E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarit, dyshohet se ishte përfshirë në trafik droge



Një emigrant shqiptar u arrestua në Ravena të Italisë pasi akuzohet se është i përfshirë në një organizatë që merrej me trafik droge. Sipas medias italiane, Festim Xhahysa, 27 vjeç, klandestin në Itali, i kishte shpëtuar arrestimit në kuadër të një operacioni antidrogë “Beatiful 2008”, i cili prangosi 5 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike mes Ravenës, Bolonjës dhe Romës. 27-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët e provincës së Ravenës në bashkëpunim me ato të Romës, me vendim arresti të Gjykatës së Ravenës. Xhahysa ishte përpjekur të evitonte prangat duke treguar një pasaportë dhe një patentë të lëshuar nga autoritetet shqiptare me emrin Artur Paskali. Më pas policia ka kontrolluar banesën ku i është gjetur pasaporta origjinale.

Terrorizuan dhe plaçkitën një qytetar, përfundojnë në pranga

Tiranë – Nuk i mjaftoi që i grabitën biçikletën, por donin edhe të shkaktonin terror psikologjik me pronarin fatkeq të mjetit, duke u tallur dhe duke e mashtruar atë. Ngjarja që rëndom ndodh nën hundën e policisë në shumë qytete të vendit, këtë herë i ra për hise një të riu në qytetin e Kavajës. Durim Hoxha, një 34-vjeçar me banim në qytetin e Kavajës, si dhe Indrit Dalliu, 30 vjeç, nga i njëjti vendbanim, i dënuar më parë për vjedhje, kanë vjedhur biçikletën e një qytetari, banues në Lagjen Nr. 1 Kavajë. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh. Një ditë pas plaçkitjes ata janë lidhur me viktimën e tyre dhe i kanë bërë presion duke ushtruar terror psikologjik ndaj tij dhe e kanë detyruar të japë shumën e parave prej 80 mijë lekësh, duke i thënë se më pas do t’i rikthenin mallin e tij. Këtë shumë qytetari nuk ka pasur mundësi ta paguajë dhe dy hajdutët e paskrupullt, me pronën e tjetrit, kanë hyrë në pazare, duke e zbritur shumën në 30 mijë lekë si detyrim për t’i kthyer biçikletën. Viktima i tyre i ka dhënë të gjitha lekët që i kërkuan dhe ka pritur që të rishohë biçikletën, pronë e tij, por ata nuk ia kanë kthyer. Policia nisi dy ditë më parë hetimin dhe dje konfirmoi arrestimin e dy të dyshuarve, Durim Hoxha dhe Indrit Dalliu.

1 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›