Makineritë japoneze zhgënjejnë tregun
rritjes së konsumit në vendet e Azisë. Por statistika e porosive nuk ishte në nivelin e pritshmërive të tregjeve dhe ky faktor bashkë me shqetësimet për problemet financiare të Evropës rrëzuan me 2.17% bençmarkun japonez Nikkei. Rritja e çmimeve të lëndëve të para uli rënien e çmimeve të produkteve të shumicës për muajin prill, por ekonomistët thonë se deflacioni do të jetë prezent edhe në vitin tjetër, kur do të fillojë të jepen shenjat e para të rritjes së shpenzimeve të korporatave dhe të familjarëve. Analsitët thanë se me këto të dhëna, Banka e Japonisë do të mbajë pranë zeros normat e interesit dhe do të vijojë politikën ultra-liberale monetare. Në muajin mars porositë për makineritë e sektorit privat u rritën me 5.4%, ndërsa parashikimi ishte për rritje me 5.5% dhe krahasuar me rënien me 3,8% në shkurt vlera është shumë optimiste.
Last Updated on Monday, 17 May 2010 19:24