E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e shtetasit grek, ndalohet 19-vjeçari

18/02/2009  Dyshohet të jetë i implikuar

SARANDË - Pas ngjarjes së dy ditëve më parë, ku marrja e mbidozës së drogës i ka shkaktuar vdekjen 28-vjeçarit grek, Vasilios Kostandin Gaxellos, është bërë ndalimi i një personi që rezulton se ka ditur mirë gjithë kronologjinë e ngjarjes. Paraditen e djeshme është bërë arrestimi i shtetasit Arben Isufi. Ndalimi i 19-vjeçarit Arben Isufi, banor i fshatit Markat, rreth 8 km larg fshatit Janjar, 60 kilometra larg qytetit të Sarandës, ku ka ndodhur ngjarja, është bërë për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Policia dyshon që 19-vjeçari Isufi ka pasur dijeni për gjithçka ka ndodhur në fshatin Janjar dy ditë më parë, madje edhe për transportimin e kufomës, nga vendi i vdekjes, për në vendin ku u gjet, në vendin e quajtur “Piramida 54”. Gjithashtu ka të ngjarë që Isufi të ketë qenë personi që ka njoftuar policinë greke për vendndodhjen e saktë të kufomës së 28-vjeçarit Gazellos pas vdekjes së tij. Për të gjitha këto, ai është thirrur në Prokurori dhe pas hetimeve i janë vënë prangat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›