E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqej si biznesmen, denoncohet për vjedhjen me anë të mashtrimit të 15 mijë eurove



Tiranë – Një biznesmen do të jetë nga dje në procedim penal për akuzën e veprës penale të “mashtrimit”, pasi u denoncua nga një qytetar. Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar të Tiranës, thanë dje për gazetën “Albania” se i dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “mashtrimit”, në ngarkim të 44-vjeçarit Roland Murlani, banues në Tiranë. “Ndaj tij është depozituar një kallëzim penal nga një qytetar, se e ka mashtruar duke i marrë shumën e parave prej 2 750 000 lekësh në vitin 2004, për arsye biznesi dhe nuk i ka kthyer shumën e parave prej 1 850 000 lekësh”, - sqaroi policia.

Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e mjekut të akuzuar për korrupsion

TIRANË - Prokuroria ka përfunduar hetimet ndaj ish-shefit të Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, mjekut Ardian Nelaj, i dyshuar për "korrupsion". Lajmi u konfirmua të martën nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, të cilat pohuan se çështja penale në ngarkim të mjekut Ardian Nelaj u regjistrua për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. 38-vjeçari Nelaj, me profesion mjek kirurg, u arrestua pak muaj më parë nga forcat e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, si i dyshuar për marrje ryshfeti nga të afërm të pacientëve që operonte në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr. 2 Tiranë. Forcat e policisë i bllokuan atij me cilësinë e provës materiale edhe një sasi lekësh. Procesi gjyqësor ndaj mjekut kirurg Ardian Nelaj, i akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, pritet të nisë këto ditë.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›