Vitit 2008, rekord në mbylljen e bizneseve të vogla
27/01/2009 Mendohet të jenë mbi 160. Problem në Tatim-Taksa debitë nga Ujësjellësi dhe sektori i naftës
FIER- Shifra të larta të bizneseve të mbyllura gjatë vitit 2008 në rrethin Fier jepen nga qendra kombëtare e regjistrimit të bizneseve për numrin e bizneseve të mbyllura gjatë këtij viti. Njëri prej nëpunësve të kësaj qendre pohon se vetëm në rajonin e jugut janë rreth 20 biznese të mëdha që kanë mbyllur aktivitetin e tyre për arsye të ndryshme gjatë viti që shkoi. Vetëm për Fier, Lushnjë, Kuçovë etj. janë rreth 20 biznese të mëdha të mbyllura, ndërsa për rrethin Fier janë më pak në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë në Bashkinë Fier, drejtori i departamentit të tatim-taksave, Fadil Tare, deklaron shifra të tjera: Në bashkinë Fier për vitin 2008, numri i biznesit të vogël të mbyllur është 155 subjekte. Situatë krejtësisht të ndryshme paraqet edhe dega e Tatim-Taksave të rrethit Fier. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Taksapaguesve, Ervis Hoxha, jep shifra të larta të subjekteve që kanë mbyllur aktivitetin e tyre. “Realisht ne kemi për biznesin e vogël të mbyllur 75, ndërsa në proces mbylljeje rreth 150. Pra, këto janë shifra për vitin 2008, shifra të cilat janë relativisht të larta, pra rekord në krahasim me vitet e kaluara. Ndërsa për biznesin e madh, për regjistrimet e reja janë 647 biznese. Pra, duke përcaktuar 75 biznese të mbyllura dhe 150 në proces mbylljeje, ne kemi 430 biznese të tjerë të regjistruar, pra shifër e madhe. Për vitin 2008, për biznesin e madh janë 100 biznese të regjistruara, ndërsa të mbyllura janë vetëm 2, në proces mbylljeje janë 42”. E ndërsa ka një amalgamë shifrash kontradiktore nga ana e QKR Tiranë, QKR dega Fier, dega e Tatim-Taksave në bashki, apo dega e Tatim-Taksave në rreth, askush zyrtar nuk jep një shifër reale. Ndërkohë në degën e Tatim-Taksave në Fier janë debitorë 313 subjekte. Borxhi i krijuar nga subjektet private, por edhe ato shtetërore shkon në vlerën monetare prej 2.25 miliardë lekësh të reja. Sektori i naftës dhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë debitorët më të mëdhenj ndaj Drejtorisë rajonale të Tatim-Taksave në Fier ku zënë rreth 90% të totalit të debisë.