Përzgjedhja e teksteve mësimore nis në muajin mars
27/01/2009 Ndryshime të shumta në tekstet e shkollave të mesme
Përzgjedhja e teksteve mësimore që do të përdoren gjatë vitit të ardhshëm shkollor do të nisë në muajin mars, kur do të çelen dhe procedurat e pranimit të alternativave përkatëse të ofruara nga shtëpitë botuese për këto tekste. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se edhe për këtë vit do të çelet një afat i caktua kohor (gjatë muajit mars), ku të gjitha shtëpitë botuese dhe entet botuese do të propozojnë tekstet e mundshme në ndihmë të procesit mësimor. Më pas do të jetë bordi i miratimit të teksteve në këtë institucion që do të rishikojë kriteret përkatëse për çdo alternativë deri në përzgjedhjen e listës përfundimtare që do të jetë në dispozicion të gjitha shkollave. Kjo listë do të shpërndahet nëpër shkollat e arsimit bazë dhe atij të mesëm, ku secila prej tyre do të përcaktojë një nga alternativat si tekst mësimor, procedurë kjo që do të jetë në funksion të planit mësimor që këto të fundit kanë përcaktuar për vitin e ardhshëm. Gjatë këtij viti pritet të ketë ndryshime të shumta në tekstet mësimore, për vetë faktin se tashmë ka ndryshuar kohëzgjatja e studimeve si në sistemin bazë, ashtu dhe në atë të mesëm. Ndryshe nga viti i kaluar, në shtator do të dalë brezi i parë i nxënësve për vitet e para në shkollat e mesme. Këta të fundit do të përballen me ndryshime të shumta në tekste, të cilat do të jenë në përshtatje dhe me reformën e ndërmarrë në arsimin parauniversitar. Procesi mësimor në shkollat e mesme do të jetë pak a shumë i ngjashëm me modelin e maturës shtetërore, çka do të thotë se nxënësit do të kenë dy blloqe lindsh për të mësuar: një që do të jetë bazë dhe unik për të tërë (bërthamë); dhe lëndët me përzgjedhje, që do të përzgjidhen sipas dëshirave dhe aftësive të nxënësve.