Ofertat për bursa e mastera dhe bashkëpunimet me universitetet europiane
Gazeta publikon të gjitha mundësitë për studime dhe trajnime. Afatet dhe mënyrat e aplikimit për bursa dhe mastera të ndryshëm
Edhe në numrin e sotëm gazeta sjell ofertat më të mira të universiteteve perëndimore për të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë mundësinë për të përfituar studime ose mastera të niveleve të ndryshme. Pas informacioneve më të fundit rreth programeve të BE-së, “Tempus IV” dhe “Erasmus Mundus”, sot jepen të dhëna për Programin Ndërkombëtar të Arsimit të Lartë (HESP), i Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI), që mbështesin nismat ndërkufitare të studentëve nga komunitetet universitare të shteteve të Europës Juglindore. Po ashtu, Shoqata Gjermane e Mjedisit ofron bursa për studentët e sapodiplomuar, të cilët kanë mundësinë të marrin eksperiencë në fushën e studimeve mjedisore. Në këtë speciale jepen informacione të detajuara edhe për mundësi të tjera studimi apo trajnimi.
Bursa për mjedisin
Shoqata Gjermane e Mjedisit (DBU), me qendër në Osnabrycken, ofron bursa ndërkombëtare për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Qëllimi i këtij programi është mundësimi i kualifikimit profesional të studentëve të diplomuar në zgjidhjen e problematikave të mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës në vendin e tyre.
Në kuadër të këtij programi ndërkombëtar, DBU u mundëson studentëve të sapodiplomuar një qëndrim shkencor prej 6 deri 12 muaj në një universitet gjerman, institut shkencor, ministri, kompani apo shoqatë. Kushtet dhe afatet e aplikimit, si dhe të dhënat për financimin, gjenden në faqen e internetit /////////////.dbu.de/stipendien_international.
Shkëmbime universitare
Programi Ndërkombëtar për Mbështetjen e Arsimit të Lartë (HESP) i Institutit të Shoqërisë së Hapur fton të paraqesin propozimet e tyre komunitetet universitare të Europës Juglindore për nismat e bashkëpunimit ndërkomunitar. Në këtë program mund të aplikojnë studentë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Rumania dhe Serbia.
Qëllimi i Nismave të Studentëve të Europës Juglindore (SESI) është të fuqizojë studentët për të trajtuar çështjet që lidhen me ndryshimet sistematike në arsimin e lartë. SESI mbështet përfshirjen e studentëve në demokratizimin e procesit arsimor dhe në ndërtimin e aleancave me bazë ndërnacionale në Europën Juglindore.
Për vitin 2009 kjo nismë fton organizatat apo grupet studentore që të paraqesin një “concept paper” 2-3 faqe, me pikat e propozimit. Kjo duhet të paraqesë edhe aktivitetet e propozuara, ku përfshihen aktivitetet, burimet njerëzore, takimet përgatitore, datat, të dhënat dhe fushatat. Idetë mund të paraqiten deri më datë 10 mars, ndërsa rezultatet e fazës së parë shpallen në periudhën mars-prill 2009. Në periudhën maj-qershor bëhet përzgjedhja përfundimtare dhe në korrik dalin fituesit. Projektet realizohen gjatë vitit akademik 2009-2010.
