Pranga Enver Divës, grabitësit të dytë të 5 milionë lekëve
Arrestohet i dyti i grabitjes me maska pranë një filiali banke në qendër të Lezhës. Në kërkim Florian Marku, autori i tretë i dyshuar i ngjarjes së 12 marsit
Lezhë - Policia e Lezhës arrestoi dje autorin e dytë të grabitjes me maskë të punonjësit të Postës Shqiptare teksa po dilte nga filiali i një banke në qendër të qytetit. Në prangat e policisë së qytetit verior përfundoi Enver Diva. 30-vjeçari, së bashku me dy shokët e tij, tashmë të arrestuarin Elton Gjini dhe të kërkuarit Florind Marku, sipas hetuesve, janë autorë të grabitjes me armë të ndodhur më 12 mars 2009 pranë një filiali banke në qytetin e Lezhës.
Hetimi
Enver Diva njihej si person me precedentë penalë. I riu nga Mamurrasi ishte dënuar tri herë të tjera po për grabitje dhe vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin prej 12 vitesh burg për veprën penale të vjedhjes me armë. Policia ka shpallur në kërkim autorin e tretë të grabitjes me armë, Florind Marku. Më 12 mars tre të dyshuarit akuzohen se kanë grabitur me maskë dhe nën kërcënimin e armës punonjësin e Postës Shqiptare në momentin kur ky i fundit po dilte nga filiali i bankës me shumën 5 milionë lekë të llogaritura për pensionistët.
Ngjarja
Një grabitje ka ndodhur më 12 mars pranë filialit të Bankës Kombëtare Tregtare në qytetin e Lezhës. Policia ka zbardhur detaje të grabitjes së 3 punonjësve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë. Punonjësit janë grabitur pasi kanë dalë nga Banka Kombëtare Tregtare, ku kanë tërhequr paratë për pagat e punonjësve. Sipas zëdhënëses së Policisë së Lezhës, 3 punonjësit e filialit të postës, 2 prej të cilëve ishin punonjëse dhe i treti punonjës i policisë private të filialit, pasi kanë dalë nga banka, janë grabitur nga tre persona, të cilët nuk janë identifikuar ende. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe kanë sulmuar punonjësin duke i rrëmbyer shumën e parave që kishte me vete. Mësohet se grabitësit kanë shtënë në ajër në momentin kur kanë rrëmbyer lekët. Policia tha se shuma e grabitur është 5 milionë lekë.
1 Prill 2009