Vijnë 200 forca italiane
05/05/2005 NATO
DURRËS – Një kontigjent i ri trupash ushtarake italiane do të vijnë në Durrës. Rreth 200 trupa të tjera italiane, do të nisen nga Bari në drejtim të Durrësit, për të marrë detyrën 6 mujore të shërbimit, në kuadër të NATO-s. Lajmi konfirmohet dhe nga burime zyrtare pranë qëndrës së NATO-s të dislokuar prej kohësh në Durrës. Misioni i këtyre trupave, mësohet se do të jetë vëzhgimi dhe ruajtja e linjave të komunikimit me komandat e trupave paqeruajtëse të NATO-s, të dislokuara në rajon. Po sipas njoftimeve zyrtare, këto trupa që pritet të vijnë për të kryer shërbimin do të kenë edhe një rol tjetër. Ditët e tyre të qëndrimit në Shqipëri janë të planifikuara që të shërbejnë edhe për të ndihmuar organizatat ndërkombëtare humanitare në vendin tonë.