Matura 2009, Ministria e Arsimit nis udhëzimet në drejtori dhe shkolla
Pas këtij procesi do të fillojë programi “Këshillimi i karrierës”. Çfarë do të përmbajë ky program dhe si do të orientohen maturantët
Jonida Tashi
Ministria e Arsimit nis udhëzimet për Maturën 2009 pranë drejtorive arsimore dhe shkollave. Ndërsa procesi i orientimit të të rinjve në zgjedhjen e studimeve universitare, ose i quajtur ndryshe “Këshillimi i karrierës”, për maturantët pritet të nisë së shpejti. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se ky dikaster do të dërgojë këto ditë pranë drejtorive arsimore dhe shkollave në të gjithë vendin udhëzimet e Maturës 2009. Burimet shpjegojnë se pas shpërndarjes së udhëzimeve në drejtori dhe shkolla do të nisë “Këshillimi i karrierës”.
Procedura
Shefja e zyrës së shtypit pranë MASH-it, Ermelinda Muho, sqaron: “Këshillimi i Karrierës fillon pasi dërgohet në drejtoritë arsimore rajonale dhe shkolla gjithë informacioni për Maturën. Do të dërgojmë tani me radhë të gjitha udhëzimet”. Aktualisht specialistët e Arsimit janë duke përfunduar ndryshimet që do të pësojë rregullorja e Maturës Shtetërore 2009. Ndryshimet e propozuara për Maturën 2009 pritet të firmosen nga ministri i Arsimit, Fatos Beja, për të marrë formën përfundimtare. Sipas drejtorit të Politikave të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, Matura 2009 do të pësojë disa ndryshime vetëm përsa i përket procesit të monitorimit dhe shqyrtimit të ankesave. Ndërsa përsa i përket nisjes dhe përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2009, Vejsiu sqaron se këtë vit do të ndiqet e njëjta procedurë me atë të vitit të shkuar, që nis me plotësimin e formularit A1. Plotësimi i këtij formulari është kushti kryesor që duhet të përmbushë një maturant për të marrë pjesë në provimet e Maturës.
Këshillimi
Objektivi i programit “Këshilli i karrierës” është që nxënësit, aktualisht maturantët e shkollave të mesme publike dhe jopublike, por edhe maturantët e ardhshëm, para provimeve të Maturës dhe para se të zgjedhin mes shumë fakulteteve në vend, të kenë një informacion të plotë për degët që ata do të zgjedhin për të studiuar. Kjo është një nga pikat kyçe për një vendim personal të çdo kandidati/ maturant, e që duhet të merret në bazë të një informimi të plotë, me anën e disa mekanizmave, siç janë: “Këshillimi i karrierës” dhe “Ditët e gjimnazistëve në universitet”. “Këshillimi i karrierës” është një orientim për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, duke u përqendruar te maturantët, të cilët zgjedhin shkollën e lartë, por jo duke u kufizuar vetëm te ata. Ky proces është menduar që në një të ardhme të afërt të kalojë përmes ngritjes dhe funksionimit të zyrave të këshillimit të karrierës (ZKK). Rezultati i procesit të “Këshillimit të karrierës” është që maturantët të jenë të mirinformuar për vendimin që do të marrin. Për shembull: para se maturanti të zgjedhë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Inxhinierisë, apo Historisë, ai duhet të dijë më parë se ekziston një program i tillë studimi, me ngarkesë të caktuar dhe më kryesorja, pas diplomimit, cilat janë shanset e punësimit apo të të qenit të suksesshëm në tregun e punës.
Bashkëpunimi me universitetet
Për të garantuar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit të “Këshillimit të karrierës” do të ketë një bashkërendim të veprimtarive të parashikuara në plan-program mes shkollave të larta dhe atyre të mesme.
Universitetet, në bashkëpunim me shkollat e mesme, kanë detyrë që t’i informojmë më mirë maturantët për ofertat e Arsimit të Lartë, për shanset që kanë në një degë të caktuar studimi, për perspektivën e karrierës së tyre që u ofrohet në rastet e ndryshme.
Ky bashkëpunim do të përfshijë gjerësisht të gjitha universitetet publike si edhe universitetet private, për të garantuar një hapësirë sa më të gjerë të plotësimit të interesave të nxënësve maturantë.
Maturantët do të informohen nga fakultetet për vlefshmërinë e diplomës së tyre, hapësirën që ajo ka në tregun e punës, familjarizimin me jetën studentore, si dhe kushtet e mësimdhënies që ofrohen.
Takimet që do të organizojnë pjesëtarë të stafeve mësimore të fakulteteve, nuk do të kufizohen vetëm për çështjen e koeficienteve që kanë për çdo universitet, por në ditë të caktuara në kuadrin “Ditët e gjimnazistëve në universitet”, profesorët e universiteteve vijnë në shkollat e mesme për të paraqitur ofertat e fakulteteve në të cilat ata japin mësim.
Maturantët do të vizitojnë në ditë të caktuara fakultetet ku secili mund të vizitojë sa më shumë fakultete, të njihet me godinën, me personelin, me laboratorët, me programet e studimit dhe të krijojë një ide që pas 3 apo 5 vjetësh pasi të diplomohet, si dhe për të krijuar një ide fillestare çfarë shansesh do të ketë për punë.
Durrës, studentët e Infermierisë kërkojnë barazimin e diplomave midis fakulteteve
Studentët e degës së Infermierisë në Shkollën e Lartë Profesionale (SHLP), pjesë e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, kërkojnë barazimin e diplomave të tyre me ato të fakulteteve të tjera të këtij universiteti. “Dega e Infermierisë ka 135 studentë që kryejnë një cikël 3-vjeçar studimesh, krejt ndryshe nga tetë degët e tjera me cikël 2-vjeçar të SHLP-së në këtë Universitet”, - shprehet kryetarja e Qeverisë Studentore, Miranda Hallulli. Ajo sqaron se studentët e Infermierisë kërkojnë kthimin e kësaj dege në një Fakultet të Shkencave të Aplikuara, çka mundëson njohjen e diplomave të tyre në tregun e punës. Sipas kryetares së Qeverisë Studentore, rektorati dhe stafi akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” e kanë mbështetur nismën e studentëve dhe tashmë kërkesa e tyre është paraqitur në Ministrinë e Arsimit. Në vitin e tretë dhe të fundit të degës së Infermierisë në Shkollën e Lartë Profesionale ndjekin studimet 28 studentë.
Diplomat e Bolonjës, në protestë edhe studentët në Elbasan
Protesta për diplomat e Bolonjës, pas studentëve të Gazetarisë në Tiranë, është shtrirë edhe në Elbasan. Studentët e Gazetarisë pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë organizuar ditën e djeshme një protestë ku kërkonin diploma dinjitoze. Sipas shefit të Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Albert Riska, protesta e studentëve është e politizuar, sepse studentët janë njoftuar që në fillim të vitit akademik se studimet do të kryen sipas kartës së Bolonjës. Riska e ka cilësuar të politizuar protestën e djeshme të studentëve, pasi ata kanë qenë të mbështetur nga përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim. Riska sqaron se studentët si fillim ndjekin ciklin e parë të studimit, i cili është trevjeçar dhe në përfundim të tij studenti nuk merr diplomë, por pajiset me një certifikatë. Ai shton se kjo certifikatë e lejon studentin të ndjek ciklin e dytë të studimit, atë që quhet master i nivelit të parë, pas të cilit studentët pajisen me një diplomë.
5 Shkurt 2009