E Hënë, 2 Nëntor 2026

Travolta & Thurman, rruga e përbashkët në kinema

16/04/2005  Tepër tronditës dhe i papërmbajtshëm, John Travolta i rikthehet ekranit të madh, në rolin e Chili Palmer, një gangsteri me një pasion tepër të madh për kinemanë, në vazhdim të “Get Shorty”, veprës së suksesshme të trajtuar nga romani i Elmor Leonard, në 1995. Përkrah tij do të jetë e magjishmja Uma Thurman, Danny De Vito, James Gandolfini, Harvey Keitel, Vince Vaughn, Cedric The Entertainer dhe Stever Tyler.

I lodhur nga bota e paqartë e spektaklit, në këtë aventurë të re, Chili vendos që t’i dedikohet krejtësisht industrisë së këngës. Që nga sallat e inçizimit apo një koncert i Aerosmith, që nga MTV Music Awards, Palmeri energjik do të lëvizë me shpejtësi, duke arritur, që me aftësi të jashtëzakonshme, të arrijë të manipulojë ngjarjet. Por pengesat në rrugën e tij janë të shumta: mafia ruse, repistët e acaruar, një vrasje dhe një truprojë gay që ëndërron të bëhet një rokstar... “Chili Palmer është një James Bond rruge”, shpjegon Travolta, ndërsa kërcen në pistë me një Uma Thurman të parezistueshme, duke ripërsëritur skenën e të madhit “Pulp Fiction”, që i ka bërë të pavdekshëm. Aktori tregon: “Lëvizin këmbët me një çikë cha-cha-cha, toxtrot dhe samba”. Uma nga ana e saj shton: “Unë jam një njeri sentimental dhe thjesht mendimi që po punoj sërish me Travoltën si dhe po kërcej, edhe njëhërë tjetër më rimbush me një emocion të jashtëzakonshëm: dhe ka qenë në të vërtetë diçka magjike”. Ish Tony Manero, tronditet nga personazhi i tij: “Në këtë film, Chili është në thelb, i njëjti personazh me Get Shorty, por më shumë i larmishëm. Në botën e kinemasë dhe të muzikës kam njohur njerëz nga më të ndryshmit, por ai është një gangster tepër i veçantë, pasi asnjë gjë nuk i ngjall frikë. E megjithatë, në Chili Palmer mund të gjendet edhe pak Marcello Mastroianni në “Jetë e ëmbël”. Chili është një Marcello pak më i ulët. Ai është një cinik që ka parë e bërë gjithçka dhe që është i pathyeshëm ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje. I drejtuar dhe i prodhuar nga F.Gary Gray, “Be Cool”, do të publikohet në të gjitha sallat e ekranit të madh, duke nisur që nga data 15, nga 20th Century Fox.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›