Hipoteka nuk u jep certifikatën e pronësisë
17/02/2009 Një përfaqësi banorësh të komunës së Ishmit ankohen në prefekturën e Durrësit
Ndarja sipas ligjit 7501. Prefekti: Do të verifikojnë të gjithë titujt
DURRES- Prefekti i prefekturës së Durrësit, Klodian Pajuni, ka pritur dje përfaqësues të disa fshatrave të komunës së Ishmit lidhur me ankesat që ata kanë për certifikatën e pronësisë. Dje paradite kjo përfaqësi e përbërë nga 12 anëtarë ka deklaruar se përfaqëson të gjitha familjet duke afruar madje edhe dokumentin me firmat që kishte mbledhur përfaqësia, firma të kryefamiljarëve të fshatit Rrotull, Kërtushë dhe fshatrave të tjerë aty pranë.
Përplasja
Shkak për këtë takim është bërë kundërshtimi nga ana e zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Durrës për t’i pajisur ata me dokumentin legal të pronësisë. Ka qenë ndërhyrja e kryetarit të komunës Gëzim Ylli si dhe e deputetit të zonës për të ndërmjetësuar palët në këtë takim me institucionin e prefektit, ndërkohë që Pajuni ka pohuar se është vënë në lëvizje edhe Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë për të nxjerrë konkluzionin përfundimtar si dhe hapat që duhen marrë. Këto familje kanë marrë tokë në bazë të ligjit 7501, por hipoteka e Durrësit u ka mohuar të drejtën e regjistrimit. Të gjitha bisedimet janë zhvilluar në prani të kreut të hipotekës së Durrësit, përfaqësuesve të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë dhe të dërguarve nga Ishmi. Pajuni ka deklaruar se bëhet fjalë për disa hektarë tokë të shtrira nën kodrat e Ishmit në buzë të detit, të cilat janë shpërndarë në bazë të ligjit 7501, por që kanë mbetur pezull në vite për shkak të moskëmbënguljes së banorëve. Asnjëri nga banorët e komunës së Ishmit nuk ka pranuar të flasë lidhur me kërkesën që kanë arkivuar në prefekturë. Ndërkohë prefekti ka pohuar se Komisioni i Verifikimit të Pronësisë do të kalojë një nga një të gjitha parcelat për të cilat pretendohet se ka probleme. Pjesa më e madhe e tyre kishin në duar një mori me dokumente në mesin e tyre edhe certifikatën e dhënë nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në komunë. Kryetari i komunës, Gëzim Ylli, ka kërkuar ndihmën e institucionit të prefekturës, qarkut, hipotekës dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Regjistrimit të Pronave në Tiranë.
Toka në bregdet
Komuna e ka pasur të pamundur të qetësojë situatën e krijuar kohët e fundit. Shumë nga këto familje ka toka në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, zonë e përfolur lidhur me ndërtimin e fshatrave turistik. Një pjesë e tyre nuk kanë marrë certifikatën e tokës në përdorim në kohën që toka është ndarë në vitet 1991-1994, duke shtuar edhe më shumë merakun nëse është tjetërsuar apo jo. Fakti se pjesa më e madhe e banorëve nuk kanë skica të qarta në lidhje me vendndodhjen e tokave të tyre ka shtyrë prefekturën të kërkojnë dokumentacionin që ka vet komuna në zyrën e saj të kadastrës apo urbanistikës. Pajuni ka qetësuar përfaqësinë e fshatrave se komisioni që është ngritur me një vendim të Qeverisë lidhur me verifikimin e titujve të pronësisë merr në mbrojtje të gjithë pronarët legjitim. “Askush nuk do të ketë mundësinë më të vogël të tjetërsojë e të zaptojë pronën e trashëgimtarit legjitim”,-ka bërë të qartë Pajuni. Në këtë takim prefekti ka pohuar se komisioni do të kalojë dokumentacionin e çdonjërit familjar që ankohet dhe më pas do të shprehet me vendim lidhur me ankesën. Pajuni ka deklaruar se “Kushdo që ka përfituar një dokument në mënyrë të paligjshme do të penalizohet”. Një deklarim i tillë ka qetësuar situatën në këtë komunë, e cila krahas ullishteve ka edhe një pjesë shumë të lakmuar në bregdet për shkak të pozicionit gjeografik. Deri më tani komisioni ka arkivuar 92 ankesa qytetare për tjetërsim të paligjshëm të pronës apo mbivendosje, ndërkohë që ankesa e familjarëve të Ishmit ende nuk është bërë pjesë e shqyrtimit të komisionit të prefekturës.
Komision për korrigjimet
Legalizimet, 50 ankesa për emrat
ELBASAN- Rreth 50 ankesa janë depozituar në zyrat e Agjencisë së ALUZNI-t në Elbasan për emrat e shkruar gabim në listat e personave që kanë aplikuar për legalizim. Problemet e lindura kanë bërë që kjo agjenci të krijojë një komision, i cili do të merret posaçërisht me këtë problem. Sipas kreut të Legalizimeve, Ditor Musai, korrigjimi i emrave do të bëhet brenda një kohe të shkurtër pasi planvendosja dhe gjithçka tjetër janë në rregull. Probleme të tilla, sipas Musait, kanë ardhur nga volumi i madh i punës në njësitë vendore si bashkia Elbasan ku për një kohë të shkurtër janë regjistruar 8 mijë dosje. Ky komision do të mbledhë çdo ditë ankesat e qytetarëve, do t’i shqyrtojë dhe do të dalë me një vendim duke korrigjuar problemet me emrat që kanë hasur qytetarët. Ndërkohë pritet që brenda shkurtit të shpërndahen 16 lejet e para të legalizimit, procedurat e të cilave janë në përfundim dhe kanë kaluar në hipotekë. Aktualisht Elbasani ka dërguar rreth 6 mijë emra personash që kanë aplikuar për legalizim në Elbasan. Një pjesë e madhe e këtyre listave kanë marrë konfirmim dhe janë miratuar për të kaluar në fazën e dytë të procesit, në shlyerjen e detyrimeve për të mbërritur në lejen e legalizimit. Në këtë proces, sipas kësaj agjencie, ka edhe njësi që janë shumë prapa si ajo e komunës Shirgjan dhe bashkia Përrenjas.
L. Lleshi