E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahasimi i qëllimshëm i PKK me Hamasin

Nga Orhan ZARSHATI
Mbas largimit të beftë të Kryeministrit të zemëruar turk Rexhep Tajip Erdo?an në incidentin që ndodhi në Davos të Zvicrës; një prej deklarimeve më të zakonshme, ishte që Turqia dhe Izraeli, luftojnë terrorizmin, prandaj duhet të jenë bashkë, si palë të së njëjtës përpjekje. Në këto deklarime u tha se organizata kurde PKK, e njohur ndërkombëtarisht si grupim terrorist dhe Hamasi janë organizata të ngjashme dhe se kurdët kanë të njëjtin fat si dhe palestinezët. Mbi të gjitha, veçojnë analistët përkatës, kjo është një përpjekje e paramenduar për të krahasuar metodat turke të luftës kundër terrorizmit me metodat e Izraelit në luftën kundër terrorizmit. Në shkrimin tonë të para do kohëve Metoda e Izraelit në luftën kundër terrorizmit (gazeta SOT, 23 janar 2009) ne kemi trajtuar se si Izraeli e lufton terrorizmin duke mos pyetur fare për popullin e pafajshëm palestinez. Partia prokurde në Turqi, quajtur Partia e Shoqërisë Demokratike (DTP) është përpjekur të sfidojë kryeministrin turk duke thënë se edhe kurdët po e pësojnë si palestinezët; ndërsa një analist, që është i pavarur dhe i pandikuar nga DTP, ka vënë në dukje se metodat e Izraelit  në luftën kundër terrorizmit do ta vejnë Turqinë në një pozicion të vështirë në arenën ndërkombëtare. Ka orvatje të shumta thonë analistët, për ta paraqitur të ngjashëm dhe me natyrë të njëjtë problemin kurd me problemin palestinez, Hamasin dhe PKK-në, metodat që zbaton Turqia në luftën kundër terrorizmit me ato që zbaton Izraeli. Po të merren në konsideratë faktet historike dhe gjendja e tanishme, nuk është e mundur të gjendet një sfond i ngjashëm historik ndërmjet kurdëve she palestinezëve. Kur Perandoria shumetnike dhe shumëkulturore Osmane mori fund në vitin 1923, themelimi i Republikës së Turqisë u bë i mundur, jo vetëm nga turqit, por edhe nga kurdët. Parlamenti i parë i Republikës Turke përbëhej nga deputetë të disa grupeve etnike, përfshirë dhe kurdët. Kështu Lufta legjendare Nacionalçlirimtare ishte rrjedhojë e pjesëmarrjes krah për krah në luftë të turqve dhe kurdëve dhe kontributit të përbashkët të tyre. Nuk mund të flitet për një ushtri, që u nis nga Ankaraja për të pushtuar rajone të caktuara në Turqi, ku banonin edhe kurdët. Prandaj historikisht faktet duhen parë se si dy grupe etnike ecën sëbashku për të arritur një objektiv të caktuar dhe punuan sëbashku për të ndarë në mes tyre të njëjtën gjeografi, vejnë në dukje analistët. Në Palestinë ka ndodhur e kundërta, atje është krijuar një shtet në tokat e blera,ose të pushtuara nga Izraeli, me miratimin e Fuqive të Mëdha të kohës (1948).Izraeli i sotëm është kthyer në një vend që është në luftë të përhershme me palestinezët. Nuk ka asnjë dëshirë,apo mundësi që shtetasit e Izraelit të ardhur nga të katër anët e botës të ndajnë vendet e shenjta´me palestinezët. Që nga dita e formimit të Shtetit të Izraelit, ka një përpjekje konstante dhe të qëllimshme për ti përzënë palestinezët nga rajoni. Nga  viti 1948 e deri tani, nuk ka ndonjë ndryshim të politikës së zbatuar kundrejt palestinezëve, me përjashtim të procesit të Oslos të udhëhequr nga Jitzhak Rabin. Kështu që mund të thuhet fare mirë se nuk ka kurrfarë lidhjesh kulturore, politike, ekonomike, sociale dhe fetare, ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, ashtu siç ka ndërmjet turqve dhe kurdëve. Kushdo që pretendon  për ngjashmëri ndërmjet çështjeve Izrael-Palestinë dhe Turqi-Kurdistan, duhet gjithashtu ti përgjigjet edhe këtyre pyetjeve: A duan turqit dhe kurdët të heqin nga paaftësia për të krijuar hapësira të përbashkëta jetese? A ka urrejtje ndërmjet turqve dhe kurdëve,ashtu siç ka ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve? A ka martesa të përziera ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve,siç ka ndërmjet turqve dhe kurdëve në Turqi? Sa palestinezë ka në Parlamentin e Izraelit,ose në Ushtrinë e Izraelit? Po të merren në konsideratë përgjigjet për këto çështje, nuk është e mundur të hiqet një paralele ndërmjet Turqisë dhe Izraelit. Ka ndryshime thelbësore për mënyrën se si funksionon shteti si dhe ndërmjet