Prokuroria e Beratit: Hetime për fondet e qendrës së ngujimit
27/01/2009 Dyshohet për gjashtë persona që përfituan 300 mijë euro
TIRANE- Abuzimet me fondet, që ishin për mirëmbajtjen e qendrës së ngujimit në Poliçan, kanë detyruar drejtuesit e Prokurorisë së Beratit të fillojnë hetimet për verifikimin e personave, që janë të implikuar në këtë skandal. Lidhur me këtë çështje burime pranë këtij organi thanë se që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, është regjistruar një procedim penal, ku objekti i të cilit është verifikimi i të gjithë personave që kanë abuzuar me fondet e qendrës, së strehimit të fëmijëve të ngujuar. Hetimet aktuale kanë treguar se në këtë aferë korruptive janë të implikuar gjashtë persona, të cilët mendohet se janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës dhe punonjës të Bashkisë në Poliçan. Dyshimet që bien mbi këta persona, janë abuzimet me rreth 300 mijë euro, shumë kjo që sipas ekspertëve hetimorë është dhënë nga Qeveria për rikonstruksionin e godinës dhe trajtimin me veshje dhe ushqim, të 22 fëmijëve të kësaj qendre. Aktualisht organi i akuzës së qytetit të Beratit ka sekuestruar një sërë dokumentesh, të cilat tregojnë dhënien e fondeve për trajtimin e të ngujuarve. Ekspertët thonë se dokumentet tregojnë shumën financiare që i shkon Bashkisë së Poliçanit, por prej këtej nuk përcaktohet se në çfarë drejtimi konkret, u përdorën këto fonde. Ndërkohë organi i akuzës shprehet se qendra e ngujimit, është lyer vetëm 1 herë nga drejtuesit e saj, ndërsa fondet për rikonstruksion nuk dihet se ku kanë shkuar.