E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Vota e emigrantëve, rrezik nga Greqia

Ish-kryeministri në vitet ‘92-‘97 dhe njëkohësisht kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehet kundër idesë për të votuar në 2009-ën edhe emigrantët. Sipas Shehit, Athina do të fuqizojë faktorin politik që mbështet grekët në Shqipëri me anë të kësaj nisme, e cila pritet të ligjërohet nga forcat e mëdha politike në vend. Shehi e justifikon idenë kundër votës së emigrantëve, duke theksuar se "problemi është në aspektin teknik. Ne s‘kemi një shtet të mirëorganizuar. Ne e kemi të vështirë t‘i zhvillojmë zgjedhjet në Shqipëri, imagjinoni pastaj në ambasada". Në këtë kontekst, Shehi e cilëson votën e emigrantëve në zgjedhje një rrezik potencial nga pala greke. "150 mijë emigrantë në Greqi kanë ndryshuar emrin, jo më që s‘do ta kenë problem për të ndryshuar skedën elektorale", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›