Tole: “Të ripërmasojmë figurën dhe rolin e akademikut”
Akademiku Vaso Tole flet për gazetën rreth zgjedhjes së strukturave të reja. Ai paraqet platformën e tij për postin e sekretarit Shkencor të ASH-së
“Ka ardhur koha që të marrë përmasa të reja figura dhe roli i akademikut”, - ky është mendimi i z.Vaso Tole, i cili është në listën e akademikëve shqiptarë. Këtë mendim, ai e ka përfshirë edhe në paketën e propozimeve të tij në garën për sekretar Shkencor të ASH-së. Në një intervistë të dhënë për gazetën, z. Tole ka parashtruar pikat e platformës së tij, të cilat kanë të bëjnë me rikthimin e peshës institucionale të Akademisë, me rishikimin e kuadrit ligjor të institucionit më të lartë shkencor në vend dhe me nxitjen e bashkëpunimit në nivel akademik me institucionet e tjera homologe në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Teksa komenton situatën para zgjedhjeve për strukturat e reja në Akademinë e Shkencave, z. Tole thotë se është i rëndësishëm fakti që gjatë procesit të zgjedhjeve për kryesinë e re, kandidadët, në të gjitha postet drejtuese, po artikulojnë ide, platforma dhe vizione, të cilat tregojnë përgjegjshmërinë e akademikëve për të strukturuar Akademinë e Shkencave të së ardhmes.
Akademia e Shkencave tashmë ka pësuar një reformim në strukturën dhe përbërjen e saj. Si e vlerësoni këtë proces?
Tradita e organizimit të Akademisë së Shkencave deri në prag të reformës ka qenë e lidhur ngushtë me punën e instituteve kërkimore shkencore në fushat e Albanologjisë si të Institutit të Kulturës Popullore, Institutit të Arkeologjisë, Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit të Historisë, etj., por edhe me institutet e tjera të kërkimit shkencor dhe teknologjik. Sot, pas reformës, të gjitha këto institute nuk janë më pjesë e Akademisë, por janë grupuar pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe përgjithësisht pranë universiteteve. Në këto kushte të reja të funksionimit të saj, Akademia, përmes Asamblesë së Akademikëve, nevojitet që të hartojë një dokument strategjik të punës së saj për sot dhe të ardhmen. Ai që është i rëndësishëm është fakti se gjatë procesit të zgjedhjeve për kryesinë e re, të gjithë po vërejmë,me kënaqësi faktin që kandidatët në të gjitha postet drejtuese po artikulojnë ide, platforma dhe vizione, të cilat tregojnë përgjegjshmërinë e akademikëve për të strukturuar Akademinë e Shkencave të së ardhmes. Unë kam besim te vepra dhe personaliteti i akademikëve tanë.
A ishte një hap i mirë ky lloj decentralizimi nëse mund të quhet i tillë?
Kjo do të vërehet pas fillimit të punës së Akademisë së re. Besoj se është një sfidë, e cila do të përballet me dinjitet nga ne të gjithë.
Edhe ju jeni në garë për pozicionin e sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave. Pse duhet që Asambleja të zgjedhë konkretisht kandidaturën tuaj dhe jo të ndonjë tjetri?
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë ka një potencial intelektual nga më të fuqishmit në vend, i trashëguar prej disa brezash, si dhe një përvojë kërkimi shkencor individual e në grup me zotësi nisme vetjake e institucionale. Kërkimi akademik, për nga natyra e tij, është më shumë i prirur që të jetë individual. Por, për nevoja të plotësimit të funksioneve themelore të saj, Akademia e Shkencave ka gjithashtu nevojë për krijimin e sinergjive të domosdoshme për nisma institucionale në fusha të ndryshme, ku ajo përfaqësohet nga personalitete të shquara shkencore e publike. Krijimi i kësaj klime të re në Akademinë e Shkencave nuk mund të jetë më vetëm një problem bashkërendimi ose thjesht burokraci. Funksionimi rezultativ i pozicionit të sekretarit Shkencor të ASH-së mendoj se do të ketë fjalë-kyç të veprimtarisë së vet pikërisht krijimin e këtyre sinergjive, për t`u përballur dhe zgjidhur shumë çështje dhe probleme të mbartura. Akademia e Shkencave është projektuar për të qenë një institucion elitar dhe kurrsesi nuk duhet të përngjasojë me një klub të zakonshëm debati ose si një organizatë joqeveritare mendimi për shkak të keqmanaxhimit të saj, sikurse është paralajmëruar shpesh në shtyp. Klima e re kërkohet në radhë të parë që të jetë midis brezave të akademikëve, me mendësi e përvoja të ndryshme; midis akademikëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të institucionit; midis ASH-së dhe institucioneve me të cilat ajo ka marrëveshje dhe kontrata bashkëpunimi ose edhe përmes standardeve që kërkohen nga anëtarësia në organizma ndërkombëtare.
Konkretisht, si e mendoni këtë post? Çfarë duhet të bëjë sekretari Shkencor i ASH-së?
Në funksionin e sekretarit Shkencor të ASH-së, krahas detyrave të parashikuara në Statut (sekretari Shkencor ndjek zbatimin e vendimeve të Asamblesë, të Këshillit Ekzekutiv dhe të Kryesisë, përgatit mbledhjet e tyre, kujdeset për paraqitjen e programit shkencor të Akademisë, mbikëqyr veprimtarinë e aparatit administrativ të Akademisë), synojmë që:
të rikthejmë peshën institucionale të Asamblesë së ASH-së si organi më i lartë drejtues dhe së bashku me të edhe frymën e domosdoshme të kolegjialitetit brenda saj;
të propozojmë dhe të realizojmë së bashku me Kryesinë përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues, të fushave që mbulon ASH-ja, me qëllim rritjen e figurës së akademikëve dhe ndërlidhjen e veprimtarisë së tyre dhe të Akademisë së Shkencave me institucionet e tjera shkencore të vendit e më gjerë;
të krijojmë një klimë pune pozitive të përbashkët, me qëllim ripërmasimin e figurës dhe të rolit të akademikut në zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor të vendit;
të nyjëtojmë nisma të reja shkencore të autoritetit të shkencës akademike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar etj;
Të gjitha sa më sipër synojnë që Akademia e Shkencave të jetë e përgatitur për të përballuar detyra me rëndësi themelore në shkencën tonë kombëtare në kushtet e integrimeve rajonale dhe botërore, të ketë përfaqësim të denjë në raport me institucionet homologe dhe të vazhdojë të mbetet kryeqendra e mendimit dhe e shkencave tona.
PIKAT E PLATFORMËS
Të rikthejmë peshën institucionale të Asamblesë së ASH-së
Të propozojmë dhe realizojmë së bashku me Kryesinë përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues;
Të krijojmë një klimë pune pozitive të përbashkët, me qëllim ripërmasimin e figurës dhe të rolit të akademikut në zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor të vendit;
Të nyjëtojmë nisma të reja shkencore të autoritetit të shkencës akademike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar etj
5 Shkurt 2009