Poni dhe Ristani mbledhin vendorët për qendrat e numërimit të votave

KQZ kërkon ambiente sa më të sigurta për votimet e 28 qershorit
Krerët e KQZ-së dhe ministria e Brendshme u kanë bërë thirrje drejtuesve të njësive vendore dhe prefektëve, që të angazhohen maksimalisht për të garantuar standardet e zgjedhjeve, duke lënë mënjanë përkatësitë partiake. Duke ofruar ndihmën e duhur për të bashkëpunuar Pone dhe Ristani kanë kërkuar që listat e zgjedhësve të jenë gati deri më 28 maj sipas afatit ligjor. Pone kërkoi kujdes maksimal që më 28 maj lista përfundimtare e zgjedhëse të shpallet pa probleme, ndërsa apeloi ndaj qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti. Ndërsa për komisionet, u kërkua që vendet e numërimit të votave, të jenë me ambiente të bollshme, komode dhe lehtësisht të kontaktueshme. Gjatë takimit të organizuar me prefektët, kryetarët e bashkive dhe minibashkive, zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone dhe Kryetari i KZ-së Arben Ristani, u kanë bërë thirrje atyre për bashkëpunim në mirëmenaxhimin e procesit zgjedhor. Drejtuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor kanë këshilluar përfaqësuesit e pushtetit vendor, që të zgjedhin ambiente të përshtatshme për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe për vendet e numërimit të votave. Zv. ministri i Brendshëm Pone tha se suporti financiar është dhënë për njësitë e qeverisjes vendore për mbarëvajtjen e procesit. Sipas zv. ministrit të Brendshëm, ky takim ishte iniciuar edhe nga kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për një bashkëpunim të të zgjedhurve vendorë dhe administratës së nivelit rajonal dhe lokal për përmbushjen e standardeve zgjedhore. Zv. ministri Poni u ndal në veçanti në përcaktimin sa më parë të ambienteve për KZAZ-të (komisionet zonale të administrimit zgjedhor) dhe për qendrat e numërimit të votave, si dhe për përgatitjen e kushteve optimale në këto ambiente për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 Qershorit. Sipas tij, këto ambiente duhet të jenë ndërtesa publike, me hyrje të lirë dhe të larguara nga çdo paragjykim politik. Gjatë këtij takimi Zv. ministri i Brendshëm Ferdinand Poni kërkoi edhe bashkëpunimin dhe angazhimin e drejtuesve vendorë për të nxitur qytetarët në procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike, duke theksuar se kapacitetet e vëna në dispozicion janë mëse të mjaftueshme për pajisjen me to deri në zgjedhje të të gjithë qytetarëve, që nuk zotërojnë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit. Ndër të tjera, Poni siguroi për angazhimin e plotë të Ministrisë së Brendshme dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore për arritjen e standardeve të kërkuara për procesin zgjedhor.
Ristani: Vendndodhja e numërimit të votave, të mos krijojë konflikt partiak
Kreu i KQZ-së, Ristani porositi përfaqësuesit e pushtetit vendor, si një hallkë shumë e rëndësishme në këtë proces, që të përgatisin me përgjegjësi të plotë listat paraprake të zgjedhësve, të kujdesen për zgjedhjen e mjediseve ku do të vendosen KQV-të dhe KZAZ, si dhe dhomat e numërimit të votave që sipas tij do të jenë ambiente me siguri shumë të lartë, me kamera dhe monitorë për të vëzhguar nga afër procesin. Në mënyrë të veçantë ai ka kërkuar që vendndodhja e tyre të mos krijojë konflikte mes forcave politike. Pra janë ambientet e qendrave të votimit, të parat që duhet të bëhen gati. Duhet të kini parasysh se me të mbaruar lista përfundimtare e zgjedhësve, por në asnjë mënyrë jo më vone se një muaj nga data e zgjedhësve, do të na bini sasinë e zgjedhësve që do të ketë çdo qendër votimi pasi mbi këtë baze do të ndërtojmë fletët e votimit. Së dyti, janë komisionet zonale të administrimit zgjedhor, pra KZAZ-të. Ky problem do të jetë shumë i lidhur me vendin e numërimit të votave. Vendet e numërimit të votave kësaj radhe kanë një specifik plus dhe shumë të rëndësishme, që do të parashikohet dhe do të montohet infrastruktura e kamerave, që do të mbikëqyri procesin e numërimit të votave", u shpreh Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e pushtetit vendor.