E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante një automatik pa leje me tre krehra fishekësh në makinë, arrestohet



Shkodër – Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Elvis Cungelin, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër, pasi pas një kontrolli rezultoi të fshihte armë dhe fishekë brenda një automjeti. Sipas të dhënave policore për gazetën “Albania”, në postbllokun e ngritur nga policia, kur u bë ndalimi i automjetit tip Bens 200, me targë SH 5552 E, i cili kishte për drejtues M. SH., dhe udhëtonte me Elvis Cungelin, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti u gjet një armë zjarri automatik, me tre krehra, me nga 30 fishekë secili, si edhe një çantë për mbajtjen e krehrave të fishekëve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, rezultoi se arma e përshkruar më lart, i përkiste Elvis Cungelit.

Arrestohet mbajtësi i një pistolete me tetë krehra fishekësh

Shkodër - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Tonin Kokaj, vjeç 23, lindur në Bajzë të Shkodrës, i dënuar dhe më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, arrestimi i tij u bë pasi teksa u ushtrua kontrolli në automjetin tip Volzvagen Pasat me targë TR 2742 P, i cili drejtohej nga F. P. kur në automjet ishte dhe Tonin Kokaj, këtij të fundit gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë së bashku me një krehër prej tetë fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. U kryen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të Tonin Kokajt, i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›