Kevin & Britney, gjithçka gati për vajzën e ardhshme
16/04/2005 Bojë rozë dhe penela: duket se gjithçka është gati në shtëpinë Spears për të lyer dhomën e bebes së ardhshme, ose më mirë vogëlushes që Britney do të lindë së shpejti. Pas çastit kur këngëtarja pranoi faktin se është shtatzënë, në sitin e saj, krejt papritur janë duke dalë edhe lajme të tjera të veçanta, përsa i përket kësaj shtatzënie. Do të jetë një vajzë fëmija që do të vijë në jetë në vjeshtë dhe që do të lumturojë jetën e këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Kevin Federline, me të cilin është e martuar prej një viti. Britney, pasi ka pranuar se është duke pritur një vajzë, ka treguar më pas sesi ka shkuar në një spital në Florida për shkak të gjendjes tepër të keqe të stomakut. Mjekët, nga ana e tyre, kanë siguruar se bëhej fjalë thjesht për stres dhe se Britney është mirë, dhe ashtu si çdo grua tjetër shtatzënë duhet të pushojë deri në momentin që do të lindë.
Dhe sigurisht që kanë nisur fjalët dhe bastet mbi emrin që këngëtarja do t’i vendosë vajzës. “Me siguri që do të ketë ndonjë lidhje me mbretërit”, shprehet dikush, duke menduar për pamjen prej mbretëreshe dhe princeshe që karakterizon këngëtaren 23-vjeçare. Por mbi këtë gjë, Britney dhe ish-balerini Kevin, bashkëshorti i saj i dytë, nuk bëjnë asnjë koment. Ata janë tepër të lumtur dhe në pritje.
Mjafton të mendosh që, sipas disa burimeve të mirinformuara, në komodinën e Spears, tashmë gjenden shumë libra dhe manuale mbi shtatzëninë dhe sesi të bëhesh një prind i mirë. Në të njëjtën kohë, u ka thënë ndal të gjitha veseve. Ashtu si çdo nënë e ardhshme e mirë, edhe Britney u ka thënë stop ritualeve të saj. Në këtë mënyrë, s’do të ketë më birrë apo alkool. Për këngëtaren do të gjendet vetëm një ushqim i shëndetshëm dhe një dietë e ekuilibruar.