëndetësore
Emanuela Sako
Tensioni i lartë, hipertensioni arterial, mbetet një ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend. Sipas një studimi të realizuar nga mjekët, rezulton se rreth 25% e shqiptarëve vuajnë nga tensioni i lartë. Prevalenca rritet me kalimin e moshës, pasi 40% e shqiptarëve që vuajnë janë mbi 45 vjeç. Hipertensioni shkakton një numër të madh sëmundjesh kardiake, duke nisur nga ato koronare e deri në infarkte akute. Në botë çdo vit vdesin shtatë milionë njerëz. Kjo sëmundje, pas viteve 2000, është vlerësuar nga mjekët si vrasësi kryesor i pacientëve të prekur nga sëmundja. Hipertensioni jep pasoja të rënda në gjendjen shëndetësore të të prekurve.
Sëmundja
Rreth 700 mijë persona në vendin tonë vuajnë nga hipertensioni, duke e renditur këtë sëmundje ndër më shqetësueset. Sipas mjekëve specialistë, kjo shifër kap mbi 25-30 për qind të popullsisë. Kohët e fundit hipertensioni ka filluar të shfaqet edhe në moshat mbi 18 vjeç. Mjekët vlerësojnë se sëmundja e hipertensionit është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton sëmundje të zemrës, hemorragjitë cerebrale, dëmtime të veshkave. Por, të gjitha këto sëmundje në shumicën e rasteve e çojnë pacientin drejt vdekjes. Mjekët rekomandojnë dieta ushqimore dhe largimin e stresit si një ndër mënyrat e parandalimit nga pacientët.
Parandalimi
Për parandalimin e hipertensionit mjekët rekomandojnë të ndiqet një mënyrë jetesë sa me e shëndetshme, mospërdorim të ushqimeve me yndyrë, bërjen e një jete sa më aktive, uljen e peshës së tepërt dhe në rastet e nevojshme marrjen e medikamenteve që duhen përdorur në mënyrë të rregullt. Duke qenë se mjekimi i tij është detyrë e mjekut të përgjithshëm, specialistët shprehen se kualifikimi i tyre është problem i përhershëm. Në rang botëror njihen 10 milionë të sëmurë me hipertension arterial, prej të cilëve mjekohen vetëm 5 milionë. Rreth 50 për qind e të sëmurëve nuk kanë asnjë ankesë dhe e kuptojnë sëmundjen kur ndodh fatkeqësia (infarkti i zemrës, insulti cerebral etj.). Në grupmoshat 60-vjeçare, në çdo tre persona, dy prej tyre janë me hipertension. Hipertensioni është një ndër sëmundjet nga të cilat vuajnë më shumë shqiptarët. Në vendin tonë numërohen rreth 700 mijë persona që vuajnë nga problemet që shkakton hipertensioni. Hipertensioni arterial konsiderohet vrasësi i parë, krahasuar me të gjitha sëmundjet e tjera dhe numri më i madh i personave që vdesin kanë në më të shumtën e rasteve si shkak hipertensionin arterial.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla, si:
Dhimbje koke
Marramendje
Pagjumësi
Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
Urinim i shpeshtë
Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri
10 Shkurt 2009