Hipoteka e topografët, “në garë” për 20 milionë euro tokë në plazh
27/01/2009 Dyshime për 10 persona. Falsifikuan dokumentet për plazhin e “Gjeneralit” në Durrës
TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka zbardhur plotësisht skemën e tjetërsimit me anë të falsifikimit të 48 hektarëve toke në plazhin e “Gjeneralit”, që ndodhet në komunën Synej të Kavajës. Dyshohet se janë 10 persona që kanë punuar për aneksimin në mënyrë të padrejtë të kësaj sipërfaqeje bregdetare, që sipas ekspertëve kap shifrën financiare prej 20 milionë euro. Këta janë punonjës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, punonjës të zyrës së hipotekës në Tiranë dhe Kavajë si dhe disa topografë privatë. Për të kryer tjetërsimin e pronës shtetërore, mësohet se të dyshuarit kanë falsifikuar firmat e familjes “Shijaku”, si dhe të avokatit të tyre Dilaver Rexhepi.
Skema e mashtrimit
E gjithë skema ka ndodhur në kohën kur anëtarët e kësaj familje kanë aplikuar për të marrë ish-tokat e tyre. Por sipas verifikimeve të kryera nga organi i akuzës, ka rezultuar se aplikimi i tyre, nuk ka qenë pikërisht në plazhin e “Gjeneralit”, por në disa zona të tjera, si Mali i Robit në Karpen e zona të tjera. Falsifikimi i kryer nga dhjetë të dyshuarit e tanishëm, favorizon biznesmenë e topografë privatë, të cilët duke përdorur si “trampolinë” emrin e familjes “Shijaku”, kanë zhvendosur sipërfaqen e tokës duke u bërë pronarë fiktivë të saj. Mbi të gjithë këtë skemë kriminale qëndrojnë topografët privatë, punonjësit e hipotekës dhe të AKKP. Burimet thanë se topografët kanë qenë njerëzit që kryen zhvendosjen e sipërfaqes së tokë, nga vendi ku kishte aplikuar familja “Shijaku”, në bregdetin e plazhit të “Gjeneralit”. Mbi këtë veprim ata së bashku me personat e tjerë, kanë mundur të falsifikojnë dokumentet, duke ja kthyer në një kohë rekord disa personave, që sipas Prokurorisë janë biznesmenë e njerëz të njohur në vend. Pas këtij veprimi kriminal, ata nuk kanë shkuar në teren për të matur sipërfaqen e kthyer tek “pronari”, në mënyrë që të përcaktonin edhe planimetrinë e sipërfaqes tokësore. Nga ana tjetër disa punonjës të hipotekës së Tiranës dhe Kavajës që aktualisht janë nën hetim kanë kryer regjistrimin e sipërfaqes tokësore në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Ndërkaq pritet që organi i akuzës të kryejë edhe disa verifikime të tjera, pasi dyshohet se në këtë aferë janë implikuar edhe persona të tjerë.
Hetimi kryesisht
Raporti i zyrës së atikorrupsionit, i cili është administruar në dosje nga Prokuroria, shmang nga përgjegjësia kreun e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikajn, drejtuesin e Hipotekës së Tiranës dhe Kavajës. Por nga hetimet e kryera rezulton se këta të tre dyshohet se janë të implikuar në këtë aferë. Sipas akuzës kryeqytetase, falsifikimi i dokumenteve për tjetërsimin e pronës shtetërorë, është kryer pikërisht në këto institucione. Akuza nuk përcakton me saktësi se cili është ideatori i këtij krimi, por shprehet se në ditët e ardhshme pritet që të dalin edhe emra të tjerë që kanë abuzuar. Të dyshuarit pritet të akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”, “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje të pronës shtetërore”. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka mundur të përcaktojë edhe çmimin për metër katror, të sipërfaqes prej 48 hektarësh, i cili sipas llogaritjeve është 5 mijë lek të reja.
Të implikuar
Organi i akuzës ngre dyshime se dhjetë persona janë të implikuar në falsifikimin dhe tjetërsimin e 48 hektarëve që ndodhet në zonën bregdetare të plazhit të “Gjeneralit”.
Akuzat
Veprat penale që pritet të përballen në të ardhmen të dyshuarit janë “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të pronës shtetërore”.
Vlera e tokës
Vlera aktuale për metër katror e kësaj zone bregdetare arin në 5 mijë lekë të reja, që sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët e akuzës, sipërfaqja prej 48 ha ka shifrën 20 milionë euro.
Të akuzuar
Punonjësit e hipotekës Tiranë dhe Kavajë, punonjësit e AKKP, dhe topografët kanë kryer zhvendosjen e sipërfaqes tokësore, duke shfrytëzuar firmat e emrin e familjes “Shijaku”.