E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqet shërbimi Stomatologjik për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme



Shërbimi i Stomatologjisë nuk do të jetë ekzistent në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin. Pak muaj më parë, qeveria konkretizoi ligjin për shërbimin stomatlogjik në shkolla për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Në këtë mënyrë rreth 720 mijë nxënës në të gjithë vendin janë të detyruar që të kryejnë vizitat apo të marrin shërbimet në sektorin privat. ǒka do të thotë që të gjithë nxënësit duhet të shpenzojnë nga xhepi i tyre për ta marrë këtë shërbim në klinkat private në rrethe. Ndërsa 260 stomatologë që punonin nëpër shkolla do të hapin klinikat e tyre private. Kjo ka ardhur si pretendim i gjendjes së këtij shërbimi në rrethet e vendit, ku ky shërbim kishte vite që nuk aplikohej në ambientet e shkollave. Madje edhe në shkollat e kryeqytetit, ky shërbim nuk ka qenë funksional prej kohësh. Nëpër shkolla puna e dentistit nuk dukej, pasi dentisti ka ekzituar vetëm si këshillues i nxënësve, se si duhet të ruajë higjienën e gojës apo të mbajë pastër dhëmbët në mënyrë që të mos prishen dhëmbët. Për më tepër që në shumicën e rasteve dentisti nuk ndodhej në shkolla. Krijimi i këtyre kushteve jofunksionale, si dhe probleme të tjera të shfaqura në këtë shërbim, siç është cilësia e dobët e punës që bënin dentistët kundrejt nxënësve, bënë që Ministria e Shëndetësisë t’i kërkonte qeverisë miratimin e projektligjit që iu hiqte të drejtën e punësimit në shkolla të gjithë stomatologëve. Ndërkohë që janë vetë autoritetet shëndetësore që kërkojnë futjen e shërbimit mjekësor në shkolla. Por, sipas disa burimeve, shërbimi mjekësor do të jetë i njëjtë me atë të stomatologëve, që do të thotë se mjekët e punësuar do të japin këshilla për problemet e nxënësve, por në ambientet e shkollave detyrimisht nuk do të ketë mundësi kurimi apo vizitash. Projektligji që iu paraqit qeverisë, parashikonte edhe disa fusha të tjera veprimi. Një ndër to ishte detyrimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e stomatologjisë për t’u licencuar. Duke pasur parasysh se shumë subjekte punojnë duke mos pasur licencë, tashmë do të bëhet identifikimi i të gjithë personelit që ushtron aktivitetin në fushën e stomatologjisë, duke përfshirë profile të reja të kësaj fushe. Po kështu, u vendos dhe censurimi i reklamave të ambienteve në klinikat stomatologjike, që bëhen në media etj.

19 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›