Hiqen vizat me Bosnjën, shqiptarët mund të lëvizin të lirë

Kryeministri Berisha firmos marrëveshjen me kryeministrin Nikola Spiric
Shqiptarët tashmë janë të lirë të udhëtojnë pa viza drejt Bosnje- Hercegovinës. Marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve është nënshkruar ne Sarajevë mes kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij Nikola Spiric, nënshkrimi i së cilës i jep mundësi lehtësimi kompanive nga të dy vendet për të vepruar. Kryeministri Berisha dhe kryeministri Spiric shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat. Në 2 - 3 tre vitet e fundit marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë intensifikuar më shumë se kurrë, çka tregon vullnetin e fortë të qeverive dhe institucioneve tona për bashkëpunim, si dhe ndjenjat miqësore që kanë popujt tanë, u shpreh Kryeministri Berisha. Ndër të tjera kreu i qeverisë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë u bëri thirrje qytetarëve të Bosnje- Hercegovinës të vizitojnë Shqipërinë këtë verë, ku do të gjejnë një klimë të ngrohtë. Kryeministri vlerësoi ekonominë si fushën kryesore me interes afatgjatë për të dy vendet ndërsa ftoi investitorët boshnjakë që ta shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Unë jam shumë i kënaqur gjithashtu që Bosnje-Hercegovina, e cila ka pasur një të kaluar shumë të vështirë në vitet e fundit, ka bërë progres shumë të madh. Tani është një kohë krize e thellë në vendet më të zhvilluara në botë. Kjo krizë nuk do të jetë e shkurtër, por Shqipëria dhe Bosnja, ekonomitë e tyre po mbahen mirë dhe do kenë një rritje solide këtë vit. Kjo është sepse qeveritë tona kanë ndjekur politika të mira dhe të drejta. Ne ramë dakord që do të bëjmë çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin për të lehtësuar pasojat e kësaj krize botërore. Marrëveshjet që nënshkruam janë shumë të rëndësishme në këtë kontekst. Folëm për të inkurajuar investimet, Shqipëria është vend i vogël por që ka potenciale për investimet e huaja për këtë theksoj se investitorët e Bosnje-Hercegovinës janë më se të mirëpritur, u shpreh Berisha. Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Spiric duke i cilësuar të rëndësishme marrëveshjet e firmosura, ka theksuar se ato mund të forcohen edhe më shumë në fusha të ndryshme, si: turizmi, ekonomia, kultura, arsimi etj. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të hapur vendet tona, në mënyrë që kompanitë nga Bosnje-Herzegovina dhe Shqipëria të kenë lehtësira për të vepruar. Heqja e vizave mes dy vendeve do të jetë e dobishme edhe për të rritur marrëdhëniet në fushën e turizmit dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, theksoi kryeministri Spiric. Në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeministri Berisha dhe homologu i tij Nikola Spiric bënë të ditur se shumë shpejt do të hapen dhe ambasadat në të dyja vendet. Për Spiric gjithçka duket të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi edhe më të fortë në të ardhmen kryesisht në fushën ekonomike. Hercegovina do të bëjë çdo përpjekje për të hapur ambasadën e saj në Shqipëri. Marrëveshjet që nënshkruam do të thotë lëvizje konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin dhe marrëveshje të tjera do të nënshkruajmë. Kryeministri Berisha ka të drejtë kur thotë se në këto tre vjet kemi përmirësuar shumë marrëdhëniet politike ndërmjet vendeve tona, u shpreh ai. Në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Spiric do të kujdesej të uronte kryeministrin e Shqipërisë për arritjen e këtij objektivi të rëndësishëm për vendin. Paralelisht Spiric kërkoi nga Shqipëria mbështetje për procesin integrues të Bosnje-Herecegovinës në aleancë, çështje për të cilën mori garanci nga kryeministri Berisha, i cili gjatë konferencës për shtyp theksoi faktin se tre vitet e fundit marrëdhëniet dypalëshe janë konsoliduar.
Nënshkrimi i tre marrëveshjeve të tjera
Zyrtarët, përveç marrëveshjes për liberalizimin e vizave, gjithashtu hodhën firmat dhe në marrëveshje të tjera bashkëpunimi në fushën e doganave, për bashkëpunimin policor dhe marrëveshjen e ripranimit. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve mes dy kryeministrave u cilësuan tepër të rëndësishme nga ana e kryeministrit Berisha, të cilat lehtësojnë pasojat e krizës ekonomike botërore. Ndërsa kryeministri Spiric u shpreh se është rënë dakord për bërjen e marrëveshjeve të tjera, si në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të drogës dhe terrorizmit, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e stabilitetit. Patëm rastin të informoheshim për ecurinë politike dhe ekonomike, si dhe për reformat që ka janë bërë në Shqipëri. Ne do të forcojmë edhe më tej bashkëpunimin rajonal, për të treguar se jemi gati të luajmë një rol stabilizues në rajon, u shpreh Kryeministri Nikola Spiric.