Presidenca e Bosnje- Hercegovinës, mbështet projektin e gazsjellësit TAP
Berisha fton biznesmenët e Bosnjës për investime në Shqipëri
Përfaqësuesit e Presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës, gjatë takimit që zhvilluan me kryeministrin shqiptar shfaqën interes dhe shprehën mbështetjen e tyre për projektin e gazsjellësit trans Adriatik. Gjatë këtij takimit, kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e Presidencës trepalëshe të Bosnjës për mikpritjen dhe veçoi marrëdhëniet mes dy vendeve vitet e fundit, që sipas tij kanë qenë të shkëlqyera. Brenda një kohe të shkurtër ne kemi pasur vizita të niveleve të larta në Shqipëri, vizita të cilat janë shumë të rëndësishme sepse inkurajojnë njerëzit që të punojnë drejt një bashkëpunimi më të madh, u shpreh Kryeministri Berisha, i cili gjatë këtij takimi i njohu përfaqësuesit e Presidencës trepalëshe me potencialet e jashtëzakonshme që mbart Shqipëria për investitorët e huaj. Shqipëria është një vend i vogël, por që ka potencial jashtëzakonshëm për investimet e huaja. Shqipëria ka rreth 400 kilometra vijë bregdetare, rreth 95 % e së cilës është e paprekur, dhe investitorët e Bosnje- Hercegovinës janë të mirëpritur të investojnë. Shqipëria është e pasur me burime ujore, do të ndërtohen 400 HEC-e të dimensioneve të ndryshme dhe investitorët e Bosnje- Hercegovinës janë më se të mirëpritur të investojnë në prodhimin e energjisë hidrike, u shpreh Kryeministri Berisha, duke theksuar interes të veçantë edhe për projektin e gazsjellësit trans Adriatik (TAP), ku sipas tij shihet me interes edhe për rajonin bashkëpunimi për këtë projekt. Edhe përfaqësuesit e Presidencës trepalëshe të Bosnje - Hercegovinës shfaqën interes dhe shprehën mbështetjen e tyre për projektin e këtij gazsjellësi. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha u shpreh se së shpejti Shqipëria do të paraqesë aplikimin statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, por integrimi në Bashkimi Evropian është një proces që do të vazhdojë. Duke u ndalur në integrim e afërt të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Berisha u shpreh se Karta Adriatik 3, është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për të përmirësuar mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s ndaj aplikantit, për të përmirësuar bashkëpunimin dhe për të pasur një vlerësim më të mirë të ecurisë së një vendi drejt integrimit. Nga ana e tyre, anëtarët e Presidencës tre paleshe të Bosnje - Hercegovinës u shprehën se dy vendet kanë një të ardhme të përbashkët në NATO dhe Bashkimin Evropian. Duke iu referuar anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në muajin prill, ata e përgëzuan Kryeministrin Berisha për anëtarësimin, si dhe theksuan se Shqipëria është një hap më para se ne Bosnja dhe e shohin si shembull për integrimin vendin tonë.