Hiqen bunkerët, ankohen pushuesit
Ka filluar prej disa ditësh aksioni për heqjen e bunkerëve nga zona e plazhit të Semanit në Fier, por specialistët kanë hasur në disa probleme. Ashtu si ishte paralajmëruar, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forca të saj, të cilat në bashkëpunim dhe me specialistë të Komunës Topojë në rrethin Fier, kanë nisur punën nga pastrimi i zonës bregdetare nga reliket e sistemit të dikurshëm. Por largimi i qendrave të zjarrit, është cilësuar si mjaft i vështirë për faktin se një pjesë e tyre është e mbuluar nga uji dhe rëra, ndërsa një pjesë ndodhet në zonën ku tashmë ka filluar dyndja e plazhistëve. Ndërkohë, pushuesit ankohen se punimet për heqjen e bunkerëve duhet të ishin bërë para fillimit të sezonit dhe jo tani kur plazhi është populluar. Deri më tani është punuar për largimin e një qendre zjarri në ditë. Nëse ecet me këtë ritëm pune, përllogaritet që aksioni të përfundojë kur të mbyllet dhe sezoni turistik për këtë vit.
Aksioni ishte përllogaritur të kishte kosto të lartë dhe mjaft vështirësi. Bregdeti i Semanit njihet si një nga më të ndoturit në vend, nga industria e naftës. Pak javë më parë u ndërmor një aksion për pastrimin e tij nga mbetjet urbane dhe inertet, por tashmë pas aksionit për pastrimin e zonës nga bunkerët, pushuesit duhet të përballen dhe me mbetjet inerte të tyre.
Vija bregdetare që do të pastrohet nga bunkerët është disa kilometra e gjatë. Pastrimi do të përfshijë bregdetin nga grykëderdhja e Semanit deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Janë tre plazhet: Semani-Darëzeza dhe Pishporoja ato që vuajnë nga
prania e numrit të madh të relikeve të regjimit të kaluar.