E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e krizës: 20 milionë vende pune

milionë vende punë do të shkurtohen
për shkak të krizës financiare
deri në fund të vitit të
ardhshëm. Ky është parashikimi i
fundit pesimist i Agjencisë
Ndërkombëtare të Punësimit
pranë OKB-së, në lidhje me një
nga pasojat e rënda të krizës
ekonomike globale. Sipas raportit
të sapo publikuar, sektorët që do
të preken më shumë nga shkurtimet
e vendeve të punës do të
jenë ato të ndërtimit, pasurive të
patundshme, shërbimet e ndryshme
financiare dhe sektori i prodhimit
dhe shitjes së makinave.
Ky raport është mbështetur te shifrat
dhe statistikat e ofruara nga
Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Numri i sipërpërmendur, gjithmonë
sipas raportit të ILO-s,
mund të jetë edhe më i madh, por
për një vlerësim më afër së
vërtetës duhet pak kohë për të
parë ndikimin e drejtpërdrejtë të
krizës financiare në ekonominë e
vendeve të caktuara dhe atë
botërore në tërësi. Raporti synon
që të japë një ndikim të drejtpërdrejtë
të krizës financiare te jetët
e njerëzve dhe standardi i tyre i
jetesës, pasi deri tani të pakta kanë
qenë parashikimet, apo supozimet
në lidhje me atë që ndikimin
krizës në ekzistencën e përditshme
të banorëve të planetit. ILO
që bën bashkë qeveri,
punëdhënës dhe të punësuar
kërkon që të krijojë dhe ofrojë
mënyra për zgjidhjen e krizës
përmes krijimit të vendeve të reja
të punës dhe ndërmarrjen e të
gjitha hapave që promovojnë
"ekonominë reale". "Do të ishte
tragjike që krizës së "kredive të
vogla" t‘i kundërpërgjigjeshim me
"politika e vendime të vogla". Organizata
ndërkohë nuk ka ende të
dhëna lokale për humbjen e
vendeve të punës në rajone të
ndryshme të botës, por theksojnë
se, sipas statistikave dhe situatës
së deritanishme, deri në fund të
vitit 2009 numri i të papunëve do
të kapë shifrën 210 milionë, nga
190 milionë që ishte vitin e kaluar.
Kjo do të jetë hera e parë që do
të kalohet shifra 200 milionë. Vendet
me tregje më të mëdha vendas,
që nuk varen në masë të
madhe nga eksportet, do të kenë
një periudhë krize më të lehtë. I
tillë është, për shembull, rasti i
Kinës, ku eksportet përbëjnë
vetëm 11% të ekonomisë. Një fakt
alarmues është që niveli i papunësisë
ka qenë i pandryshueshëm
pavarësisht rritjes
ekonomike në vendet e zhvilluara
gjatë periudhës 2002-2007. Sipas
studimit, vëmendje shumë e
madhe i duhet dhënë biznesit të
vogël e të mesëm dhe sektori financiar
duhet të jetë mbështetës
ndaj bizneseve dhe jo frenues me
shkallën e lartë të kreditimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›