Shalsi publikon projektin e sistemit informativ gjeografik të Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës vë në dispoziion të të gjithë qytetarëve informacione të rëndësishme në lidhje me vendndodhjen e planit urbanistik, ndërtimor etj, që ndodhen në Tiranë. Në këtë mënyrë të gjithë të interesuarit mund të gjejnë në një faqe të posaçme në internet, gjithë informacionin e duhur mbi taksat e bashkisë, planifikimin urban, pronat publike, apo punën e bashkisë. Projekti i ngritjes së sistemit informativ gjeografik, i cili ka filluar në vitin 2004, është një nga përbërësit kryesor për hartimin e planit të ri rregullues. Tashmë, Bashkia e Tiranës ka arritur në fazën e dytë të projektit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, sqaroi se kjo nismë e bashkisë synon njohjen me terrenin gjeografik dhe punën e vendorëve për të gjithë kryeqytetin. Sipas Shalsit, zbatimi i programit do t’iu shërbejë atyre punonjësve që do të dëshirojnë të kenë një bazë të mjaftueshme të dhënash për të marr vendime më të shpejta, të sakta dhe më të realizueshme. Njëkohësisht, programi do të jetë në ndihmë të të gjithë qytetarëve që kërkojnë një informacion më të specifikuar. Sistemi GIS i aplikuar integron në një sistem të vetëm të gjitha burimet e informacionit, imazhet satelitore, hartat topografike, hartat e infrastrukturës e planet urbane, modelet e ndërtesave si dhe situatën aktuale të infrastrukturës urbane.
Box
Për të marrë infomacion mbi:
Imazhin satelitor të Tiranës
Topografinë
Vijën kufizuese të qyetit
Planin rregullues
Studimin e qëndrës së qytetit
Studimet urbanistike pjesore
Rrjetin rrugor
Emërtimet e rrugëve
Rrjetet kryesore të infrastrukturës (ujësjellës, kanalizime etj)
PDK-ja: “Skandali i branave, shpifje për të fshehur Gërdecin”
PDK-ja e ka konsideruar mungesën e theksuar të barnave nëpër spitale si një pretekst për të tërhequr vëmendjen e pushtetarëve dhe qytetarëve nga tragjedia e pambyllur e Gëtdecit. Në një deklaratë për shtyp të ditës së djeshme, PDK-ja është shprehur se e ashtuquajtura “skandali i barnave, është bërë nga njerëzit që drejtojnë aktualisht Ministrinë e Shëndetësisë për të larguar vëmendjen nga tragjedia e ndodhur në Gërdec dhe vrasja e Kosta Trebickës. “Ka më shumë se dhjetë ditë që njerëzit e Gërdecit, të kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë shpërndranë nëpër media lajme të rremë të mbushura me shpifje për të ashtuquajturin “Skandal i branave”,- thuhet në deklaratën për shtyp. PDK-ja i ka cilësuar të gjitha akuzat si shpifje që përbëjnë një mashtrim të turpshëm ndaj ish- ministrit Nard Ndoka. Sipas deklaratës, fondi i përgjithshëm për blerjen e medikamentëve për vitin 2007 ka qenë afërsisht 6 milionë euro, ndërsa për vitin 2008, ky fond është rritur në 7 milionë euro. Ndërsa thuhet se nuk ka pasur blerje të medikamenteve stoqe, sepse edhe sikur me këtë fond të ishin blerë të gjitha barnat stoqe, nuk mund të krijohej një stok i tillë prej 26 milionë eurosh. Në deklaratë sqarohet se Kryetari i PDK-së erdhi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, me 15 mars të vitit 2007, kur lista e barnave ishte përfunduar nga ministri i mëparshëm Cikuli. Ndërsa për vitin 2008 lista e barnave është hartuar duke marrë parasysh; kërkesat e drejtorive të spitaleve në të gjithë vendin;fondin limkit të parave;kërkesat specifike për sëmundje të veçanta; sasinë e stokut dhe mundësinë e rishpërndarjes së tij, duke verifikuar edhe afatin e skandecës për secilin medikament të mbetur stok; nga lista e sivjetshme janë hequr barnat e mbetura dhe të evidentuara si stok.
19 Shtator 2008