E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDK: Opozita të ftojë qytetarët për aplikimin e letërnjoftimeve

Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, thekson se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti duhet parë si shqetësim kombëtar, për suksesin e të cilit duhet të punojnë të gjithë. PBKD, nëpërmjet një deklarate për shtyp, duke u bërë qytetarëve shqiptarë për pajisjen me karta identiteti, thekson se partitë politike duhet të zhvillojnë debat politik konstruktiv, duke hequr dorë nga përfitimet politike me rrugë të vjetruara. Në lidhje me deklaratat e opozitës për shpërndarjen falas të këtij letërnjoftimi për një shtresë të caktuar njerëzish, PBKD thekson se nëse opozita është realisht e shqetësuar për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti ajo duhet tu bëjë thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues dhe jo të bëjë propozime që e vonojnë procesin. Në lidhje me këtë qëndrim, PBKD mendon se qëndrim opozitar nuk do të thotë që të ankohesh për çdo veprim të qeverisë, por të kritikosh në mënyrë racionale dhe konstruktive dhe të ofrosh zgjidhje alternative. Ditën e djeshme, kryetari i kësaj partie, Artur Roshi ka aplikuar për kartë identiteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›