E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet për PE-në, triumfon PASOK-u



Socialistët grekë kanë triumfuar ndaj konservatorëve në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Kështu, PASOK fiton 36.7 për qind të votave duke lënë pas, Demokracinë e Re me 32.3 për qind të mbështetjes. Partia Komuniste mori 8.35 për qind, ultranacionalistët 7.15, Aleanca e Majtë Radikale 4.7 dhe Ambientalistët e Gjelbër, 3.5 për qind të votave. “PASOK ka fituar që të dalë vendi nga kriza, sepse vetë qytetarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor, duke u ndeshur me problemet që krijoi partia qeveritare Demokracia e Re, duke kërkuar transparencën dhe duke luftuar korrupsionin, paaftësinë dhe pabarazinë sociale”,- deklaroi më parë, kryetari i kësaj partie Jorgos Papandreu. Kjo është fitorja e parë e socialistëve për PE-në që prej vitit 1994.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›