strukturave sociale korrente në Turqi dhe në Izrael. Zakonisht hiqet një paralele ndërmjet Hamasit dhe PKK-së. Thuhet që të dyja këto janë organizata terroriste dhe duhet të trajtohen njësoj. Por a janë me të vërtetë këto dy organizata të ngjashme, të njëllojta? PKK, veçanërisht mbas periudhës së demokratizimit të shpejtë në Turqi që nga viti 2003, i ka shtuar sulmet kundër popullsisë civile. Pra demokratizimi dhe heqja e kufizimeve në çështjet e të drejtave kulturore, ka rezultuar me shtimin e numrit të sulmeve terroriste. Po të merret në konsideratë pjesëmarrja aktive e kurdëve në jetën politike, sociale dhe kulturore në Turqi, bije dukshëm në sy margjinalizimi i PKK-së. Megjithëse partitë prokurde kanë të drejtën e përfaqësimit në parlament, PKK vazhdon në mënyrë konstante të kryejë veprimtari terroriste. Prandaj mund të thuhet se terrorizmi ka qenë në ngjitje, me gjithë rritjen e mirëqenies ekonomike, statusit social dhe të përfaqësimit në politikë. Për më tepër PKK nuk ka vënë në shënjestër vetëm turqit, kudo qofshin ata. Sulmet e 3 dhjetorit 2008,kishin ne shënjestër popullsinë kurde në Dijarbakër. Rasti i PKK-së është esencialisht i ndryshëm nga ai i PKK-së. Mbasi Hamasi i fitoi zgjedhjet, palestinezët u ndëshkuan dhe u shtrënguan të vuajnë nga uria dhe varfëria. Me qëllim që të prevenohet përfaqësimi i palestinezëve nga Hamasi, Palestina u kthye në një burg pa çati. Megjithatë po të flasim teorikisht, vënë në dukje analistët, lëshimi i raketave nga krahu luftarak i Hamasit, përfundimisht mund të konsiderohet si një akt terrorist. PKK është një organizatë e cila të gjitha burimet e saja dhe të gjithë strategjinë e sajë ia ka kushtuar terrorizmit dhe akteve terroriste. Kurse Hamasi është një organizatë e cila zbaton metodat sociale, ekonomike dhe politike, përpara se të përdori terrorizmin si opsion të fundit. Nuk mund të flitet këtu për një korrelacion ndërmjet demokratizimit në Turqi dhe pakësimit të akteve terroriste nga ana e PKK-së.Për shumë ekspertë dhe vëzhgues  fitimi i zgjedhjeve nga Hamasi dhe sjellja më e moderuar të tij, ishin një shans dhe oportunitet i vërtetë për paqe në rajon, mirëpo Izraeli zgjodhi rrugën e dënimit të të gjithë palestinezëve, për shkak se ata zgjodhën Hamasin që ti përfaqësonte ata. Çdo akt dhune që ven në shënjestër civilët e pafajshëm është i papranueshëm,ndërsa vrasja e njerëzve të pafajshëm për çfarëdolloj interesi politik duhet të kategorizohet si akt terrorist,theksojnë analistët. Por vetëm kjo nuk mund të provojë ndonjë ngjashmëri ndërmjet Hamasit dhe PKK-së. Këtu gjen vend një korrelacion krejt i kundërt ndërmjet përdorimi të terrorizmit nga PKK dhe Hamasi. Palestina është një entitet i njohur nga Kombet e Bashkuara, prandaj mund të thuhet që de facto Hamasi është një autoritet me legjitimitet, i cili ka fituar mbështetjen e shumicës së palestinezëve. Hamasi mund të përshkruhet si një strukturë e cila ndërmerr projekte sociale dhe ekonomike për tiu drejtuar problemeve me të cilat ndeshen palestinezët. Por partia e quajtur Hamas ka gjithashtu elementin terrorist në strukturën e saj. Kurse PKK, është një organizatë e cila përdor vetëm terrorizmin dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm për të arritur qëllimet e veta.
Si Turqia ashtu dhe Izraeli janë vende që luftojnë terrorizmin. Por kjo nuk do të thotë se ato përdorin të njëjtat metoda në luftën kundër terrorizmit. Turqia ka një qasje më tërësore ndaj terrorizmit, mbasi ndërmerr projekte sociale, ekonomike, kulturore dhe politike në përgjigje të PKK-së. Operacionet tokësore të nisura nga Turqia nga viti 2007 e këtej, si shënjestër kanë vetëm terroristët, kështu që strategjia e Turqisë ka qenë dhe është krejt e kundërt me atë të Izraelit. Në këto operacione janë vrarë 300 terroristë, si dhe janë shkatërruar shumë depo armatimesh dhe municionesh. Vetëm një civil është vrarë në këto operacione. Përveç kësaj  autoritetet turke kanë njoftuar që operacionet nuk kanë vënë në shënjestër terroristët, por njësitë e mbështetjes logjistike dhe depot e armatimeve dhe të municionit. Turqia jo vetëm që vepron me kujdes në diferencimin e terrorist

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›