E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet adoleshenti që vodhi varësen e floririt në afërsi të Bankës



Tiranë – Provo të vidhte një varse floriri, por uniformat blu e kanë kapur në flagrancë. Burime policore thanë për gazetën se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kryen arrestimi në flagrancë të shtetasit Bajram Avdyl Karakushi, 18 vjeç, lindur në Has dhe banues në Laknas Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi dje në mesditë është kapur në flagrancë menjëherë pasi kishte vjedhur një varëse floriri, në afërsi të Bankës së Shqipërisë. U kryen veprimet procedurale, materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të ?Vjedhjes?, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Vodhi dyqanin, kapet i kërkuari, i dënuar edhe për armëmbajtje pa leje

Shkodër – Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar 18-vjeçarin Kristjan Shkrepaj, lindur në Pult të Dukagjinit dhe banues në fshatin Bardhaj, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër i shpallur nga prokuroria, si i dyshuari kryesor për një vjedhje me thyerje të një dyqani. Sipas të dhënave policore për gazetën “Albania”, i Shkrepaj ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Adoleshenti dyshohet për vjedhjen e para pak ditëve në fshatin Bardhaj të dyqanit në pronësi të M. Sh., me vlerën e 1 milionë lekëve.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›