E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandezët marrin shërbimin e mirëmbajtjes

18/02/2009  Porti i Durrësit

DURRES- Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike ka nënshkruar dje marrëveshjen me një komani të huaj, e cila ka fituar tenderin për kryerjen e shërbimeve në mirëmbajtjen e mjeteve të Autoritetit Portual sh.a. Ministri Sokol Olldashi dhe drejtori i portit Eduart Ndreu kanë firmosur dje marrëveshjen, e cila i ka dhënë të drejtë firmës finlandeze të marrë me koncesion këtë shërbim. Finlandezët e “Kalmar Hebefahzeuge Handels GmbH” kanë fituar të drejtën e mirëmbajtjes së mjeteve të portit në vlerën e 99.7 milionë lekëve me të drejtë rinovimi pas tre vjetësh. Kompania finlandeze ushtron aktivitet të ngjashëm në më shumë se 140 vende të botës, ndërsa drejtues të kësaj firme janë shprehur se Shqipëria ka ofruar kohët e fundit lehtësi shumë pozitive në kuadër të thithjes së investitorëve të huaj. Autoriteti poretual Durrës ka afruar 100 milionë lekë për këtë lloj shërbimi të ri që do të startojë për të parën herë në shërbimin e mirëmbajtjes nga një firmë private. Aktualisht është në proces instalimi i kamerave të sigurisë, ndryshimi i shesheve dhe ambienteve të hyrje-daljeve bashkë me investimin e fundit për privatizimin e këtij shërbimi. “Projekti për nivelin e tarifave është duke u diskutuar me Ministrinë e Financës”,-ka deklaruar Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›