E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi Harry ngel në provimin e Akademisë

16/04/2005  Princi i Britanisë së Madhe, Harry, i ka lënë vërtet tepër të çuditur profesorët e Akademisë së Sendhurstit, pasi ka dështuar në testin e pranimit në shkollën ushtarake, ku duhet të niste studimet në datën 8 maj. Në një botë të dominuar, tashmë krejtësisht nga teknologjia, princi 20-vjeçar ka treguar se nuk i njeh bazat kryesore të informatikës dhe se nuk di t’u përgjigjet disa pyetjeve tepër të thjeshta dhe krejtësisht fillestare. Duket se e vetmja formë me të cilin princi di të komunikojë, është akoma posta e thjeshtë...

Testi i pranimit në Akademi ishte paramenduar thjesht si një formalitet, por në të vërtetë u shndërrua në një tjetër skandal të radhës, që dëmton akoma më shumë reputacionin e princit! Në këtë mënyrë, vetëm në nëntorin e kaluar, Harry, i ulur pranë kompjuterit, dështoi në një tjetër provim. Përpara se të niste trajnimin për të filluar karrierën ushtarake, Harry iu është nënshtruar disa provave të vështira fizike, të cilat arriti t’i kalonte me tepër sukses, duke shpalosur vlerat e tij teknike dhe intelektuale. Por vlerësimet duket se erdhën më vonë... Sipas të përditshmes britanike Mirror, një katastrofë e vërtetë ka qenë veçanërisht provimi i informatikës. Nga informacionet e marra, mësohet se vështirësitë më të mëdha janë hasur në faktin kur Harry-t i duhej të dërgonte një e-mail dhe nuk po arrinte ta realizonte dot këtë gjë dhe, nëse nuk do të kishte gjak blu, atëherë do të ishte përjashtuar automatikisht në mënyrë “ceremoniale”. Nga ana tjetër, profesorët janë shprehur se princi ia del vërtet shumë mirë në hipizëm. Ndoshta, kjo ka qenë arsyeja që Harry planifikon të hyjë në Regjimentin e Kavalerisë, pasi të përfundojë stërvitjen. Kanë qenë më të kënaqshme rezultatet shkollore që vijnë nga vëllai i tij, princi 22-vjeçar William, i cili është regjistruar me sukses në kolegjin e “Shën Andreas”, në të cilin studion historinë e artit. Sipas të dhënave më të fundit, duket se edhe William-i, janarin e ardhshëm do të futet në Rojet e Uellsit, përkrah vëllait të tij më të vogël. “Dua të regjistrohem edhe unë në Sundhurst”, është shprehur ai. “Pikërisht për këtë arsye mendova që të dërgoj vëllain tim më parë atje, që të më hapë rrugën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›