Hipoteka, dokumentet shtetërore për regjistrimin e pronës
Kodet që njihen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Institucionet ku duhen marrë këto dokumentet për të qenë të vlefshme
Laureta Rryçi
Tiranë - Për të regjistruar pronën në Hipotekë nevojiten 41 dokumente, të cilat duhet të merren në institucione të ndryshme shtetërore. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm kodet me të cilat njihen këto dokumente në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe institucionet shtetërore ku duhet të merren. Këto dokumente vlejnë për raste të ndryshme, në varësi të pronës që duhet të regjistrohet. Ndërsa institucionet ku lëshohen ato janë të shumta, duke nisur nga gjendjet civile, e deri te drejtuesit vendorë.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 129 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje se këto dokumente u duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucionin ku mund të merret dokumentacioni përkatës. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar, duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacion të saktë nga institucionet e duhura. Tani qytetarët nuk e kanë të nevojshme që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën. Po në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet ta fusin kuponin në aparaturat elektronike të zyrave vendore për regjistrimin e pasurive. Më pas atyre do t’u vijë përgjigja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik.
Hipoteka ka përcaktuar kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuara në formular. Së fundi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial e vendimit gjyqësor. Po kështu, për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë të të cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Kodi Dokumenti Institucioni që e lëshon
A1 Akt administrativ për fshirje të kufizimeve të pasurisë Institucioni që e ka me ligj.
A2 Akt administrativ për vënie kufizimi Institucioni që e ka me ligj.
A3 Akt i dorëzimit i nënshkruar nga AKP e Blerësi A.K.P
A4 Akt i kolaudimit të objektit Inxhinier i licencuar
A5 Akt i marrjes së tokës në pronësi Komisioni i ndarjes së tokës në fshat dhe komunë
A6 Akt i piketimit të objektit Urbanistika e Bashkisë/Qarkut
A7 Akt ligjor të pronësisë ose të drejtave të tjera reale
A8 Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi Person i licencuar për vlerësimin
A9 Certifikatë e gjendjes familjare Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës
A10 Certifikate e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës
A11 Certifikatë familjare e 1 dhjetor 1992 Gjendja Civile e Bashkisë/ Komunës
A12 Certifikatë lindje Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës
A13 Certifikatë pronësie Zyra Vendore e R.P.P.
A14 Dokument pronësie Zyra Vendore e R.P.P.
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
A16 Kartela e pasurisë (Kopje) Noteri
A17 Leja për sheshin e ndërtimit e dhënë nga organi kompetent K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut
A18 Leje ndërtimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut
A19 Leje ndërtimi e miratuar nga KRRT K.Rr.T. Bashkisë. Komunës, Qarkut
A20 Leje ndërtimi e miratuar nga Kryetari i Këshillit të fshatit të bashkuar KP të qytetit Kryetari Këshillit të fshati bashkuar
A21 Leje ndërtimi e miratuar nga Përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës Përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës
A22 Leje ndërtimi e miratuar nga Përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës të KEKP të qytetit Përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës
A23 Leje shfrytëzimi ose banimi të objektit Bashkia/Komuna/Qarku
A24 Lista e inventarit të pasurisë që do të regjistrohet Këshilli i Ministrave
A25 Miratimi i Ministrisë së Bujqësisë për ndryshimin e llojit të pasurisë nga arë në truall Ministri i Bujqësisë
A26 Shkresë përcjellëse e institucionit që kërkon regjistrimin e pasurisë Institucioni që e ka me ligj
A27 Shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar aktin Institucioni që e ka me ligj
A28 Shkresë përcjellëse nga institucioni që ka lëshuar lejen e shfrytëzimit Bashkia/Komuna/Qarku
A29 Statuti i shoqërisë tregtare Asambleja e shoqërisë
A30 Urdhër nga regjistruesi Regjistruesi i ZVRPP
A31 Urdhri i Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Ministri i Ekonomisë
A32 Vendim Bashkie për ndryshim emri Këshilli i Bashkisë
A33 Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin në administrim të pasurive Këshilli i Bashkisë
A34 Vendimi i Komisionit të shpërndarjes dhe të likuidimit të pasurive të Kooperativës Bujqësore Komisioni i shpërndarjes dhe likuidimit të pasurive të kooperativave bujqësore
A35 Vendimi i Komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve Agjencia e kthimit e kompensimit të pronave
A36 Vërtetim i Zyrës së Gjendjes Civile Zyra e gjendjes civile
A37 Vërtetim nga organi i njësisë vendore ku ndodhet pasuria Bashkia/Komuna/Qarku
A38 Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes Komuna
A39 Vërtetim pronësie Zyra Vendore e R.P.P.
A40 Vërtetimi i ndryshimit të kufirit i lëshuar nga autoritetet e pushtetit vendor ose nga subjekti shtetëror që e ka në administrim
A41 Akt administrativ për ndryshim emri Bashkia/Komuna/Qarku
21 Tetor 2008