Phd për studimet e emigracionit
Universiteti i Kentit në Belgjikë ofron mundësi për studime në fushën e emigrimit. Afati i studimeve do të jetë 3-vjeçar dhe kushton 9000 euro çdo vit. Viti akademik fillon në muajin shtator të vitit 2009. Fituesit e PhD kanë avantazhe nëse përfundojnë studimet në këtë universitet, pasi mund të sigurojnë kontrata pune në Bruksel, apo edhe në vende të tjera. Aplikimet mund të bëhen direkt edhe nëpërmjet faqes së internetit: http://////ëëë.kent.ac.uk/brussels/admissions.html
Zvicra, me programe kërkimi
Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës, SNSF, së bashku me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ofrojnë programin kërkimor shkencor SCOPES, i cili synon nxitjen e bashkëpunimit të grupeve kërkimore në Zvicër me Europën Juglindore. Pas tre vitesh suksesi dhe mbështetjeje të 148 projekteve, SCOPES do të vazhdojnë edhe për 2 vjet. Për realizimin e tij janë dhënë 16 milionë franga zvicerane. Të dhënat për këtë program kërkimor dhe mundësitë e përfitimit të fondeve gjenden në faqen zyrtare ose tek Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Një portal për të marrë informacion për mastera dhe bursa
Nëse kërkon informacion për të studiuar në një universitet të BE-së, për të bërë një kurs të thjeshtë apo mastër; për t’u përfshirë në një program, për të marrë pjesë në një konferencë shkencore apo grup studimor, tashmë është e thjeshtë: me mbështetjen e Brukselit është krijuar një portal, i cili vepron si një burim informacioni i cilësisë së lartë për kërkime për studentë apo profesorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtu jepen informacione për direktori, programe dhe projekte të universiteteve dhe qendrave kërkimore europiane, të cilat krijojnë mundësi të pafundme studimore dhe shkencore. Portali i Koordinimit të Politikave Kërkimore me vendet e Ballkanit Perëndimor ka faqen e internetit; www.xbc-inco.net. Gazeta sjell për lexuesit në këtë numër disa prej mundësive që kanë edhe të rinjtë shqiptarë.
Shoqata Gjermane e Mjedisit ofron bursa ndërkombëtare
Shoqata Gjermane e Mjedisit (DBU) me vendndodhje në Osnabrycken, ofron një bursë ndërkombëtare me vende të europës qëndrore dhe lindore. DBU iu mundëson studentëve të sapodiplomuar një qëndrim shkencor prej 6 deri 12 muaj në një universitet gjerman, institut shkencor, ministri, kompani apo shoqatë. Kushtet e aplikimit mund ti gjeni në faqen e internetit www.dbu.de/stipendien_international. Data e fundit e aplikimeve është: 15.06.2009
Box 3
OSI mbështetje për rrjetet universitare
Programi Ndërkombëtar për Mbështetjen e Arsimit të Lartë (HESP) i Institutit të Shoqërisë së Hapur fton të paraqesin propozimet e tyre komunitetet univestitare të Europës Juglindore për nismat e bashkëpunimit ndërkomuntar. Afati I paraqitjes së aplikimeve është deri më 10 mars të këtij viti. Ndërsa seleksioni I fazës së parë është në periudhën mars-prill. Projektet realizohen gjatë vitit akademik 2009-2010. Financimet garantohen nga Fondacioni Soros në Hungari
Erasmus Mundus, universitetet ku mund të studiohet
Programi Erasmus-Mundus ofron mundësi të shumta në kuadër të arsimit të lartë
për studentët evropiane edhe ata jo-evropianë. Studentët e interesuar mund të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë program pasi të kenë mbaruar studimet universitare. Studimet Erasmus-Mundus jane programe studimi të një niveli të lartë cileëor në nivelin Masteri të cilat ofrohen nga një konsorcium prej së paku tre Universitetesh evropiane. Ato zhvillohen në një periudhë kohore prej një deri dy vitesh dhe mundësojnë një gradë akademike dy ose të shumëfishtë. Një master Erasmus-Mundus fillon normalisht midis periudhës Gusht- Nëntor, në varësi të fillimit të vitit akademik në vendet e caktuara. Koha e aplikimit varion sipas Universitetit dhe degës së zgjedhur. Informacionet për këtë program gjenden në faeqn e internetit: http://ec.europa.eu/education/programmes/mundus/student/index_en.html
Universitetet e mëposhtme janë partnere të projektit:
Universiteti Leipzig
Universiteti Christian Albrechts në Kiel
Universiteti i Bremenit
Universiteti Rëth Aachen
Institute for Laë and Finance, Universiteti i Frankfurtit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Karlsruhes
Universiteti i Bielefeldit
Universiteti Teknik i Hamburgut
Universiteti Teknik Mynih
Universiteti i Shtutgartit
Universiteti i Hamburgut
Universiteti Gëte në Frankfurt
Universiteti Teknik Darmstadt
Informacionet mund të merren edhe në ambasadën gjermane në Tiranë
5 Shkurt 2009