Hipotekat nisin verifikimin e rasteve kur një person ka disa pasuri
Rastet që do të evidentohen do t’i raportohen Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Urdhri për verifikimin e pasurive është dhënë për të gjitha zyrat vendore
Laureta Rryçi
Tiranë - Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë nisur verifikimin për të gjitha rastet kur një person ka të regjistruar në emrin e tij disa pasuri të paluajtshme. Mësohet se ky verifikim po bëhet për shkak të bashkëpunimit që ka ky institucion me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri skema për verifikimin e pasurisë ka përfshirë edhe zyrat e hipotekave në vend. Pikërisht për këtë arsye, përfaqësues të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë zhvilluar një takim me drejtues të hipotekave. Mësohet se gjatë takimit ata kanë rënë dakord për mënyrën e bashkëpunimit mes institucioneve që drejtojnë.
Urdhri
Urdhri për verifikimin e rasteve dyshuese për pasuritë e paluajtshme tashmë është shpërndarë në të gjitha zyrat vendore të hipotekave dhe pritet që shumë shpejt të përpilohet edhe një raport. Pas evidentimit të rasteve ku një person rezulton të jetë pronar i një pasurie të konsiderueshme, do të jenë specialistët që hetojnë pastrimin e parave ata që do të vazhdojnë verifikimet për të gjetur burimin e pasurisë. Deri tani zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme viheshin në lëvizje vetëm nga institucioni i akuzës. Në jo pak raste kur prokuroria ka goditur grupe të ndryshme kriminale, menjëherë ka përpiluar dhe kërkesën për verifikimin e pasurive me pretendimin se ka ardhur nga bota e krimit. Pas përgjigjes zyrtare të hipotekave, prokurorët i drejtohen gjykatës për sekuestro të këtyre pronave. Në rastet kur kërkesa është pranuar, këto pasuri kanë kaluar në favor të shtetit.
Kur hetohet
Njësia e Inteligjencës Financiare, si Agjenci Qendrore Kombëtare, kërkon, analizon dhe u shpërndan autoriteteve kompetente zbulimin ose ekspozenë e informacionit financiar lidhur me: të ardhurat që dyshohen se kanë origjinë kriminale; kërkesat e bëra nga entet rregullatorë dhe licencuese kur ka rrethana të pazakonta dhe të pajustifikuara mbi të cilat një entitet i ri formohet apo kryen veprimtarinë operacionale. Institucionet financiare kanë detyrimin ligjor për të identifikuar klientin, regjistruar e ruajtur të dhënat për të raportuar transaksionet e dyshimta (RAD) dhe ato mbi kufirin e vlerës 20 milionë lekë (RTV). Këto institucione kanë ngritur strukturat e tyre me persona përgjegjës në këtë drejtim dhe kanë krijuar qendrën e të dhënave.
Box
Pastrimi i parave
Pastrimi i parave është relativisht një krim i ri në Shqipëri si dhe në shumë vende të tjera të botës. Dhe është gjetur shpesh si indikacion i aktiviteteve kriminale. Pothuaj të gjithë tipat e krimeve, qofshin trafiqe, mitmarrje, mashtrime në prokurime, vjedhje të mëdha ose evazion fiskal përfshijnë disa lloj skemash të pastrimit të parave. Kriminelët kërkojnë të fshehin fitimet e tyre që burojnë nga aktivitete jo të ligjshme dhe punë jo të pastra duke manipuluar transaksionet financiare vendase dhe ndërkombëtare. Megjithatë, në vendin tonë që nga viti 2001 është ngritur strukturë e posaçme, Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF), që merret pikërisht me zbulimin e të gjithë shoqërive apo personave që merren me pastrimin e parave. Gjatë këtyre viteve ka funksionuar në varësi të disa procedurave të përcaktuara në ligj. Por ato që nuk kanë ndryshuar janë institucionet që monitorohen si dhe kërkohet informacion i detajuar për të zbuluar kështu se kush merret me pastrim parash. Më pas NIF e shpërndan informacionin tek një numër i caktuar agjencish të zbatimit të ligjit. Disa prej tyre i dërgohen policisë për hetime të mëtejshme dhe të tjera i dërgohen Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për ndjekje kriminale.
Inspektohen nga NIF
Organet tatimore
Agjencinë Kombëtare të Privatizimit,
Kompanitë e Sigurimeve,
Organet Doganore, ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe ZQRPP
Zyrat e Këmbimeve Valutore,
Agjencitë e Udhëtimit,
Lojërat e Fatit dhe Kazinotë,
Bankat e nivelit të dytë
tek Noterët dhe tek Avokatët
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Marrëdhëniet ndërkombëtare midis NIF janë zgjeruar gjithnjë e më shumë. Gjatë këtyre pesë viteve të fundit, NIF-i shqiptar e ka zgjeruar në mënyrë thelbësore qëllimin e aktivitet të tij përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dy dhe shumëpalësh për shkëmbimin dhe përdorimin e informacionit financiar, veçanërisht me vendet fqinje. Deri tani, NIF ka nënshkruar njëzetë e katër memorandume bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë.
6 Korrik 2009